Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hamza Halabaku: Loke moj loke

| E premte, 11.02.2022, 07:11 PM |


Hamza Halabaku

LOKE MOJ LOKE

Një çupë këto ditë

Iu ul gjyshes në prehër

Jetë e quajnë vashëzën

me emër

Gjyshe lum gjyshja

tani jam rritur

Edhe përrallat të gjitha i di

Po më trego o gjyshja

Pranvera kur do të vijë?

O, të keqen lokja

I tha vogëlushes

I hoqi syzat

dhe s´mendoi shumë;

Kur vëllai e puthë vëllanë

Deri sa ai është në gjumë

E pra lumë gjyshja

LIRIA a ka´për t´ardhë?

Po të pastë lokja

Kur motra motrën

E puth në ballë

E në tokën tonë, gjyshe

A do të ketë dritë?

S´ka dyshim, zemër

Kur motra vëllait

Ia puth dy sytë.