| E merkure, 09.02.2022, 07:10 PM |
Klajd Kapinova me një libër të parë për Presidentin Trump në gjuhën shqipe në Amazon, Barnes & Noble etj.
Eshtë një rast i vetëm në historinë e letrave
shqipe, që një shqiptaro amerikanë shkruan dhe boton në Amazon, Barnes &
Noble etj., një libër voluminoz historiko-politik në gjuhën shqipe, për një
president të SHBA-së. Vepra e re: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste”
(New York, 2021), hapet me një parathënie në dy gjuhë shqip-anglisht
shkruar nga unë.
Lexuesit me anën e librit mund të mësoj shumë gjëra
interesante mbi kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore amerikane.
Nga Tomë Mrijaj
Vepra e re që lexuesi ka në dorë, mund të quhet një ditar
historiko-politik, i pasur në brendsi me përshkrime të ngjarjeve dhe data, të
cilat gjërësisht pëfshijnë periudhën e suksesshme historike 4-vjeçare 2016-2020 të
Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit patriot Donald J. Trump, i cili,
me fakte dhe prova (për të mirën e popullit amerikan), radhitet si kyetari i
shtetit më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të Amerikës.
Përmbatja e librit në fjalë, është e pasur me tema dhe
shoqërohet edhe me shumë shënime dhe fusnota në shqip dhe anglisht.
Autori Kapinova ndalet me përshkrimin e antisemitizmit
tradicional të qeverive komuniste dhe “demokratike” të Shqipërisë gjatë disa
dekadave nga viti 1949-2020.
Autori shkruan se skandalet e demokratëve të SHBA-së i fshihen me qëllim
publikut amerikan nga media globaliste Fake News dhe Big Tech, të cilët bëjnë
me elozhe heronj kriminelët dhe mallkojnë pa mbarim patriotët dhe përkushtuesit
e popullit amerikan. Një shembull që bëri bujë këtu ishte George Floyd, të
cilin në trojet shqiptare nuk e njohin me saktësi se a është hero apo kriminel?
Në liber, del se liberalët dhe marksistët amerikanë bëjnë
thirrje të votohet për Joe Biden.
Republikani patriot Donald J. Trump, gjatë katër vjetëve
të udhëheqjes së tij me zgjuarësi, talent, maturi dhe sukses, u përballë që në
ditën e parë kur hyri si President në Shtëpinë e Bardhë me forcat
anti-amerikane socialkomuniste dhe marksiste, të cilët veprojnë çdo ditë në Capitol Hill në
Washington D.C., etj., në Kongres dhe Senatin Amerikan, të fshehur nën emrin e
partisë “demokratike”, mediat Fake News, Antifa, BLM etj.
Në saj të politikës largpamëse të Presidentit Trump, SHBA
arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke
mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata socialiste e
presidencës Obama-Biden 1 dhe 2.
Këto aspekte pozitive shumë të rëndsishme të sukseseve të
Presidentit Trump, ka zbardhur me kujdes përmes faqeve të librit të ri autori i
komunitetit shqiptaro amerikanë.
Autori e ka hartuar librin e tij voluminoz me 586 faqe
dhe foto të bazuar në burime amerikane me fusnota dhe fakte të sakta historike
dhe dëshmive të ndryshme deri në ditët tona.
“Demokratët’ në SHBA të mbështetur nga Big Tech dhe media
marramendse e majtë globaliste Fake News, kanë vendosur juntë moderne në
Amerikë çensurën,
mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e
mbulojnë atë, edhe pse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga
media, që është bërë palë me manipulimin dhe mohimin e lirive dhe të drejtave
të njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës Amerikane.
Gjatë vitëve 2019-2020, asnjë lider demokratë, senatorë,
kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie apo funksionarë të tjerë zyrtarë
të Partisë Demokratike Amerikane, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme
anarkiste, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve
me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e monumenteve të historisë
amerikane, ku janë vrarë dhe plagosur me qindra policë në të gjithë vendin nga
protestuesit e dhunshëm radikalë marksistë.
Zgjedhjet në Amerikë, janë një këndvështrim plot fakte
amerikane i autorit Kapinova. Kështu në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020,
Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më
shumë se 290,000 vota në Michigan, në shtetin Xhorxhia, epërsia e tij ishte një
dajak i mirë për socialistin Biden-in me 356.945 vota; dhe sërisht Trump
udhëhoqi në Pensilvani me më shumë se gjysmë milioni vota (saktësisht 600,000
vota).
Në SHBA investigimi i hollësishëm dhe botimi i një
raporti të detajuar me fakte dhe prova i quajtur Raporti Navarro,
vlerësoi drejtësinë dhe integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020,
në gjashtë shtetet kryesore të betejës presidenciale, ku kandidati globalist
“demokrat” Joe Biden kishte një “epërsi” fallco nga ku manipulimi dhe
rezultatet u kontestuan vazhdimisht ashpër, falë fakteve dhe provave të reja,
që dulën vazhdimisht në dritë, ku publiku amerikanë u shokua me vjedhjen e
turpshme dhe shkatërrimin e zgjedhjeve presidenciale.
Kështu gjashtë shtete kryesore konservatore të
republikanëve, ku Presidenti Trump doli fitues me diferencë të madhe
votash, në zgjedhjet e vitit 2016, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada,
Pennsylvania dhe Wisconsin, sot janë manipuluar totalisht, duke përbërë një
krim të lartë kushtetues, që nuk po hetohet nga FBI, Departamenti i Drejtësisë
(DOJ) qendrore dhe lokale etj.
Vjedhja e votave dhe manipulimi i tyre, në zgjedhjet
presidenciale, për senatorë dhe kongresmen amerikanë, ishte turpi historik i
radhës të orkestruar mjeshtërisht nga partia demokratike, propaganda e madhe
mediatike globaliste e majtë Fake News dhe Big Tech, të cilët emëruan si fitues
në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020 kukullën e tyre të preferuar sleepy Joe
Biden, duke i dhënë atij në tavolinë 80 milion vota, në një kohë që ai si
pensionist nuk gëzonte mbështetjen popullore, sikurse Presidenti Trump, që
arriti të marrë 75 milion vota reale.
Studiuesi dhe
analisti Kapinova përshkruan
ato ditë kur u zbuluan skandale filmike në mes të natës deri në orët e para të mëngjezit, në
shtetin e Xheorxhisë, ku komisionerët demokratë u kapen me filmime origjinale,
duke manipuluar kutitë dhe fletë e votimeve, pranë makinave të numërimit
(Dominium), gjatë kohës kur komisionerët e tjerë ishin përzënë në shtëpi nga
kryekomisionerja e zgjedhjeve, që ishte një aktiviste e flaktë e partisë demokrate.
Fatmirësisht këtë shkatërrim zgjedhor
dhe vjedhje skandaloze të votave kundër Presidentit Trump, populli i zemëruar
amerikan e pa direkt nga videot origjinale prej 8 orësh, që u bënë shumë shpejt
publike në shumë website, loget personale, gjatë dëgjimit të dëshmive fizike
dhe okularë të qytetarëve, vëzhguesve, votuesve para Kongresit dhe Senatit të
shtetit të Xheorxhisë nga trasnmetimi i plotë nga kanalet e pavarura televizive amerikane dhe
botërore.
Rrjetet sociale, si: Facebook, Twitter, Google, Youtube
nuk lejuan të publikohen skandalet e shekullit, duke bërë çensurë të hapur, në
kundërshtim me ligjet e Kushtetutes amerikane, për lirinë e fjalës dhe
shprehjes. Ata fshehën me paramendim dhe qëllim kriminal të vërtetën dhe u
bënë kështu pjesë e lojës së madhe manipulative të korrupsionit kriminal, që
ata organizuan hapur kundër popullit amerikanë.
Kurajon e qytetarëve të ndershëm amerikanë, të etur për
drejtësi sipas ligjit, për të thënë të vërtetën u mohua me turp nga Prokurori i
Përgjishëm i SHBA-së, Gjykata e Lartë Kushtetuese e SHBA-së dhe gjykatat e
larta dhe të niveleve të ulëta të shtetëve, ku u bë manipulimin dhe vjedhja
skandaloze e votave.
Kur ky shkatërrim elektoralë ndodh në mes të ditës
në SHBA, që është shteti më demoktratik në botë, çfarë dhe si mund të kërkohet drejtësi për
manipulime dhe vjedhjet e votave popullore në shtetet e diktaturave të egra
komuniste, ish socialkomuniste si dhe vendet e pazhvilluara të botës së tretë
kudo në botë!?
Këto seanca publike dhe të hapura me dëshmi, prova dhe
fakte, u ndoqen Direk (Live) në internet, në shumë kanale televizive, ku
njerëzit tregonin masakrën e madhe të shekullit të vjedhjeve dhe manipulimit të
zgjedhjeve presidenciale, për Kongres dhe Senatin e SHBA-së.
Ajo që është më
absurdja mbetet fakti se Gjykata e Lartë Kushtetuese e SHBA-së, argumentoi plot
frikë dhe e gjunjëzuar para të keqes, se nuk do të merrte në shqyrtim asnjë ankim nga
frika e protestuesve të BLM dhe Antifës, të cilët deri asokohe kishin
djegur dhe plaçkitur shumë qytete dhe shtete, të drejtuar fatkeqsisht nga
governatorët dhe kryetarët e bashkive antarë dhe simpatizantë të partisë
demokratike amerikane.
Është e turpshme dhe
anti-Kushtetuese, të mendohet se këto gjëra skandaloze dhe të denueshme
moralisht dhe ligjërisht ndodhin në shtetin më demokratik në botë, e cila
mundohet të përhap vlerat e demokracisë së saj model, në shtetet e tjera, ku
sundojnë diktaturat, qeveritë totalitare dhe vrastare komuniste dhe në vendet e
tjera të prapambetura të botës së tretë.
Nga qindra vota të verifikuara sot, u zbuluan se votuesit që kanë hedhur fletët e mbushura të
votimit nuk ishin rezidentë në Arizona, duke votuar më pas edhe në shtetin ku
ata janë resident.
Nga verifikimi i listave zyrtare të votuesve, del se ka shumë dublikante,
pra njerëz të rregjistruar 2-3 herë, për të rritur artificialisht numërin e
votuesve, e cila u reflektua nga rinumërimi i përgjithshëm i votave në shtetin
e Arizonës.
Makinat e numërimit në të gjithë SHBA-në, kanë qenë të lidhura me
internetin, në kundërshtim me ligjin. Miliona vota konservatore, të
pavarura dhe shumë demokratëve në favor të Presidentit Trump, janë
konvertuar nga makinat e numërimit në favor të Joe Biden.
Një aspekt i rëndsishëm i librit të ri në fjalë, është
tema e ebrejve në trojet etnike shqiptare, ecuria e tyre deri në ditët tona.
Si pasojë e marrëdhënieve shumë të mira Kosova dhe
Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike. Meritë për këtë ngjarje historike,
një meritë të madhe ka Presidenti i 45-të i SHBA-së republikani Donald J.
Trump.
Pjesë e mirëkuptimit ishte edhe dakortësia e Izraelit,
për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila e bën
Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës.
Studiuesi dhe publicisti Klajd Kapinova, në analizën e
tij në këtë liber, shkruan: “Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë
neo-komuniste pro Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA-në, është turpi i
radhës së administratës anti-amerikane të Edvin Kristaq Ramës, ashtu sikurse ka
bërë dikur babai i tij shpirtëror diktatori anti-amerikanë dhe anti-izraelitë
Enver Hoxha.
Asambleja e
Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë votoi me 128 vota pro, 9 kundër
dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë ekzekutive), që kundërshton
njohjen e SHBA-së për Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i shtetit të Izraelit.
Mes vendeve muslimane, që votuan kundër SHBA-së dhe pro Rezolutës së OKB-së,
është edhe shteti i “besës”, Shqipëria, që rrah gjoksin tashmë me gropa 24/7
ditë në javë apo 365 ditë të vitit, se është “mik” i SHBA-së.
Ky nuk është
thjesht një qëndrim qeveritar i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë, me
vetëdashje të interesave shqiptare strategjike. Nuk është hera e parë, që
qeveritarët socialkomunistë shqiptarë janë radhitur me vetëdije në anën më
negative të historisë.
Shumë pak shqiptaro
amerikanë e mbështeten kandidatin republikan Donald J. Trump, sepse nga vendet
ku kishin origjinën ish emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova, historikisht
nuk kanë pasur asnjëherë sistemin kapitalist dhe levizjen politike me traditë
të mirëfilltë të djathtë patriotike përparimtare.
Në libër trajtohen gjerësisht dhe me
fakte tema delikate të kohës mbi George Floyd se a është ai hero apo
kriminel ose diçka
tjetër, lëvizjet anarkiste maksiste BLM, Antifa etj., sikurse këtu lexojmë me
kënaqsi biografinë e pasur të analistes konservative, vajzën e zgjuar dhe
inteligjente plot kurajo afrikano amerikanen Candace Owens.
Me interes është edhe përshkrimi realist i
basketbollistit të famshëm me ngjyrë afrikano amerikanë LeBron James, i cili,
për habi të të gjithëve jeton në zonën e njerëzve të privilegjuar të bardhë, në
një shtëpi me kosto astronomike mbi 100 milion dollarësh dhe ai flet e shkruan
me hipokrizi kundër policit të bardhë, që si hero i shpëtoi jetën një
adolishente me ngjyrë afrikano amerikane, e cila u kërcenua për vdekje (me
thike) po nga një vajzë me ngjyrë afrikano amerikane.
Këto tema interesante dhe të tjera, janë bërë objekt i
këndvështrimeve edhe në këtë libër enciklopedik, të veçantë në llojin e vet në botën shqiptare.
Autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, me përvojë si
gazetar dhe analist bashkëkohorë, ka shkruar dhe botuar disa libra dhe mijëra
shkrime me tematika të ndryshme në shumë gazeta, revista dhe website brenda dhe
jashtë kufijve të vendlindjes dhe këtu në SHBA.
Libri ka 586 faqe dhe është me foto cilësore me ngjyra.
Dy kopje të librit, janë me kopertina të trasha dhe luksoze, të cilat autori
Klajd Kapinova me nënshkrim (dedikimin) e tij në anglisht ia ka dërguar
Presidentit Donald J. Trump në Florida.
Libri voluminoz është botuar nën kujdesin e Shtëpisë
Botuese dhe Shtypshkronjës “VOLAJ” në qytetin antik të Shkodrës. Kopertina
shumë kuptimplote, është konceptuar dhe realizuar me profesionalizëm nga Martin
Ndoja. Redaktor i librit jam une Tomë Mrijaj. Këto ditë libri është edhe në
faqen e kompanisë më të madhe botërore të shitjeve Amazon
Po ashtu dje kompania e madhe e botimit të librave në
SHBA Barnes & Nobel, ka vendosur në faqen e saj librin e ri të
studiuesit dhe publicisit të komunitetit shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova.
https://www.barnesandnoble.com/w/presidenti-trump-dhe-k-neta-globaliste-klajd-kapinova/1140948028?ean=9789928466754&fbclid=IwAR03adOB3EP-n9VVWg9gMPOVVlogQvrR2hYH4FgftBK5EPaSoqu8zXvAwRY