| E hene, 07.02.2022, 08:56 PM |
Në shtëpinë e lindjes në
Long Island të shkrimtarit të shquar amerikan Walt Whitman
U
flas shtetevet, a njerit nga ata, a çdo qyteti në Shtetet: Kundërshtoni shumë,
binduni pak/
Se
bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë/ Prej skllavërisë së plotë asnjë
popull i botës/
Nuk
e fitoi dot përsëri lirinë.
Skender Luarasi
Nga
Keze Kozeta Zylo
Ka disa shkrimtarë
të shquar që i kanë munguar kulturës sonë në universitete apo në shkolla të
mesme për t’i studjuar në kohën e diktaturës, pa mohuar studimet për autorë të
tjerë të njohur botërore filluar me Antikitetin të cilët formuan dukshëm botën
tonë të dijeve rreth artit, letërsisë, kulturës, historisë natyrisht duke hequr
ujërat e tepërta. Ndonëse shkrimtari
Whtiman u soll i përkthyer nga korifejtë e letërsisë si Skender Luarasi në
vitin 1956 që ne ishim ende pa lindur, ato u bllokuan ose u fshehën në
Bilbiotekën Kombëtare dhe ishin në përdorim vetëm për njerëzit e besuar të
regjimit. E duke pasur këtë kërshëri për
ta lexuar dhe pasuruar kulturën time ethshëm e lexova dhe e mësova më shumë kur
erdha në Amerikë në vitin e mbrapshtë të Atdheut tim, 1997. Shtëpitë e tij janë dy në New York,
përkatësisht Brooklyn dhe Long Island dhe e viteve të fundit të jetës së tij është në New Jersey, jo shumë larg prej shtëpisë
sime në Staten Island.
Brenda shtëpisë së lindjes kthyer në muz?
Ajo që më ngacmoi
më shume për ta vizituar sot dhe ta harxhoja kohën kulturalisht me Qemalin në
këtë ditë të diel pushimi ishin vargjet e tij që më frymëzuan si: “Kundërshtoni
shumë, binduni pak”…
Po jetojmë në kohë
të shpërfytyruara herë me skllevër përreth dhe herë matanë oqeanit bash m’u në
zemër të Atdheut tim, ku shumica vazhdojnë të adhurojnë diktatorët që mjerisht
lindin si kërpudhat, pa kuptuar se prej skllavërisë së plotë asnjë popull i
botës nuk e fitoi dot përsëri Lirinë.
Qielli si shpirti dhe sytë e Whitman ishte blu, ndonëse pak i ftohtë ne
udhëtonim drejt shtëpisë së tij thjesht ta takonim, të dëgjonim ciceronin i
cili quhej Cameron, një djalë i ri plot kulturë që nuk pushoi për jetën dhe
veprimtarinë e tij së treguari.
Habitshëm ai dinte mirë emrin e diktatorit Enver Hoxha dhe tha se është
hera e parë që unë takoj këtu në këtë muz? shqiptarë. Ciceroni tha se Whitman frymëzoi popujt,
shkrimtarët dhe vlerësonte njeriun thjesht si qenie njerëzore, jo nga ngjyra,
rraca, orientimi seksual, besimi fetar, por thjesht të ishte njeri në veprime
dhe në jetë. Whitman vazhdoi ai ka
shkruajtur se: “Çdo atom që më përket mua si i mirë, të përket dhe ty”.
Muzeu ishte
komplet me veprat e tij që i botoi në edicione si “Gjethet e Barit” ishin
koleksion me poezi botuar për herë të parë si një grup prej 12 poezish të
botuara në mënyrë anonime, më 1855. Ajo u pasua nga pesë botime të rishikuara
dhe tre të ribotuara gjatë jetës së autorit.
Duke përdorur standardet aktuale bibliografike, zbulojmë se Whitman
nxori gjashtë botime të “Leaves of Grass”: në 1855, 1856, 1860, 1867, 1871-1872
dhe 1881-1882 dhe edicioni i fundit, në janar 1892.
Në trarët e drunjta
të tavanit ishin varur portretet e autorëve të famshëm botërore që ishin
frymëzuar nga autori si Pablo Neruda i
cili ka shkruajtur: “Walt Whitman ishte një shok i shkëlqyer për mua. Unë nuk
kam qenë shumë Whitmanian në stilin tim, por jam thellësisht Whitmanian në
marrjen e mësimit të tij jetësor”.
Walt Whitman u
lind, më 31 maj 1819, në lagjen West Hills, Long Island, New York, rreth 50
milje në lindje të qytetit të Nju Jorkut. Ai ishte i dyti nga tetë fëmijët.
Babai i Whitman
ishte me prejardhje angleze, dhe familja e nënës së tij, Van Velsors, ishte
holandeze. Në jetën e mëvonshme ai do t'i referohej paraardhësve të tij si
njerëz që ishin kolonët e hershëm të Long Island.
Në fillim të vitit
1822, kur Walt ishte katër vjeç, familja Whitman u zhvendos në Brooklyn, e cila
ishte ende një qytet i vogël. Whitman do të kalonte shumicën e 40 viteve të
ardhshme të jetës së tij në Brooklyn. Në
fillim të viteve 1850 vazhdoi të shkruante për gazetat, por fokusi i tij ishte
kthyer në poezi.
Vepra e famshme “Fijet e Barit”
Poezitë në
edicionin origjinal të “Fijeve te Barit” ishin frymëzuar nga gjërat që Whitman
i shihte si interesante: turmat publike të Nju Jorkut, shpikjet moderne që
publiku u mrekullua dhe madje politika e ashpër e viteve 1850.
Whitman admironte
shkrimtarin dhe folësin e shkëlqyer Ralph Waldo Emerson. Ai i dërgoi atij një kopje të librit të tij.
Emerson pasi e lexoi atë, u impresionua shumë dhe u përgjigj me një letër që do
të bëhej e famshme. Ndermjet te tjerash
i shkruan:
"Ju
përshëndes në fillim të një karriere të madhe", i shkroi Emerson në një
letër private për Whitman. I zellshëm për të promovuar librin e tij, Whitman
publikoi fragmente nga letra e Emerson, pa leje, në një gazetë të Nju Jorkut.
Whitman prodhoi
përafërsisht 800 kopje të edicionit të parë të Fijeve te Barit, dhe vitin e
ardhshëm ai botoi një botim të dytë, i cili përmbante 20 poema të tjera.
"Kënga për
veten time" që ështe aq e njohur për amerikanët, është shumë filozofike
dhe duket sikur predikon shenjtërisht një poet.
Ai thotë se ne
jemi të gjithë të barabartë, dhe ai na e shkruan këtë në rreshta si:
“Çdo atom që më
përket mua si i mirë, të përket ty”. Me
shumë shpirt ka shkruar për jetën që e dashuronte:
“A ka menduar
dikush se është me fat që ka lindur? Unë
nxitoj t'i them atij ose asaj se është po aq fat të vdesësh”.
“Leaves of Grass”
ka mjaft vargje erotike te kënaqësive sensuale gjatë një kohe kur shfaqje të
tilla të sinqerta konsideroheshin imorale. Kontradiktat për imazhet e tij
eksplicite seksuale shpesh u ironizuan nga kritikë bashkëkohorë.
Në çdo rast,
rreshtat e tij të parë të fletores “Gjetheve të Barit” fokusohen drejtpërdrejt
në çështjen themelore që ndan Shtetet e Bashkuara. Ai shpërthen në vargje të
lira që kërkojnë të lidhin kategoritë e kundërta, të lidhin njerëzit me ngjyrë
me të bardhë, të bashkohen me zotërinë dhe skllavin:
Unë jam poeti i
skllevërve dhe i zotërve të skllevërve
Unë jam poeti i
trupit,
Dhe unë jam poeti
i shpirtit,
Unë shkoj me
skllevërit e tokës njëlloj me zotërinjtë,
Dhe unë do të
qëndroj midis zotërinjve dhe skllevërve,
Do te hyj në të
dyja në mënyrë që të dy të më kuptojnë njësoj…
Whitman dhe Abraham Linkoln Presidenti i 16-të i Amerikës
O Kapiten!
Kapiteni im!
Vdekja e
presidentit Amerikan Abraham Lincoln e tronditi jashtë mase poetin dhe njeriun
Whitman. Pena e tij derdhi në letër
gjithë pikëllimin nëpërmjet lules së jargavanit qe është një lule simbol
elegjiak i hedhur në arkivolin e Linkolnit.
Dhe ai shkruan:
Tek arkivoli që
kalon ngadalë/ Unë ju jap degën time të Jargavanit.
“O kapiten!
Kapiteni im! "është poezia më e njohur e Uitmanit. Dhimbja e tij ndihet
thellë në këto rreshta teksa kupton se kapiteni i tij, kapiteni i Amerikës, ka
vdekur. “O Kapiten! Kapiteni im! Vajton vdekjen e Linkolnit. Vdekja e Presidentit Lincoln ishte një humbje
e pabesueshme për Whitman, por ai ishte në gjendje ta nderonte Linkolnin dhe ta
rreshtonte atë me paqen për të cilën luftuan dhe mbroheshin aq dëshpërimisht
për ruajtjen e Shteteve të Bashkuara.
NGA WALT WHITMAN
O kapiten! Kapiteni
im! udhëtimi ynë i frikshëm mbaroi,
Anija bërë copash
në shkëmb, çmimin e saj ka paguar,
Porti është afër,
kambanat dëgjoj, njerëzit ngazëllehen,
Ndërsa ndjekin me
sy anijen e shkatërruar që afrohet.
Por o zemër!
zemër! Imja zemër!
O pika të kuqe të
gjakosura,
Në kuvertë
shtrihet kapiteni im,
I ngrire, i ftohtë
dhe i vdekur.
O kapiten!
Kapiteni im!
Ngrihu dhe dëgjo
këmbanat;
Ngrihu - për ty
Flamuri valëvitet,
Nga trillet e
ëndrrave çohu,
Për ju jane
buqetat dhe kurorat me fjongo,
Për ju brigjet
janë të mbushura me njerëz,
Për ju ata
thërrasin, masën që lëkundet,
Fytyrat e tyre të
dhembshura duke thirrur;
Ja kapiten! I
dashur baba!
Është një ëndërr
që në kuvertë,
Ju keni rënë të
ftohtë dhe të vdekur.
Kapiteni im nuk
përgjigjet,
Buzët e tij janë
të zbehta dhe të qeta,
Babai im nuk e
ndjen krahun tim, nuk ka puls e as vullnet,
Anija është
ankoruar e sigurtë dhe e shëndoshë,
Udhëtimi i saj i
mbyllur dhe i përfunduar,
Nga udhëtimi i
frikshëm anija hyn fitimtar
Gëzohuni o brigje
dhe bini o këmbanat!
Por unë me ecje të
pikëlluar,
Arrij në kuvertë,
i dërrmuar për kapitenin tim,
Rënë i ftohtë dhe
i vdekur.
Whitman, poet,
gazetar dhe nëpunës civil me kohë të pjesshme në qeverinë federale, kishte
përgatitur një vëllim me poezi, "Drum-Taps", për botim kur u përhap
lajmi për vrasjen e presidentit. Gjatë verës, ai shkroi disa poezi të reja,
duke përfshirë tre pjesë në kujtim të Linkolnit që u shfaqën në një koleksion
të zgjeruar, "Sequel to Drum-Taps", në tetor.
Treni që solli
trupin e Abraham Lincoln-it përsëri në Springfield, Ill., iu deshën pothuajse
dy javë për të përfunduar udhëtimin e tij, duke bërë një qark të gjatë
verilindor përmes Maryland, Pensilvani, Nju Jork, Ohio dhe Indiana. Shtrirja e
fundit, nga Çikago në Springfield, u përfundua në mëngjesin e 3 majit 1865.
Udhëtimi u mbulua
gjerësisht në shtyp pasi miliona amerikanë dolën për të bërë nderimet e tyre të
fundit. Gjenerata të tëra historianësh kanë përshkruar dhe janë përpjekur të
interpretojnë kuptimin e këtij procesioni funeral unik. Por asnjë autor nuk e
ka hetuar ngjarjen më thellë se Walt Whitman.
Më kujtohet vetëm ajo grua që më deshi me shpirt
Është nga ato
poezitë që cdo gruaje që dashuron me shpirt i ngel në mendje. Ndonëse pa shumëbukuri nga qyteti ku jetonte
e dashura e tij, ai do të kujtojë dhe I ngelet në mendje vetëm ajo grua e bukur
që e deshi veç me shpirt. Eshtë një
lirikë e bukur, e hollë e virgjër ku pena e poetit skalit bukurinë shpirtërore
të një gruaje dhe ja se si:
Njëherë kalova
përmes një qyteti me shumë popull,
Shënoja në trut’ e
mi, që të shkruaja më vonë,
Pasqyrimin e tij,
arkitekturën, zakonet, traditat;
Po tani, nga
gjithë ai qytet më kujtohet vetëm një grua
Që e hasa padashur
dhe më mbajti se më deshi;
Ditë për ditë e
natë për natë qemë bashkë –
Gjithë të tjerat
më kanë dalë nga mendja;
Them, më kujtohet
vetëm ajo grua që më desh me shpirt;
Prapë shkojmë
bashkë, duhemi, prapë ndahemi;
Prapë më mban
përdore, nuk duhet të shkoj!
E shoh ngjitur
meje, buzëkyçur, t’hidhëruar, duke u dridhur…
Shtatorja e WHITMAN me një flutur në gisht
Whtiman,
shkrimtar, filozof, laureat, poet botëror dhe edukator e shohim në bronz dy metra e gjysme i lartë. Ai ngrihet madhështor me fluturën në gishtin
tregues me një unazë.
Statuja është
skalitur nga John Giannotti. Pikturat dhe skulpturat e Giannottit janë
ekspozuar në mbarë botën duke përfshirë shfaqje solo në Galerinë e St.
Martin-in-the-Fields, Londër, Angli; Galleria Lucia Burgassi, Galleria
Uraniadue dhe Galleria Cimabue në Firence, Itali; dhe Galeria Margaret Lipworth
në Boca Raton, Florida.
Poeti amerikan
Walt Whitman kishte një dashuri për kafshët dhe insektet, veçanërisht për
fluturat, duke i përdorur ato si një motiv të përsëritur në librat e tij. Ai gjithashtu donte të dokumentonte veten
duke u fotografuar rregullisht. Imazhi i
mësipërm i vitit 1877 ishte një nga të preferuarat e tij, i një fluture që
qëndronte në gishtin tregues. Disa pretenduan se flutura ishte një përfaqësim i
psikës - shpirtit të poetit. Për vite me radhë derisa ishte gjallë, Whitman-it
i pëlqente të pretendonte se fotografia ishte një takim i rastësishëm me një
flutur të vërtetë dhe të luante afërsinë e tij me natyrën dhe kafshët.
Megjithatë, një inspektim më i afërt i figurës dhe gishtit të tij zbulon një
rrip për të mbajtur "fluturën" në vend. U zbulua vetëm pas vdekjes së
Whitman se "flutura" aktuale në foto, ishte në fakt një kartolinë e
prodhuar në masë për të festuar Pashkët. Walt Whitman duket sikur komunikon me
një flutur që i është vendosur në gisht. "Fotografia është në thelb, fjalë
për fjalë," i tha Whitman kronikut të tij Horace Traubel. "Ne ishim
miq të mirë: Unë kisha shumë dëshirë t’i zbutja, ose të vëllazërohesha me disa
nga insektet, kafshët.”
Në të njëjtën
mënyrë, ai i tha historianit William Roscoe Thayer se "Unë kam pasur gjithmonë
aftësinë për të tërhequr zogj, flutura dhe krijesa të tjera".
Whitman në Luftën Civile
Në 1861 gjatë
fillimit të Luftës Civile, vëllai i Whitman, George u regjistrua në një
regjiment këmbësorie të Nju Jorkut. Në dhjetor 1862, Walt Whitman duke besuar
se vëllai i tij mund të ishte plagosur në Betejën e Fredericksburg, udhëtoi për
në front në Virxhinia.
Afërsia me luftën,
me ushtarët dhe veçanërisht me të plagosurit patën një efekt të thellë te
Whitman. Ai u bë thellësisht i interesuar për të ndihmuar të plagosurit dhe
filloi vullnetarizmin në spitalet ushtarake në Uashington. Vizitat e tij me
ushtarë të plagosur do të frymëzonin një numër poezish rreth Luftës Civile, të
cilat ai do t’i mblidhte përfundimisht në një libër të quajtur "Drum-taps".
Ndërsa udhëtonte
përreth Uashingtonit, Uitman shpesh e shihte Abraham Linkoln duke kaluar me
karrocën e tij. Ai kishte një respekt të thellë për Linkoln dhe mori pjesë në
inaugurimin e dytë të presidentit në 4 Mars 1865.
Whitman shkroi një
ese për inaugurimin, e cila u botua në New York Times të dielën, 12 mars 1865.
Në dërgimin e tij, Whitman vuri në dukje, siç kishin thënë të tjerët, se dita
kishte qenë e stuhishme deri në mesditë, kur Lincoln ishte planifikuar të bënte
betimin e zyrës për herë të dytë. Por Whitman solli një metaforë poetike, duke
vërejtur se një re e veçantë ishte shfaqur mbi Linkoln atë ditë: "Ndërsa
Presidenti doli në portikun e Kapitolit, një re e vogël e bardhë kurioze, e
vetmja në atë pjesë të qiellit, u shfaq si një zog që fluturonte mbi të."
Whitman në motin e
çuditshëm tha se ishte një ogur i thellë i një lloji. Brenda disa javësh,
Linkolni do të vdiste, i vrarë nga një vrasës (i cili gjithashtu ndodhej në
turmë në inaugurimin e dytë).
Vdekja
I plagosur nga
problemet shëndetësore, Whitman u zhvendos në Camden, New Jersey, në mes të
viteve 1870. Kur vdiq më 26 mars 1892, lajmi për vdekjen e tij u raportua
gjerësisht. Telefononi në San Francisko, në një nekrologji të botuar në faqen e
parë të gazetës, më 27 mars 1892, shkruajti:
“Në fillim të
jetës ai vendosi që misioni i tij të ishte të predikonte ungjillin e
demokracisë dhe të njeriut natyror' dhe ai shkolloi veten për punën duke kaluar
gjithë kohën e tij të disponueshme midis burrave dhe grave dhe në natyrë të
hapur, duke u zhytur tek ai natyra, karakteri, arti dhe në të vërtetë gjithçka
që përbën universin e përjetshëm ”.
Whitman u varros
në Varrezat Harleigh në Camden, New Jersey.
Ne Bibliotekën e
Kongresit thuhet se stili i poezisë së Whitman ishte revolucionar, dhe ndërsa
edicioni i tij i parë i “Gjetheve te barit” u lavdërua nga Ralph Waldo Emerson,
ai u injorua në përgjithësi nga publiku. Me kalimin e kohës Whitman tërhoqi një
audiencë, por ai shpesh iu nënshtrua kritikave.
Në dekadat e fundit një debat i vazhdueshëm ka zhvilluar rreth
seksualitetit të Whitman-it. Shumë
kritikë besojnë se është homoseksual, bazuar në interpretimin e poezisë së
tij. Walt Whitman ishte një nga
shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit të 19-të, dhe është konsideruar nga
shumë njerëz si poeti më i madh i Amerikës. Libri i tij "Leaves of
Grass" , që ai redaktoi dhe u zgjerua përmes botimeve të njëpasnjëshme,
është një kryevepër e letërsisë amerikane.
Dhe ndikimi i tij ende frymëzon.
"Poetët që shkruajnë në anglisht i detyrohen një borxhi të madh
Walt Whitman," thotë Sandy McIntosh, autore e tetë koleksioneve me poezi
dhe një ish-profesor i letërsisë dhe i kritikes krijuese në Universitetin
“Hofstra” dhe Universitetin “Long Island”, si dhe botuesja e Marsh Hawk Press,
me bazë në East Rockaway. Ai shkroi dhe inkurajoi të tjerët të shkruanin në
anglisht të thjeshtë, të drejtpërdrejtë, formën tipike amerikane të të
folurit. Në vend që poezia të gjendej
në skemat komplekse të rimave dhe ritmeve të poezisë klasike angleze, Whitman
tregoi se nga e folura jonë e zakonshme do të buronte poezia e vërtetë.
Referencat:
Muzeu: Walt Whitman Long Island
Encyclopedia Britannica
6 Shkurt, 2022
Long Island