| E diele, 06.02.2022, 11:26 AM |
Neki Lulaj
Krijuesit
Janë
shpirtëra mrekullore
Gjuhën
e kanë Aurel.
Me
zanore e bashkëtingellore
Janë
si yjet në qiell
Ata
vjelin mendime shumë
Si bleta si thnegla.
Netëve
nuk bëjnë gjumë
Kohën
e tjerrin te fleta.
Kanë
gjeografinë e vet
Ëndrrat
u lozin me yje
Kalojnë
tunele dhe oqeane
Me
vargje si lisa në pyje
Kanë
testament vargun ëmbëltor
Të
shprehur me kaq dashuri.
Gërmojnë
jetën si minatorë
Në
heshtje shkruajnë çdo pakënaqësi.
Ata
janë shpirtëra të lëmuar
Ulur
në udhëkryqet botërore
Janë
qytetarët e qytetëruar
Janë
të bekuarit nga planetët hyjnore.