| E diele, 06.02.2022, 12:19 PM |
Amaris, bekim nga Zoti
-mbeskëzës
që sot mbushi 4 muajshe-
Albert Habazaj
Rritet
me orë e minuta,
Sikur
përkëdhel një ëndërr,
Futur
në një shportë me fruta
Dallon
se është shumë e ëmbël.
Amaris,
me gjuhë të zogjve
Na
duket se flet me ne,
Drenushë,
nga bot’ e kapronjve
Na
vërshtron si melaqè.
Sa
e mirë, si buburiskë
Fle
në pelenat e bardha,
Dhe
kur qan, qesh ëmbëlsisht,
Si
lëng i freskët nga dardha.
Të
keqen unë, moj Amushe,
Kate,
kate, katër muaj,
Me
shkëlqim shpirtin ma mbushe
Qesh
si engjëll, tek e zgjuaj.
Sa
një thërrime e ngrohtë
E
njomë, si ujë drite,
E
njeh gjyshin, dot s’e thotë
Ja
dhe pak, se me ditë rritet.
Perla,
si motër e madhe
Nga
të gjithë e di më shumë,
I
vjen rrotull si sorkadhe,
E
puth dhe e vë në gjumë.
S’
gjej dot fjalë për këtë vjershë
Në
këto fjalore koti,
Kot
shfletoj, se e di vetë:
Amaris,
bekim nga Zoti!
Vlorë, 23.01.2022