| E diele, 06.02.2022, 12:01 PM |
Flet “Mjeshtri i Madh” Naxhi Kasoruho: Znj. Ministre, firmën e parë në këtë fillim viti ta hidhni për zhvillimin e Festivalit të Gjirokastrës
-
Ismail Kadare: Më tepër se e bukur, Gjirokastra është e vaçanta e rëndësishme e
kuptimplote, një qytet befasues
Nga
Albert Z. ZHOLI
Për
Gjirokastrën flitet shumë. Ka nxjerrë kapedanë, udhëheqës, politikanë,
akademikë, gjuhëtarë, profesorë, shkencëtarë, etj….Lerë dhe rritur në
Gjirokastër si do ta përkufizonit Gjirokastrën?
Gjirokastra
është ndër të paktët qytete në botë që populli i ka kënduar këngë. Ndër këto 40
vitet e fundit kur në kalanë madhështore të qytetit të gurtë hapi siparin
Festivali Folklorik Këmbëtar, Populli Artist i të gjithë trevave të vendit kur
është ngjitur në atë podium në programin e tij ka patur edhe një këngë që ia
kushtonte Gjirokastrës. Eshtë e veçantë dhe pak e çuditshme kjo, por këshut ka
ndodhur. Si duket artistët popullorë, që vinin në festival dhe qëndronin një
javë në qytet emocionoheshin nga bukuria magjepëse dhe pamja befasuese që të
afronte ky qytet i lashtë me plot histori, tradita, kulturë dhe njerëz bujarë
që hapte portën e madhe dhe priste me tërë bujarinë e shpirtit në shtëpitë
kështjella: artistë e miq nga gjithë Shqipëria ndaj dhe thurnin këngë.
Në
trashëgiminë kulturore botërore ka shumë shembuj ku këngëtarë të ndryshëm
i këndojnë kryeqytetit të shtetit të tyre dhe qyteteve të ndryshme që
janë simbole të identitetit kombëtar duke shprehur respektin dhe dashurinë e
tyre duke i bërë ata edhe më të njohur në këngët e tyre. Këto këngë janë
kompozime nga autorë të veçantë dhe kanë një autorësi individuale të përcaktuar
siç janë këngët për Parisin, Nev York, Moskën dhe shumë qytete në mbarë botën
ku artistët i këndojnë qytetit simbol të shtetit të tyre.
Edhe
në vendin tonë kemi shumë qytete ku kompozitorë të ndryshëm ju kanë kushtuar
këngët e tyre si këngët për Vlorën, Tiranën, Korçën,
Sarandën, Durrësin, Prizrenin, Elbasanin , Beratin etj. Por ndryshe janë këngët
që i këndojnë Gjirokastrës. Ato nuk kanë autorësi individuale mbasi i krijon
dhe këndon një popull i tërë për “Gjirokatrën në shpat mali”, qytetin
befasues i shtrirë në shpatin e Malit të Gjërë në 5 brigje në formën e
pëllëmbës së dorës të ndarë nga përrenj të stërgjatur që zbresin deri në
brigjet e lumit Drino.
-Për
Gjirokastrën kanë folur shumë e shumë personalitete të huaja. Çfarë do veçoni
nga këto vlerësime?
Ja
si shprehet për Gjirokastrën Selina Garsia Gordunja, zv/drejtoreshë e
Institutit Meksikan të Kulturës: “Qyteti i Gjirokastrës është për mua një vend
i mrekullueshëm për të realizuar festivalet folklorike. Unë jam e
emocionuar dhe shumë e lumtur që takoj një popull, i cili këndon me shpirt dhe
krenari këngët e tij. Skena e festivalit rrethuar nga malet ku fryn era na
siguron që shpirti i këtij populli këngëtar do të dëgjohet vazhdimisht e deri
në largësi.” Ndërsa Kadareja do të shkruante: “Më tepër dhe e bukur,
Gjirokastra është e veçantë, e rëndësishme e kuptimplote… Ky ishte një qytet i
çuditshëm që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur një natë dimri si një
qenie prehistorike… ishte me të vërtetë një qytet befasues.
Në
një nga këngët e popullit thuhet: “Gjirokastra hane- hane./ E mençur dhe
kapedane./Ke lindur nga Mali i Gjërë ./ Syri i sheh larg përherë./ Çdo shtëpi
kështjellë guri./ Kush të pa dhe nuk të mburi.”
Vërtet
kush nuk u befasua me pamjen magjepëse të Gjirokastrës të shtrirë në shpatin e
Malit të Gjërë ndërtuar në pesë brigje në formën e pëllëmbës së dorës të ndarë
nga përrenj të stërzgjatur, që zbresin poshtë deri në brigjet e lumit Drino.
Gjirokastra vjen nga thellësia e shekujve deri në ditët tona me një trashëgimi
të pasur e me vlerë në kulturën tonë kombëtare.
Qysh
në vitin 1672, kur vizitoi qytetin, kronisti turk Evlia Çelebia u shpreh me
emocion për bukurinë e tij dhe për zakonet e traditat e veçanta që trashëgonin
gjirokastritët e atëhershëm. Lord Bajroni kur e pa Gjirokastën nga qyteti i
Libohovës dyqind vjet më parë kur ndaloi aty në rrugëtimin për në Tepelenë që
do të takonte Ali Pashanë u befasua nga pamja e kalasë madhështore e qytetit të
gurtë. Shumë vjet më vonë piktori anglez Eduard Lir më 1848 kur erdhi në
Gjirokastër mbeti i mrekulluar nga pamja e qytetit, sidomos nga kështjella dhe
ujësjellësi me harqet e urave të mëdha, i pikturoi ato duke na lënë një dëshmi
të jashtëzakomshme si trashëgimi me vlerë të atij realiteti megjepës.
“Perlë
e Ballkanit” e ka quajtur një diplomat i huaj kur e ka soditur nga bedenat e
kalasë legjendare.
Janë
me qindra ata vizitorë të vendit dhe të huaj që të befasuar nga pamja magjepëse
që të ofron Gjirokastra kur e sodit nga shtëpia e Topollarëve apo Kodra e
Kërcullës, nga universiteti e nga bedenat e kalasë. Kur vjen nga rruga
nacionale e kodra e Obeliskut, nga sheshi i Çerçizit e Qafa e Pazarit e nga çdo
pozicion tjetër dominues, ditën ose natën, në ditë me shi a me diell në
pranverë a në dimër me borë, ata kanë shkruar dhe kanë shprehur të impresionuar
dhe vlerësimet e tyre për qytetin e gurtë.
Janë
këto vlera të çmuara të trashëgimisë nga thellësia e shekujve që UNESKO e ka
përfshirë në listën e qyteteve që mbrohen nga ajo si pasuri të trashëgimisë
kulturore botërore. Mund të vazhdoj të sjell këtu me qindra shembuj të autorëve
të ndryshëm qysh nga largësia e shekujve e deri në ditët tona për atë çka kanë
parë e përjetuar soditjen, që i kanë bërë Gjirokastrës dhe që më vonë kanë
pasqyruar shënimet, librat e tyre artistikë dhe gjithçka, që kemi nga kjo
trashëgimi e gjërë, është tregues kuptimplotë për befasinë që të ofron qyteti i
gurtë dhe emocione nga mbresat e pashlyeshme që të lë.
-Por
le të ndalemi në ato që ka kënduar artisti i madh popull në kalanë e festivalit
për qytetin e Gjirokastrës….?
Kënga
“Gjirokastra në shpat mali, guri shekullor”, që e solli në skenën e festivalit
me tërë pasionin e shpirtit artistja e madhe, Fitnete Rexha, tashmë mund të
themi se është një himn që i këndohet qytetit të Gjirokastrës. Kënga vazhdon
kështu: “Gjirokastra në shpat malit,/ guri shekullor/,tundet sot nga
festivali/, gëzimi popullor…”
Nga
kënga “Gjirokastra në shpat mali” te kënga “ Po the Gjirokastra, i ke thënë të
tëra” kënduar nga Petrit Lulo, Mjeshtër i Madh. Populli Artist i ka kënduar
Gjirokastrës me tërë dashurinë e shpirtit të këtij qyteti befasues, perlë e
Bllkanit, universit të gurtë, qytetit të manxuranës dhe Kadaresë.
Perandorisë së gurit dhe shpirtit njerëzor si një dukuri e veçantë dhe
befasuese ku një popull i tërë i këndon një qyteti me histori dhe kontribute në
kulturën tonë kombëtare.
Le
të sjellim këtu si shembull disa nga këto këngë që artistë popullorë nga gjithë
vendi kanë kënduar në festivalet e Gjirokastrës në vite.
Artistët
popullorë nga Vlora në këngën e tyre gërshetojnë kaltërsinë e detit me
gjelbërimin e ullinjve me bukurinë e qytetit të gurtë duken në një tablo
impresionuese dhe duke evidentuar edhe traditat e vyera të mikpritjes.
Ja
se ç’thotë kënga: ” Morëm kaltërsi nga deti,/Qiellit tënd seç ia dham.,/
Gjelbërimin e ullinjve/tek ti ne po e shpërndajmë./ O moj ti borëbardhë!/ Ç’ke
marrë kaq nur?/Qepallë si mermer:/ Bukuri mbi gur”.
Grupi
polifonik “Ergjëria” me korife Arjan Shehun, zërin brilant të polifonisë tonë
në kalanë e festivalit na sjell një këngë si mesazh mirënjohje për këngëtarë të
traditës si ikonë të këngës shqiptare ku thuhet: “ Ndezi këngën
Shqipëria!/Në kalanë e festivalit./Tek ky shesh, që s’harron kurrë:/ Këngën e
Xhevat Avdalli./ Na vjen këtu Demir Zyko,/gojëmjaltë nga Skrapari./Krah për
krah Afsa Zyberi./Madhështor Mentor Xhemali/. Vendlindjen ka këtu kënga/
Rrotull me malet e rënda/Me kostume të argjenda/Me këngë gurë të çmuar brenda.”
Dhe
këngët vazhdojnë: Ja një nga këngët polifonike të Tragjasit: “Dridhe
vallen Gjirokastër./ Merrja t’i o mal i Gjërë./Ktheja o Çajup i lartë./Iso mban
Shqipëri e tërë./ Këngët, vallet tona vini në Gjirokastër./ derdhen në
kështjellë si burim i pastër./Ç’janë këta bilbila, kështu kush po vjen:/Naimi,
Samiu vjen në bedenë/. Kush është ky burrë që vjen si gjëmimi?/ Vjen në
Gjirokastër Abdyl Frashëri trimi!/ Në ballë të tyre krahët rreh Shqipëria./
Priti Gjirokastër këngët e vallet tona. Kënga sjell në vëmendjen tonë
momentin historik kur vjen në Gjirokastër Abdyl Frashëri për të vazhduar
Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe zgjon ndjenjat e larta patriotike.
Morëm
kaltërsi nga deti./Qiellit tënd seç ja dhamë,/gjelbërimin e ullinjve/Tek ti n a
po e shpëndajmë./Miq nga Vlora vijnë shqipe festivalit/ Me një fyell endërrimi
me një cylë malli”. Artistët
popullorë të Tropojës këndojnë për Gjirokastrën dhe vinë nga bjeshkët e Alpeve
për herë të parë veshin nuse dhe marrin lule nga qyteti i festivalit dhe i
çojnë në breg të Valbonës.
Çfarë
ka toka sot që po lulon?/N’kala t’ moçme shqipje po vallzon./Dasmë e madhe
n’kull të shqiptarit, /mal i Gjërë o mir se t’ gjeta/ Mirë se vjen Korab o
tungjatjeta.
Dy
male të lartë i drejtohen me respekt njeri-tjetrit për mikpritjen dhe
mirëseardhjen .
Kështu
kënduan në kalanë histortike të Gjirokastrës artistët dibranë në festivalin e
vitit 1983.
“O
mir se t’gjej o Gjirokastër!/Në kët festival./Kruja e lashtë me zemër
t’pastër,/të këndon me mall./ Dy kala, porsi dy motra,/në kët fest’ të
madhe./Dasëm ka sot Gjirokastra:/ me Krujën hedh valle.”
Kalaja
e Skënderbeut dhe kala e Argjiros i flasin me dashuri njera- tjetrës ku artistët
krutanë i këndojnë me mall festivalit të Gjirokastrës.
-Vite
pa Festivalin e Gjirokastrës. Plot 7 vjet heshtje. Në këtë vit cila do ishte
dëshira e artistit Kasoruho dhe si do ta përcillni shqetësimin tuaj për këtë
Festival tashmë të heshtur?
Me
modestinë e një artisti i drejtohem znj. Elva Margarita, Ministre e Kulturës me
kërkesën për ta shpallur organizimin e Festivalit të Gjirokastrës në
shtatorin e këtij viti.
E
nderuar znj. ministre!
Mbështetur
në statutin e Festivalit të Gjirtokastrës si manifestimi më i madh i
trashëgimisë folklorike kombëtare ku përcaktohet se ky festival
zhvillohet një herë në 5 vjet. Ky afat tashmë është tejkaluar mbasi festivali i
fundit në kalanë historike të qytetit të gurtë është zhvilluar në 15 maj 2015
pra: para 7 vjetësh çka tregon se zhvillimi i këtij aktiviteti në këtë vit
është më se i domosdoshëm.
E
presin këtë festë të folkut tonë kombëtar mbi 20.000 artistë popullorë që janë
ngjitur këto dekada në kalanë e festivalit të Gjirokastrës në skenën magjike duke
bërë të buçasin bedenat e kështjellës së lashtë nga zërat brilantë të artistëve
nga mbarë vendi duke shpalosur vlera të trashëgimisë kulturore si pjesë e
identitetit tonë kombëtar.
Znj.
Ministre!
Do
të ishte shumë kuptimplote dhe e mirëpritur nga mbarë opinioni i gjërë, që
firmën e parë në këtë fillim viti ta hidhni për zhvillimin e Festivalit të
Gjirokastrës.
Në
ditën e parë artistët popullorë gjirokastritë do të këndojnë: “Ç’na
buron nga zemra,/ kënga më e mirë/ Në kalanë e festivalit,/ plot me mysafirë/.
Erdhën sot në vatrat tona:/ nga Saranda tek Valbona./ Kaq zambak e kaq
shqiponja.” -Gjirokastra pa Festivalin është si lumi pa ujë.