Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Vlerësime të merituara

| E diele, 06.02.2022, 10:07 AM |


Vlerësime të merituara...

Nga Xhevahir Cirongu

Më dt. 13 dhjetor 2021 u zhvillua një aktivitet i bukur në një nga sallat e Presidencës, ku merrinin pjesmarrës të shumtë e të fushës së sportit shqiptar,por edhe miq e shokë , të afërmë të ishsportistëve të Klubit të futbollit ''5 shtatori'' të Skraparit. Në këtë manifest të bukur merrnin pjesë dashamirës të futbollit, por edhe të fushave të tjera të artit e kulturës.Vërtetë një takim i shkurtër, por aty u shpalosën vlera të mëdha në nderim të ishsportistëve të klubit futbollistë ''5 Shtatori '' të qytetit Çorovodë të rrethit skrapar.Të gjithë folësit shprehën e ngritën lartë ato vlera të futbollit e të sportistëve skraparas në vite. Presidenti i Republikës z. Ilir Meta bëri një vlerësim në fjalën e tij, dhe ngriti lartë ato vlera me plot shije e arritje të sportistëve skraparas në ato vite,por theksoi se ato vlera duhet të ruhen e të ngrihen në nivele më cilësore edhe në ditët e sotme.Për të pranishmit u shfaq një dokumentar i shkurtër i cli solli para pjesmarrësve të këtij aktiviteti portretet e ishfutbollistëve të skuadrës “5 shtatori”Muharrem Baze,Azs Çeço, Astrit Guri e Vladimir Bega. Në fund të aktivitetit u dhanë dekoratat nga vetë presidenti z. Ilir Meta.Sportistët, tashmë flokëthinjur, por energjik si dikur në ato vitet e rinisë kur luanin aq bukur në fushën e futbollit,falnderuan organizatorët e aktivitetit dhe presidentin e republikës për vlerësimin që u bënë, dhe u shprehën se kjo ditë e sotme do mbetet  një ditë e shenjtë për ne si futbollistë.Dekoratën e ish futbollistit Vladimir Bega, (i cili është larguar nga kjo jetë) iu dha të bijës së tij Lumturi Bega,e cila ishte në këtë event së dhënies së dekoratave. Duhet të theksojmë se aktiviteti mbreslënës,ishte organizuar bukur nga gazetarët sportive.Ne mundëm të shkëputim emrin e gazetarit Ilir J. Hoxha.Në fund të këtij aktiviteti nga pjesmarrësit u bënë edhe foto të ndryshme, për ti patur ato në shenjë kujtmi. Janë këto vlerësime me dokurimet e këtyre sportistëve të cilët i dhanë emër  jo vetëm skuadrës”5 shataori”por edhe sportit skraparas të atyreve vite,të cilët me lojën e tyre ndiznin peshë zemrat e sportdashësve  në atë “Amfiteatër”buzë lumit osum në qytetin e Çorovodës.

Tiranë, 13 Dhjetor 2021.