| E diele, 06.02.2022, 01:42 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Bariu
Një
bari delesh
Nga
zonat malore,
Ruajtjen
e bagëtisë
S’e
merrte parësore!
Jo,
pse s’kish përvojë
Ky
blegtor i mbarë,
Por
se prodhimet
S’i
shkonin n’pazar!
N’këtë
biznes jetësor
Nuk
i ecte fati…
Vendosi
të ikte
Sa
më shpejt nga fshati!
Leshi
shkon për lesh
E
qumështi për gjizë,
Unë
i shkreti ngela
Gjithherë
nëpër krizë !
Tha
me gojën plot
Vetë
i katër dhjeti,
-Unë
i ruaj delet
Qengjat
i ha shteti!
Dënimi
N’kohë
të Ali Babës
Ligji
tregon dhëmbët,
Brenda
një këpuce
T’i
fuste dy këmbët!
Forcës
së gjyqësorit
S’mund
t’i ikte kush,
As
ata që këpucët
I
kishin pa rabush…
Një
djalosh epshor
Në
rrugë ashiqare,
E
ngacmon nga pas
Gruan
me shallvare!
E
kapën xhandarët
Drejt
e në Gjykatë,
Për
t’i dhënë dënimin
Djaloshit
trupgjatë!
Gjykatësi
e thërret
Xhelatin
Harun,
Ta
çonte n’bodrum
T’ia
bënte atë punë!
Nga
një tjetër zyre
Gjykatësi
merr vendim:
-T’ia
preni dorën
Këtij
hajdutit tim!
Nga
zyra përballë
Jep
urdhër gjyqtari,
T’ia
heq xhelati
Kokën
një tradhtari!
Desh
çmendet djaloshi
Nga
kjo mizori,
I
duket i lehtë
Dënimi
i tij!
I
drejtohet xhelatit
Shumë
të falem unë:
-Mos
harro kujt duhesh
T’ia
bësh atë punë?!
Planifikimi
Dikur
n’Komunizëm
Mos
u ktheftë kurrë,
Nuk
na ishte lehtë
Për
të qenë burrë!
Ç’e
sollën një ligj
Për
çdo çift të rinj,
Mos
t’ketë më shumë
Se
sa dy fëmijë…
Planifikimi
i familjes
Erdhi
si shtrëngatë,
Duhej
bërë kujdes
Gjatë
lojës në shtrat!
Meqenëse
dënimet
Ngjallnin
lemerinë,
Vajti
një fshatar
Te
mjeku për ndihmë!
Mjeku
e këshilloi
Për
masat preventive,
-I
tha t’i përdorte
Ilaçet
kontraceptive!
Mirëpo,
fshatarakut
Nuk
i eci mbarë,
I
ngeli pa dashje
Gruaja
me barrë!
Shkon
vrap te mjeku
Me
kokën në duar :
-Më
more në qafë
O
mjek i uruar!
Mjeku
u zu ngushtë
S’pati
tjetër derë,
Vetëm
t’ia hiqte
Një
gogël, me nder!
Nuk
pati sukses
Terapi
e vjetër,
Prapë
gruaja me barrë
Fët
dhe goglën tjetër!
Pas
nëntë muajve
Fshatari
me hall,
Vjen
te doktori
-Më
lindi djalë!
Ua!-
tha doktori
-Ç’ironi
e fatit…
S’mund
t’u heq goglat
Gjithë
burrave të fshatit!
Miu dhe bretkosa
U
zunë në një kohë
Kur
s’kishte internet,
Miu
dhe Bretkosa
Shokë
me dinjitet!
Kalonin
një jetë
Plot
me ideal,
Njëri
mbi tokë
Tjetri
në moçal.
Meqë
u mungonte
Fejzbuku
dhe viberi,
U
lidhën për këmbe
Me
një fije peri.
Sa
herë që i vinte
Miut
ndonjë mik,
E
njoftonte shokun
Me
telin klasik.
Ky
lloj komunikimi
Zgjati
disa vjet…
Deri
sa një ditë
Ndodhi
një tërmet!
Tek
rrezitej bretku
Mbi
ujë si balenë,
Vjen
i shpejtë Lejleku
Me
sqep e rrëmben!
Kur
sheh nga lart
Miun
si rri var’,
-Ty
s’të rrëmbeva
I
shkreti gjitar!
Flet
nëpër buzë
Miu
i trishtuar:
-Kështu
e ke kur zgjedh
Shokun
e gabuar!
Gomari me shokë
Një
ditë Ali Babës
N’kohë
të pandemisë,
I
ngordhi gomari
N’pragun
e shtëpisë!
Vajtën
ca çapkënë
Për
ta vënë në lojë,
Njeriun
e mërzitur
Që
s’fliste me gojë!
Nisën
ta ngushëllonin
Të
gjithë me rend,
E
kishit gomarin
Vërtet
një legjendë!
Në
stilin e humorit
I
thurnin lavdinë,
Nuk
e kishte shokun
Në
tërë gomarinë!
Bëhuni
të fortë
Si
guri i Sharrit,
Erdhëm
të lutemi
-Për
shpirt të gomarit!
Ndjesë
pastë veshgjati
Qe
një kafshë e mbarë,
U
prehtë në paqe
I
shkreti gomar!
Mirëpo,
Ali Baba
Ishte
kokë e zgjuar,
Çështjen
e ngushëllimit
Nuk
e merrte shtruar!
Keni
ardh’ për t’pame
Sa
më vjen mirë…
Kam
kënaqësi të kem
Si
ju dashamirë!
Nuk
e paskam ditur
E
them pa ngurrim,
Paska
pas’ shumë shokë
Ky
gomari im!
Punësimi
Ndërmarrjen
Publike
Drejtori
mandatar,
Vendosi
me konkurs
Të
marrë një rojtar.
Të
gjithë kandidatët
I
shtynë në provim,
Për
t’i parë sa ishin
Të
aftë për punësim!
-Nëse
je në punë
Me
armën në dorë,
Vjen
një hajdut
Kërcen
në oborr…
-Çfarë
do të bësh
Është
pyetja e parë,
Shkurt
tha kandidati
-Kam
për ta vrarë!
Jo
tha drejtori
Mos
kërce hop,
Duhet
t’i drejtohesh
Tri
herë me “Stop!”,
Në
pyetjen e dytë:
-Si
është sipas teje,
Po
erdhi një lopë
E
hyri pa leje?!
Do
t’i them “Stop!”
Tri
herë në shkallë,
Pastaj
do ta gjuaj
Me
armë në ballë!
Reagon
drejtori
Ke
kujdes, ore,
Ajo
është lopë
S’të
kupton fare!
Duhet
ta joshësh:
-Eja,
Laro, shpirt,
Si
dhe ta mjelësh
Lopën
pa koritë!
Dhe
pyetja e tretë
I
nxjerr befasitë:
Po
erdhi gruaja
Te
unë në vizitë?!
Kjo
pyetje drejtor
Nuk
do filozofi,
I
them eja Laro
E
mjel me kënaqësi!
Mëkati
Një
Mari e ditëve t’sodit
Shkon
te prifti për rrëfim,
Që
t’i lutet Atit t’shenjtë
Për
t’ia falur një gabim!
-Prift
i dashur të më falësh
Rashë
e fjeta me bandill,
Duke
lindur pa adresë
Jashtë
martesës një kopil!
Ati
i shenjtë përpara perdes
Nuk
llafos me kokën lart,
Vetëm
mjekrën e fërkon
Dhe
përflet diç përçartë!
Mirë,
bre, prift qofsh bekuar
Pse
nuk flet s’më ha leshi,
A
s’e lindi Maria Krishtin
Siç
na mëson Bibla për veshi!
Prift
i dashur më kuptoni
Sa
është bota e padrejtë,
Unë
Mari, ajo Mari
Njëra
kurvë, tjetra e shenjtë!
Referendumi
Këndej
e matanë Drinit
Sikur
deti valë e shkumë,
Çohen
shqipet gjithandej
Të
kërkojnë Referendum!
Në
Qafë Thanë e Morinë
E
pret rrugën një lugat…
Për
t’i nxjerr hiles bisht
Prej
Brukselit n’Beograd!
Le
të kallet krejt Evropa
E
të çmendet dhe Ballkani,
Vjen
momenti, plas urtia:
-Për
një plesht digjet jorgani!
Çdo
durimi i vjen fundi
Nuk
jetohet kështu të ndarë,
Në
mes muresh të Berlinit
Me
kufijtë ndërshqiptarë!
Mirë
se vjen Referendum!
T’kemi
shpresë dhe motiv,
Veç
bashkimit kombëtar
Nuk
ka tjetër alternativë!
Kush
ka tjetër formulim
Le
ta thotë: O sot o kurrë!
Erdhi
koha të jetojmë
Me
një komb e një flamur!
Po
i pyetëm rend me rend:
Çka
thotë Moska e Verona,
Nuk
na lënë të biem bashkë
Në
një shtrat me gratë e tona!