| E diele, 06.02.2022, 12:42 PM |
Veper e rrallë për falsifikimet e histogravisë serbe
Me
rastin e vdekjes se prof. dr Skënder Rizës, në shënjë respekti dhe nderimi po (ri)botoj në “Zemra shqiptare” recensionin tim për
veprën e tij : “Vepër e rallë për falsifikimet e histogtafisë serbe”. Me këtë
rast konstatojmë se vdekja e ptof.dr. Skënder Rizës është një humbje e madhe
për historiografinë tone kombetare…
Nga
Hilmi Saraçi
Prof.
dr. Skënder Rizaj është njëri nder studiuesit e dalluar të historisë sonë
kombëtare . Kontributi i tij në fushën e shkëncave të historiografisë është
mjaft i madh. Ai shkroi shumë punime,studime dhe vepra shkencore me vlerë të
veçantë për historinë tonë kombëtare . Në këtë fushë shquhet vepra
“Falsifikimet e historiografisë serbe “- The falsifications of Serbian historiography”-
një vepër e rrallë e këtij lloji (e përkthyer në gjuhën angleze) që bënë fjalë
për falsifikimet e historiografisë serbe . Ai me këtë vepër ka hudhë poshtë
falsifikimet që janë bërë në historiogafinë sërbe , prej kohërave më të hershme
deri në ditët e sotme . Kjo ka qenë një nevojë, obligim moral dhe patriotik i
kaherhëm ynë, për historinë tonë kombëtare dhe për opinionin e gjerë. Vepra
është e përkthyer enkas në gjuhën angleze, prandaj kjo ka një rëndësi të
dyfishtë për shkëncat e historisë tonë kombëtare dhe për njohjen e opinionit të
gjerë me këto falsifikime … Prof. dr. Rizaj është njohës dhe ekspert i dalluar,
jo vetëm i historisë sonë kombëtare, por një studius i mirëfilltë, i standardit
të lartë shkencor dhe kombëtar..Herët, me vite të tera, filloi të punojë në
fushën e historiografisë dhe të gjurmojë, nëpër arkivat e njohura botërore,
duke vjelur materjal të rrallë të periudhave të ndryshme historike …
Pellazget, autoktonia
dhe territoret shqiptare
Vepra
fillon me një pasqyrë të shkurtër të shtetësisë pellazge-ilire -shqiptare gjatë
shekujve, për të hyrë në sqarimin shkencor të pëllazgët, ilirët dhe shqiptarët,
shtrija e tyre që nga Azia , emertimi, fiset , principatat, jeta , trashegëmia
dhe kultura shpirtërore e zhvillimit nëpër periudhat e kohës. Etimologjinë e
emrit pellazg , dr. Rizaj e nxjerr nga “njerëzit që u krijuan dhe jetuan në
dete “ ( në pellgje) d.m.th ”njerës të pellgjeve , të lumenjeve , të liqenjëve
, të deteve dhe të oqeanëve”…
Duke
bërë fjalë për origjinën e shqiptarëve,siq dëshmojnë shkencat multidiciplinore,
shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të ”pellazgjëve hyjnorë “dhe si
të këtillë janë autokton që nga kohët më të lashta, ku jetojnë sot e kësaj dite
në trojet e tyre: në Shqipëri, në Kosovë , në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi,
në Greqi e gjetiu- sqaron Autori. Ai pastaj bënë fjalë për institucionet fetare
dhe shtetërore të shqiptarëve, formimin e tyre “në zemrën e Ilirikut”, ku sipas
traditës shekullore u krijuan edhe institucionet e para fetare , shtetërore ,
principatat , mbretritë me karakter të vjetër kombëtar-ilir, por me emër të ri
: alban,-arbër, shqiptar. Ai në këtë rast përmend mbretëritë (shtetet), princët
(principatat) të cilët janë me prejardhje shqiptare. Stevan Dushani, mbret dhe
perandor i Rrasisë (1331-1355) ishte me të vërtetë mbret i Shqipërisë (rex
Albanias)- thotë autori dhe sqaron edhe për shumë të tjerë sundimtarë (princër)
të kohës me prejardhje shqiptare, të falsifikuar nga historiografia serbe. Ai
pastaj do të ndalet në përsonalitetet e njohura historike që nga Skënderbeu e
më herët, origjinën , preardhjen dhe luftën e tyre për dominim dhë sundim në
trojet ballkanike , në vëçanti. Për kuptimin gjeografik të Albanisë , dr. Rizaj
ndalet sidomos në kuptimin e emrit Albania , shtrirjen që nga teritori i Duklës
, më sakët në Zetë (Mali i Zi i sotëm ), duke përfshirë gjithë bregdetin,
Lezhën, Tivarin, Budvën dhe Kotorrin (Inpartibus Albanniea sen Zenthe 1426).
Pjesa më e madhe e shqiptarëve pa marrë parasysh përkatësinë fetare (ortodoksët,
katalikët, myslimanët, patarenët (bogomilët), laramanët (kriptokatalikët), të
nxitur nga ndjenja kombëtare , nga dashuria ndaj atdheut , u bënë si një dhe
luftuan heroikisht për kombin dhe shtetin kombëtar shqiptar me Skënderbeun në
krye .Shteti kombetar shqiptar i Skënderbeut- sqaron autori më tutje ,
përfshinte pjesën më të madhe të trevave kombëtare shqiptare . Ai shtrihej nga
malet Prindua dhe Janina dhe deri në Kotorr, nga Adriatiku e deri në Ohër,
Dibër, Prizren e Gjakovë . Peja dhe Kosova në kuptimin e ngushtë të fjalës ( me
Vuçitrinë, Novoberrdë, Prishtinë etj.) kishin mbetur jashtë kufijve të shtetit
shqiptar kombëtar të Skënderbeut., për të shpieguar arsyen pse kishin mbetur
jasht këtyre kufujve dhe për të bërë fjalë për formimin ( krijimin) e sangjaqëve
me sundimtarët e tyre .
Në asnjë dokument nuk ka
shënime për egzistimin e serbëve në këto troje
Duke
bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deqanit, Manastirit të
Graqanicës, Patrikanën e Pejës etj. prona këto që shtriheshin në një teritor
shumë të gjerë , siq tregon ” bulla e artë” e mbretit StefanDeçani (1330), dr.
Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe vlleh dhe në asnjë dokument
nuk ka shenime për egzistimin e serbëve në këto treva . Kështu kuptojmë –shton
autori se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj:
Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava ,
Stefan Deqani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj. që të
gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-ilir:tri –ballë= tri ballët e
maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe- pra ishin shqiptarët, njëherë
katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë ( shqiptarë të sllavizuar
dhe të islamizuar)-sqaron Autori., për të shtuar se është plotësisht e natyrshme
që edhe kishat edhe manastirët e ktij ambijenti gjeografik si institucione të
shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar
nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë… Dr. Skënder Rizaj flet për kuptimin
gjeografik dhe administrative të emrit Kosovë që hyn në histori pas Betejës së
parë të Kosovës (1389) e zhvilluar në Albani, në rrëzë të malit Albanik, në
luginën e lumit Alb, Lab , Llab në përëndim të qytetit të lashtë xehetar
metalurgjik Kosova. Prej kësaj kohe për këtë pjesë të Ballkanit kuptimi
gjeografik Albani zëvëndësohet me emrin Kosovë –sqaron autori dhe tregon
administrimin osman, shekulli XV-XIV me sangjaqët e saja. Ai pastaj ndalet se
si ilirët mbizotëronin në gjithë Gadishullin Ballkanik , prandaj në shekullin
XIV kur osmanlinjët u nisen në këto anë , në luftën e Kosovës e gjithë
popullsia e ballkanit quhej në burimet osmane popullsi shqiptare (Bytyn Rumeli
Halkina da “Arnavud” dediler)- thotë autori
Coptimi i Kosovës dhe
historia çoroditëse pansllaviste
Vend
të veçantë në këtë vepër zën kaptina : Coptimi i Kosovës. Dr. Rizaj gjerë e
gjatë paraqet të gjitha përpjekjet që janë bërë për coptimin e Kosovës , duke
filluar nga Kongresi i Berlinit (1878) , Konferenca e Ambasadorëve në Londër
(1912-1913), Konferenca e paqës në Pariz (1946) etj. dhe për padrejtësitë që
janë bërë në këtë fushë për kombin shqiptarë Historiografija pansllaviste serbe
për të përfituar opinionin ndërkombëtar për të drejtat serbe mbi Kosovën bëri
falsifikime të mdha historiografike-thotë dr. Rizaj, për të sqaruar në hollësi
se “ kishat dhe manastirët serbe në Kosovë , Beteja e Kosovës ndërmjet serbëve
dhe turqëve (1389), dyndja e madhe serbe nga Kosova në krye me Arsenije III
Çarnejeviq (1690)”, paraqesin falsifikimet të paskruptulla të historiografisë
serbe , për gjoja se ato ishin “zemra, shpirti dhe djepi i serbëve” në Kosovë–
sqaron dr. Rizaj, për të argumentuar të dhënat se kishat dhe manastirët serbe
(e Graqanicës, e Deqanit , e Pejës etj.) ishin të shqiptarëve dhe citon një
letër që kishte marrë nga një prift serb i cili i kishte shkruar se dokumentet
në greqishten e vjetër (burime bizantine ) vertetojnë këto të dhëna të dr.
Skënder Rizës se kishat e përmendura ishin të shqiptarëve dhe popullata e kësaj
ane janë shqiptarë …Dr. Rizaj përmend se si edhe pansllavisti i madh, prof.
Vaso Çubrilloviç s’ka mundur ta fshehë të vërtetën historike kur në vitet e
shtatëdhjeta të shekullit XIX ndër të tjera kishte shkruar: Viset e Prokuplës,
Kurshumlisë, Leskovcit e deri te Nishi quheshin “Arnavutllëku i Toplicës”
Themelues dhe përhapës
të krishterizmit burimor ishin ilirët e qytetruar
Pastaj
autori do të flasë për skizmatizmin (lexo : sllavizimi dhe islamizimi i
shqiptarëve) në këto troje, duke shpieguar me të dhëna numerike vendbanimet ,
kishat , fshatrat dhe qytetet që ishin skizmatizuar, sjelljen dhe veprimtarinë
e tyre. Kështu, më 1670, arqipeshkvi i Shkupit –sqaron autori, i ankohet
Konngregacionit (Papatit) se shqiptarët katolik më shumë po vuajnë nga
skizmatikët e Patrikanës së Pejës sesa nga vetë “turqit” (pagando alpatriarsha
di Pech una notable pacunia all’anno). Kjo është aq e rrezikshme, sepse
katalikët në fund të fundit, do të kalojnë të gjithë në skizmë-shpiegon prof.
Rizaj. Ai pastaj flet për kuptimin kishtar të emrave : shqiptar, serb dhe grek,
krijimin e gjuhës kishtare si dhe për nocionin : “Kosova Jerusalem, shpirt dhe
djep i serbëve “, për të hudhur posht pohimet e tyre (serbe) se këto nuk
qëndrojnë , nuk dispunojnë asnjë dëshmi, sepse thotë autori gjykuar sipas
burimeve historike edhe profeti Jesui (Krishti) si dhe apostujtë e tij ishin
ilir të Azisë. Pra themelues dhe perhaps i krishtenizmit burimor ishin ilirët e
qytetruar, e jo sllavët barbarë, e serbët, të cilët janë një konglemerat ( nga
vllehët, sllavët,turqit e ilirët-shqiptarët)-thotë dr Rizaj….Dr. Rizaj pastaj
sqaron në detaje për Betejën e Kosovës ndërmjet serbëve dhe turqëve dhe për
deformimin e karakterit të betejës si dhe për”dynjen e madhe të serbëve nga
Kosova në krye me Arsenije Çarnojeviç (1690)”. Kjo dyndje kursesi nuk mund të
quhet “dyndje e madhe serbe nga Kosova, por “ Dyndje e popullatës së krishterë
nga Ballkani-sqaron dr. Rizaj .Disa “shkencëtarë” të vërfër nga pikëpamja e
diturisë dhe të vërbuar nga shovenizmi me rastin e kremtimit të 600 vjetorit të
Betejës së Kosovës këtë ngjarje e shpiegojnë si luftë me karakter ndërkombëtar.
Kjo betejë –thotë autori kishte karakter fetar, ideologjik, sepse në atë kohë u
zhvillua një luftë vendimtare për mbizotërim mbi krishtërizmin i cili ishte në
rënjë e sipër. Autori sqaron shumë ngjarje të kësaj periudhe me të dhënë
shkencore dhe hudh poshtë falsifikimet e historiografëve serb..Në fund të
veprës dr. Rizaj bashkangjet shkrime, letra, foto dhe dokumente original të
periudhave histotoke të nxjerra nga arkivat botërore që argumentojnë të dhënat
për falsifikimet të historiografisë serbe...(Nxjerr nga vepra (ime) “ Vështrime
shkencore dhe letrare”)