Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mimoza Zymeri: Natë e vetmisë

| E shtune, 05.02.2022, 06:26 PM |


Mimoza Zymeri

NATË E VETMISË

E shtrirë në barin e lagun nga shiu

natën nën dritën e të bukurës hanë rri..

Nën yjet e ndritun plotë jetë

që ndriçojnë një qiell të tërë.

E shtrirë të të kujtoj ty

ftyren tande shoh kudo atje lartë..

Permallem për kohërat tona s'bashku

ku të qeshurat tona degjoheshin shumë larg.

Një qetësi e madhe sonte m'pushtoi

njejtë sikurse natën..

Edhe hanën sot shoh ndryshe

t'zhytun, t'kaplune thellë n'mendime...

T'mërzituna të dyja qajmë hallet,

sonte n'këtë natë vetmie!