| E shtune, 05.02.2022, 08:10 PM |
Ndue Ukaj:
Koficienti
i intiligjencës sonë politike vazhdon të pësojë rënie dhe për pasojë të
stërkeqët.
Faji
mund të jetë i dreqit e i të birit dhe kjo pak ka rëndësi.
Ajo
çfarë është me rëndësi, është fakti se vendi ynë është në një gjendje shumë të
rëndë dhe shpresat për rimkbëmbje janë vyshkë. Këtë e tregon fakti se të paktë
janë atë shqiptarë që thonë: lum unë për vendim tim. Në të kundërtën, dëgjon
ankime, pezm, pakënaqësi dhe dëshpërimi pafund.
Vendi
ynë me këtë intiligjencë të mjerë të cilën po e përditëson, me gjuhë të
përçartë publike, me sjellje foshnjore e veprime tipike banditeske, është shumë
larg normalitetit, kurse për progres cilësor as që mund të bëhet fjalë.
Ata
që na shohin nga jashtë, miq e armiq, shohin një shoqëri të dërmuar, pa shpresa
dhe pa kurrfarë ideale. Dhe ky është realitet i trishtë.
Në
të vërtetë, kjo është fatkeqësia ma e madhe për një vend, kur i thahen idealet
dhe litari i injorancës i lidh njerëzit dhe i tërheq kado.
Përsa
kohë nuk e kuptojmë se nuk është krijuar njeriu për shtetin, por shteti për
njeriun, jemi larg shoqërisë humane dhe të qytetëruar politikisht.
Vendi
ynë i dërmuar nuk mund të gjallërohet me arrogacë, autoritarizëm e mllef, por
duhet dashuri, kujdes e solidaritet. Para se gjithash - duhet ta rrisim
shpirtin e tolerancës - siç porosite i urti dhe i mençuri Ibrahim Rugova.
Tashmë
duket qartë se e kemi bjerrë çdo ideal të lartë e human dhe rendim si të
çmendur në një martonë pa qëllim e pafund, duke provuar deri ku shkon e keqja e
marrëzia.
Koha
është të kthehmi prapa dhe të shohim se ku kemi gabuar. E vërteta është se kemi
gabuar shumë dhe të gjithë. Kurrë nuk është vonë për pendim dhe katharsis
shpirtëror.