| E shtune, 05.02.2022, 06:25 PM |
Vilhelme Vrana Haxhiraj:
Sh.B.Eurprint
nxori nga botimi librin “Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë” (2, shkurt,
1992-2,shkurt,2022) i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj
Mirënjohje!
Letërsia i ngjet bimës, e cila që të rritet e të japë frute, kërkon ujë,
dritë dhe ushqim nga toka qe e lindi.
Që të realizohet një libër i arrirë, kërkon shumë mund, djersë dhe
shpenzime, edhe pse pa kushte të favorshme, ajo i dhuron vlera njerëzimit.
Pikërisht për gjestin qytetar si intelektual i mirfilltë, dashamirës letërsisë,
i shpreh mirënjohjen Z.Bujar Leskaj (ish Ministër i Kulturës,Ish Kryetar i Kontrollit të lartë të shtetit dhe deputet në Kuvendin e Shqipërsië), i cili
financoi librin “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë” takimin në ditë jubile të 30 vjetorit të LDG.Vlorë.
Z. Bujar Leskaj, bir i Vlorës, është i vetmi intelektual i sferave të larta
të pushtetit që ka bërë dhe bën për Vlorën. Ai ka qenë iniciues i disa
përurimeve të personaliteteve vlonajte, si dhe ka përuruar disa prejlibrave të
mi duke filluar nga viti, 2005 e deri sot, më, 2022.
Në emër të të gjitha atyre zonajve që punuan për demokracinë dhe emrin tim
personal, ju shpreh konsiderata dhe
mirënjohje për vlerësimin që i bëni letërsisë dhe artit!
Ju faleminderit dhe konsiderata të veçanta!
Autorja Vivra
Gjithashtu preh mirënjohjen time për gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë
botim, SHB. “Europrint”; redaktoren, Lejla Gorishti; korrektoren, Blerina
Ndreu; dizenjatorin, Jorgo Saqeralliu; menaxherin dhe bashkortin tim, Fitim
Teki Haxhiraj që më ka shoqëruar dhe ka financuar gjithë aktivitetin e LDG,
Vlorë në periudhën (1990-1998), për gjithë kohën që drejtoja LDGVlorë!
Falënderoj mediat vizive apo të shkruara dhe lexuesin tim, si kritiku dhe
vlerësuesi i paanshëm!
Respeke, Autorja
Tridhjetë vjet nga Themelimi i Lidhjes Demokratike e Gruas, Vlorë
(6 shkurt, 1992 - 6 shkurt, 2022)
Përkushtim!
“Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë”, është një libër kujtese dhe nderimi që
përurohet në 30 vjetorin e themelimit të saj.Këtë libër ua kushtoj gjithë
zonjave që vranë frikën dhe u ngritën për rrëzimin e diktaturës dhe morën pjesë
në procest demokratike. Të pa ndikuara me vullnet dhe dëshirë formuam Lidhjen
Demokratike të gruas Vlorë më, 2 shkurt,1992 dhe punuan në kushte shumë të vështira.
Kujtoj me nderim
dhe mirënjohje ato zonja që nuk jetojnë më, të
cilat punuan me vetmohim punuan për demokracinë dhe kurrë nuk kërkuan
shpërblim:
Këto zonja që sot
i mungojnë LDG dhe familjeve, janë: Didi Llupa, Enrieta Bejkosala,
Meliha Doda, Gjylter Hysenbegasi, Elfrida Skela, Gëzime Pasho, Liza Deromema,
Ervehe Bejkosala, Sadete Xhema, Engjëllushe Hoxha, Dife Matuka, Asqerie Bala,
Lidia Sharra, Nimete Rakipaj, Nadire Sharra, Nedo Xhyheri, Sado Dajlani, Zili
Osmani Azizi, Festime Hitaj, Veko Shënediella, Lenie Hitaj, Elisabeta Sava etj.
Kërkoj ndjesë për
ato zonja që nuk jetojnë, por nuk e kam ditur. Gjithsesi ato që jetojnë dhe atë
që nuk jetojnë të gjitha papërjashtim qëndrojnë në piedestal nderi Ato u ngritën për rrëzimin e diktaturës së
egër dhe dhanë ndihmën e tyre në proceset demokratike vetëpër të drejtta e
liritë e mohuara, për mirëqenien e familjes, për të ardhmen e fëmijëve dhe
integrimin e kombit.
Të dashura, nëna,
bija, motra dhe bashkëshorte demokrate! Për gjithë ato që dhanë vlera në
rrëzimin e diktaturës dhe ndërtimin e bazave të një shteti demokratik, shtetin
e së drejtës ligjore, shpreh mirënjohjen time që iu përgjigjët thirrjes për
themelimin e organizatës së gruas demokratike mbi baza vullnetare, të
pandikuara nga askush.!
“Kur flitet për një grua, aty gjen veten çdo grua shqiptare. Kur shkruhet
për aktivitetin e një organizate grash, ndërkohë përfshihen gjithë gratë
shqiptare që aderojnë në të si gratë demokrate në Lidhjen Demokratike të Gruas
në qytetin e tyre”.
Librin “Lidhja Demokratike e Gruas, Vlorë”ua kushtoj gjithë zonjave që
flijuan jetën për lirinë, integrimin e kombit dhe kërkuan të mbronin dinjitetin
e tyre të nëpërkëmbur ndër shekuj.
Ky libër do të shërbejë si kujtesë për ato vasha dhe gra që u ngritën
kundër zakoneve mesjetare, ligjeve të shkruara apo të pashkruara që e
skllavëruan gruan.
Kjo përmbledhje e gjithë aktivitetit të LDG,Vlorë gjatë tranzicionit, është
një kujtim për ato gra të ndrydhura e të mohuara që vranë frikën dhe u ngritën
për përmbysjen e diktaturës komuniste, më të egrës që ka përjetuar njerëzimi.
Zonja të dashura, luftoni për barazi gjinore, të merrni pjesë në të gjitha
nivelet e politikës, të pushtetit legjilativ, ekzekutiv dhe juridik. Me
intelekt, arsimim e dije si dhe me profesionalizëm, pranoni sfidën e
ballafaqimit me këdo dhe kurdo!
Me konsideratë Vilhelme Vrana Haxhiraj
Lexoni citatet e këtij libri dhe do të kuptoni se ç’vlera ka gruaja:
“Gruaja është
embrion i njerëzimit prej së cilës lind e bukura, jeta!
“Nga gruaja lindën
burrat e shteteve, në duart e të cilëve është luajtur e luhet politika,
diplomacia botërore, drejtësia dhe fatet e kombeve të mëdhenj apo të
vegjël.”
“Familja, atdheu i vogël, ku hedh rrënjë kombi, ndërtohet
nga të dy gjinitë, ...kur burri dhe gruaja do të dinë ta vlerësojnë
njëri-tjetrin për atë që është në gjendje të bëjë e të arrijë secili segment i
shoqërisë, do të kemi një familje të bukur, një shoqëri kompakte e pa smirë,
një shtet më të konsoliduar dhe një komb të integruar...”
“Në arsim, intelekt dhe profesionalizëm gratë janë të
barabarta me burrat. Ç’keninë më tepër nga ne , zotërinjë? Vetëm se ju jani më të korruptueshëm se gratë. Pasi një
grua e korruptuar, nuk ka vlerë morale as si bijë, si motër, si bashkëshote dhe
aq më tepër si nënë apo gjyshe, pasi duhet të jetë model mirësie dhe virtyti në
shoqëri e kudo. Fëmijët i lindim dhe i rrisim bashkë me burrat, familjen e
mbajmë së bashku, shoqërinë e ndërtojmë së bashku, atëherë përse të mos e
drejtojmë politikën dhe pushtetin të dy segmentet bashkë?!
“Femra pa kulturë
a është në gjendje të rrisënjë brez të edukuar, që të jetë i aftë për të
ardhmen e kombit?! Kurrë...Duhet emancipuar femra që të integrohej familja,
shoqëria dhe vetë shteti.”
“Shembulli më i
mirë ishte gruaja pellazge e neolitit, mijëra vite para Kr. Bëhet fjalë për
epokën e matriarkatit, në të cilën gruaja drejtonte fisin, ekonominë dhe
përballjen me të huajin. Gruaja ilire merrte pjesë në kuvende, madje i dëgjohej
edhe fjala, gjë që tregonte ndërgjegjësimin e saj në një shkallë të lartë
zhvillimi.”
“Si model virtyti
do të merrja Amazonat shqiptare, ishin vashëzat e ndrydhura brenda katër mureve
të shtëpisë që u ngritën kundër martesës në djep. Ato veshën rrobat e
luftëtarit dhe u ngritën në luftë kundër të huajit, duke u bërë shembull në
mediat botërore.”
“ Jam i moshuar e
i drobitur nga jeta e burgut, me lot ndër sy, shpreh gëzimin tim: ‘Gruaja e
ndrydhur, e skllavëruar deri dje, sot shpreh mendimin e saj lirisht, pa pasur
frikë se do ta dënojnë për agjitacion e propagandë. Jam i bindur se këto zonja,
bijat dhe motrat tona luftarake, do t’i fitojnë të gjitha të drejtat e liritë e
tyre të mohuara.”Shaban Xhyheri.
“Historia e kombit
duhet ndërtuar mbi të vërtetën. Edhe jeta politike e PD, aktiviteti i saj,
fitoret dhe humbjet janë pjesë e historisë kombëtare. Ndaj faktet duhet të jenë
të sakta dhe jo të ndërtohen sipas interesave politike të njërës apo tjetrës
parti.”
FTESË
Përurohet libri i
Vilhelme Vrana Haxhiraj Lidhja
Demokratike e Gruas” (6. 2.1992- 6.2-2022)
LDG Vlorë &
deputeti,z.Bujar Leskaj promovojnë librin e autores Vilhelme Vrana Haxhiraj, me
titull “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë “në 30 vjetorin e themelimit të saj.
Njoftojmë se në këtë përurim janë të mirëpritura zonja nga LDG të qyteteve të
tjera, gjithë familjet e vjetra vlonajte dhe ato qytetare të Vlorës në Lokal
“Mustafa”, “Lungomare”, ditën e diel, 6 shkurt, ora,10 oo paradite .
Mirë u takofshim
Për kryesinë e LDG
Alta Haluci