Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Zerecin e kemi në zemër

| E enjte, 03.02.2022, 07:00 PM |


Zerecin e kemi në zemër

Poezi nga Xhevahir Cirongu

(Folklorike)

Zerecin e kemi në zemër

Me dolli e këngë e valle

Treditat rritur si male,

O Zerec  të qofsha  falë

Muzakaj në gji  mbanë.

Koshnica  syri pa gjumë,

Devolli me valë shumë,

Fiset rritur lule mbi gurë

Aty ku kam lindur dhe unë.

O Gradishtë, o Gur i Prerë

Ëndrrave  u jep   vlerë,

Zerecin e kemi në shpirt

Fjalë e nënës  na bën dritë.

Tretur  malli ,  si  flori

Djemtë të erdhën përsëri,

Hapen portat në çdo shtëpi

Vendlindjen e mbajmë në gji.

***

Durrës, dt 14 janar 2022

TË PRITA…

Vitet kalojnë dhe gjurmë lënë pas

as vet nuk di, ato ku shkuan?!

Në tinguj telash të ëmbla violine

mbi  flokët e thinjura aty ato rrinin.

Në heshtjen time rrudhat në ballë

si vija uji me ngjyra  ylberi,

janë gjurmë jete që s’dinë të flenë

në shpirt kujtimet aty gjetën folenë.

Sa shumë shpejt iku rinia jonë

e prita të vinte përsëri tek unë,

nuk munda të ecja mbi ato rrudha

veç kujtimet filluan të rridhnin si krua!

E çuditshme jeta me plotë mistere

shëtisin kujtimet në anijen me vela,

te porta dashuritë na bëjnë ndere

në thinja flokësh na puthin si nga hera.

Durrës, 20 Janar 2022