| E merkure, 02.02.2022, 08:00 PM |
Nga E.B., Nju Jork
May-Linda
Kosumovic është një aktore e talentuar, e lidur në Kanada. Kur ajo ishte
në moshë të vogël, bashkë me familjen kanë lëvizur në Kosovë, ku kreu studimet
në Akademinë e Arteve në vitin 2014. Ka marrë pjesë në shumë shfaqe të teatrale
të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ka fituar disa
çmime dhe njihet për rolin në serialin të mirënjohur në HBO “Welcome to
Utmark”, me regji nga filmbërësi islandez Dagur Kári.
Mund të na tregoni për veten tuaj?
Kam
lindur dhe jam rritur në Ontario, Kanada. Kisha një edukim që ndryshonte në
mënyrë drastike nga jeta që fillova pasi shkova në Kosovë. Nuk ishte një
tranzicion i lehtë, por unë kam mësuar dhe përfituar jashtëzakonisht nga ky
tranzicion dhe pas një periudhe shumë të shkurtër kohore u dashurova me Prishtinën
dhe me të vërtetë nuk mendoj se mund ta shoh veten duke jetuar diku tjetër.
Cilat janë disa nga filmat ku keni marrë pjesë?
Disa
filma ku kam luajtur janë: Lost exile, A performance, A month, Only human,
Cirku Fluturues, A dream, Salloni, Sisterhood, Utmark - HBO Europe.
Projektet
e mija te fundit janë: “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville; “Era” me
regji të Parta Kelmendit; “Sirin” me regji të Senad Sahmanovic; “Hotline” me
regji të Dren Zherkës.
Cilat projekte artistike do veçonit?
Ka shumë
projekte që janë shumë të dashura për mua, si nga teatri ashtu edhe nga filmi.
Një shfaqje teatrore që e vlerësoj shumë dhe me të cilën jam lidhur edhe
emocionalisht është “Nëna dhe fëmija” me regji të Bekim Lumit. Procesi ishte me
i gjati ndonjëherë, na u deshën gjashtë muaj prova të pandërprera për të
arritur më në fund në natën e hapjes. Pavarësisht nga gjithë puna e vështirë,
fizike dhe emocionale, fitova dhe mësova shumë rreth aktrimit dhe mënyrave për
te eksploruar gjatë procesit.
Mund të na tregoni më shumë për personazhin e “Elenës” në serialin
“Mirësevini në Utmark”?
Elena
është roli që kam luajtur në “Welcome to Utmark”. Ajo dhe Drita janë dy
Kosovare të trafikuara që fillojnë të jetojnë në këtë qytet shumë rural dhe të
çuditshëm në Norvegji. Që në fillim të serialit historia e tyre dhe lufta për
mbijetesë në këtë qytet nis të shpaloset.
Skenari
ishte i shkruar mirë dhe rolet në veçanti. Kishte kaq shumë hapesire per të
luajtur, dhe kjo më pëlqeu më se shumti.
Çfarë të pëlqen më shumë për karrierën tuaj si aktore?
Të bësh
diçka që të pëlqen për të jetuar - me të vërtetë më duket sikur po paguhem, por
nuk po punoj.
Çfarë hobi të tjera keni?
Unë në
fakt kam shumë hobi. Jam shumë e përkushtuar për të mësuar gjëra të reja dhe më
pëlqen ta mbaj veten të zënë veçanërisht kur kam boshllëqe të mëdha ndërmjet
projekteve. Unë bëj joga pothuajse çdo ditë, notoj sa herë që kam mundësi.
Mundohem të mësoj gjuhë të reja dhe jam fillestare në piano.
Cili është projekti juaj i rradhës
Aktualisht
jam në Mal të Zi duke punuar në filmin “Sirin” me regji të: Senad Sahmanovic.
A përkrahni ndonjë shoqatë bamirëse apo kauzë sociale?
Unë kam
qenë gjithmonë mbështetëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për kauza që lidhen me
stigmatizimin social dhe diskriminimin ndaj grupeve te margjjnalizume. Këto nuk
janë gjëra për të cilat flas vetëm me miqtë, por përdor edhe platformat e mia
të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin.