| E merkure, 02.02.2022, 07:00 PM |
Libri poetik “Shija e shikimit” është një vëllim i përbashkët i poetit Bardhyl Maliqi me poeten rumune Maria Gregore botuar në Bukuresht nga Shoqata e Shqiptarëve të Rumanisë. Poezitë dhe shkrimi shoqërues i Dr. Agim Nelajt janë nga fillimet e tij poetike, pra nga librat “Lulet e Shegës” dhe “Pasqyrat”, me përjashtim të poemës “Qyteti im me emër vajze”, që është nga vitet e fundit. Ato kanë pikërisht shijen e shikimit të një moshe rinore.
Vëllimi me vjersha e poema "Zërat e detit" është libri i botuar
në Kosovë, që përmbledh poemat, akrostkët dhe poezitë impresive të viteve të
fundit. Ai “është i rrallë në letrat shqipe, pohon në pasthënien e librit
njëri nga recensentët, studiuesi e shkrimtari Prend Buzhala. Sipas tij, ky
vëllim poetik është ndër më të veçantët në poezinë e sotme shqipe, për
procedimin e rrallë tematik, për mënyrat e shtjellimit të tekstit poetik, si
dhe për fuqizimin e shumanshëm të ekfrazës lirike.” Libri ka rreth 300 faqe
me mbi 4.500 vargje në vjersha dhe poema. Redaktor i librit është Mexhid
Mehmeti, kurse recensentë janë Dr. Mujo Buçpapaj e Prend Buzhala. Botoi Lena
Graphic, Prishtinë.
"Vrasja e heshtjes" titullohet libri studimor i Dr. Bardhyl
Maliqit, që objekt studimi ka prozën për të rritur të autorit Mexhid Mehmeti.
Libri analizon veprën e këtij autori, që përbëhet nga 44 tregime e 9 novela të
botuara në shtypin e kohës dhe në disa vëllime, pastaj 6 romane, 4 drama dhe
një përmbledhje me vështrime, reçensione e kritika letrare. Redaktor i librit
është Prend Buzhala, kurse recensentë Timo Mërkuri dhe Kostandin Vogli. Botoi
Lena Grafich, Prishtinë.
Libri i tij kritik “Kambanat e zgjimit” mbeti në sirtarin e donatorëve. Ai
përfshin mbi 50 autorë dhe 80 shkrime që kanë objektiv analizën kritike të një
apo disa veprave të tyre me poezi apo prozë filluar me Andrea Zarballanë, Agim
Maton e Bilal Xhaferrin deri tek autorët e fundit. Libri do të ketë edhe një
vëllim të dytë me autorët e pa përfshirë ende për shkaqe të ndryshme..
Shpresojmë që ky libër të botohet këtë fillim viti.