| E merkure, 02.02.2022, 07:47 PM |
Praktikumi
i vreshtarisë është tekst mësimor i përbashkët, i përgatitur nga bashkëpunimi i
gjatë midis profesorëve të vreshtarisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në
Shqipëri dhe Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejes në Kosovë.
Praktikumi
është përgatitur mbi bazën e tematikave të programit të praktikave mësimorë në
lëndën e vreshtarisë, e cila zhvillohet me studentët e ciklit të parë
(Bachelor), të Fakultetit të Bujqësisë.
Në
kuadër të bashkëpunimit dhe rritjes së numërit të studentëve kosovarë që ndjekin
studimet pasuniversitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe anasjelltas,
për lëndën e vreshtarisë, që në vitin 2018 është arritur në hartimin dhe
përdorimin e programeve dhe të teksteve mësimore të përbashkëta për studentët
dhe specialistët e hapësirës shqiptare në rajon.
Praktikumi
do të shërbejë si udhërrëfyes për kryerjen e praktikave mësimore specifike dhe
për çdo hallkë të hartimit dhe të zbatimit praktik të projekteve të krijimit të
vreshtave të reja.
Në
këtë material do të gjëni udhëzimet e nevojshme praktike për praktikat që
zhvillohen në laboratorë dhe për praktikat mësimore që zhvillohen në terren.
Udhëzimet
do të ndihmojnë studentët për të identifikuar e njohur organët dhe sistemet e
hardhisë, bashkë me rendësinë dhe funksionet biomorfologjike të tyre.
Në
këtë praktikum janë dhënë edhe udhëzime të detajuara që shërbejnë për të
identifikuar periudhat, ciklet dhe fenofazat e kultivarëve të hardhisë, si dhe
ndryshimet që ekzistojnë midis kultivarëve dhe specieve të hardhisë së
kultivuar.
Në
ktë udhëzues praktik janë trajtuar në mënyrë të thjeshtëzuar dhe hap pas hapi
edhe teknikat e shartimit dhe të prodhimit të fidanave të çërtifikuar të
hardhisë.
Janë
pasqyruar në mënyrë të detajuar edhe aspekte te teknologjisë së pergatitjes dhe
mbjelljes së fidanit, të ndertimit të sistemeve mbështetëse dhe sistemit të
ujitjes me pika, të plehërimit tokësor dhe gjethorë, të krasitjes dimërore dhe
operacioneve të gjelbërta, etj.
Përdorimi
i praktikumit e bën më të lehtë dhe më të qëndrueshëm të mësuarit praktik të
studentëve të vendeve tona.
Autorët
Prof Lush SUSAJ (UBT Tiranë)
Prof
Gjokë Duhanaj (Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë)