| E marte, 01.02.2022, 08:00 PM |
VJEDHJA (HAJNIA)- KORRUPSIONI DHE DESPOTIZMI
Nga Fahri
Dahri
Në kohën e sotme,
qendrimet ndaj termave të kryetitullit kanë pësuar ndërrim moral, ekonomik dhe
politik. Nuk mendoj se ky konstatim është i izoluar, vetëm tek disa,
përkundrazi transformimi i termave në këtë trajtim është bërë mbizotërues.
Problemi ka kohë që është shtruar për zgjidhje, pasi nuk është problem
shqiptar. Tek ne është importuar me diktim nga jashtë, nëpërmjet metodave:
agjenturore me personalitetet e larta, kamufluese, propaganda dhe demagogji
gjoja demokratike.
Ku duket, kush
është ndërrimi moral, ekonomik, politik i termave: vjedhje/ hajni, korrupsion e
despotizëm?. Po.
a)- Duken qartë
tek palët politike;
b)- Ndërsa
ndërrimi moral, ekonomik e politik duket qartë tek përparësia, të cilat kanë
zëvëndësuar qendrimet e djeshme të tyre.
Sa shumë vlera
merr nxënia në gjithë ciklet shkollore, nga ku njeriu arrin të marrë
paralajmërime për pluset dhe minuset e rrugëtimit drejt së ardhmes. Krahas diturive që përfitohen prej të
gjitha lëndëve mësimore, një vend të veçantë dhe të rëndësishëm në fakultetin e
ekonomisë, kishte lënda e "Materializmit dialektik", e
cila trajton ligjet objektive. Njëri ligj është "Ajo që sot është e
moralshme, nesër bëhet e pamoralshme".
Artikulli, nisur
nga situata ku ndodhet shoqëria shqiptare, përqëndrohet pikërisht tek veprimi i
këtij ligji objektiv! Dhe ja, sot gjen zbatim praktik ligji objektiv që
tjetërson të mirën në të keqe dhe anasjelltas. Nuk ju deshën shumë kohë që ky
ligj të vërtetohej, afro 60 vjet, kur e mësuam. Atëhere, dmth e djeshmja
jonë, vjedhjet/hajnitë, korrupsionin, despotizmin, trajtoheshin të pamoralshme;
në kohën e "sotme", siç po e jetojmë, jo vetëm janë të moralshme,
por kanë plotfuqi morale, ekonomike, politike dhe shtetërore!.
Tre termat e
mësipërme, të liga, të pamoralshme, kanë shkaktuar dëme serioze në varfërim të
vendit. Në mote dihet që vendi ynë është me resurse të shumta dhe të
shumëllojta. E pranon edhe politika e sotme, ajo e shpreh qartë dhe
bukur, se vendi ynë "është vend me pasuri përrallore", ose:
"Shqipëria nuk është vend i varfër, por është vend i vjedhur",
ose tek gazeta Telegraf, datë 28/01/2022 shkruhej: "Flemë mbi
"florinj", por jemi pa bukë". Deklarime që tregonë se vendi
është tepër i begatë, por ngahera tërësia e shtetit ndodhet në gjëndje të
mjeruar, mjaft të rëndë."Shteti është një sistem i pavarur politik,
administrativ, legjistrativ dhe qeverisës i ndërtuar dhe mbajtur në funksion
nga popullsia e një hapësire gjeografike sovrane". Që Toka,
deti dhe klima shqiptare janë të bekuara për begati, bollëk, diheh; por shteti,
përfshi strukturat përbërse të tij, duhet të zbulojë dhe dënojë shkaqet pse
rezulton i vjedhur? Kush ka vjedhur? Kush e vjedh? Pozita? Opozita? Populli e
din mirë se kush është kusari, kush po shkatërron. Ndërsa politika
hipokrite, bën sikur i qanë hallin popullit, vetëm duke mbetur tek deklarimi.
Primarët partiakë hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit, ngrejnë fort zërat nëpër foltore
e mitingje, brenda dhe jashtë vendit, madje edhe me emra e mbiemra. Jo vetëm me
zëra sporadikë, por në varg dhe ditë e natë, nuk mungojnë buçimat mediatike, të
zellshëm analistët nëpër studio në mbrojtje, sipas vartësisë partiake dhe
"dorovitësave". Mungon vetëm ajo që duhet, rruga ligjore drejt
dyerve të drejtësisë!. Realisht, praktika tre dekadëshe e ndjekur nga
partitë tona, ka vërtetuar se akuzat ndërpartiake kryhen për të
"shuar" ndëshkimet.!Të ndërsjellta çjerrjet ndaj fenomenit, ndërsa
ndaj shkaktarëve pasuri dhe ofiqe-vuvosje në ndëshkim!
Akuzat, sharjet,
shpifjet tashmë të dala bojet, kanë treguar falsitet, ato kryhen për të
ligjëruar dhe mbrojtur vetveten (unë të mbroj ty dhe ti më mbron mua).
Agallarët tanë ekzilë, tredakadësh, si dikur, shpresojnë në përgatesën me të
cilën shkencëtarët e mesjetës "shpresonin t’i kthenin të gjitha metalet
në ar, ose ta zgjasnin jetën e njeriut pambarimisht".
Dihet, ky model
"është një absurditet që kur pranohet, rezulton një pasion nga më të
shëmtuarit". Për fatin tonë të keq, ky model na ka
"pushtuar".
Tre më të
shëmtuarat e mësipërme, janë pandemi politike, ekonomike dhe morale, jo vetëm
të shoqërisë sonë (prandaj e quaj pandemi politike). Shpresojmë të shërbejnë si
përvojë e keqe që të mos ndodhi në të ardhmen.
…..
Vazhdojmë
shtjellimin.
*- Ç'farë
kuptohet me dy palët?
Në shumicën e
shteteve, qeverisjet vendosen sipas parimit "udhëheq shumica". Nisur
nga ky parim, duam nuk duam, shoqëria ndahet në pakicë dhe shumicë, ose pozitë
dhe opozitë. Kështu, me të drejtë apo me pa të drejtë, krijohen dy palët:
a)- partia në
pushtet dhe
b)- partia në
opozitë.
*- Kush janë
parimet ku ndërron qendrimi moral, ekonomik e politik?
I drejtohemi
përkufizimeve të termave të kryetitullit, sipas Kodit Penal dhe jo vetëm.
1)- Vjedhja
(hajnia). Vjedhje, hajdutëri, kusari. "Përvetësim në mënyrë të fshehtë
i diçkaje që është pronë shoqërore a pasuri e tjetërkujt. Vjedhja
dënohet".
2)- Korrupsioni. Prish
dikë nga ana morale, duke e shtyrë a duke e nxitur me anë rryshfetesh a
privilegjesh të shkelë ligjin për interesin tim të ngushtë". Korruptimi
i sistemit të drejtësisë; strukturat shtetëror e shoqërore. Mos harrohet se
vjedhjet, korrupsioni, etj. kur strukturat e ndërtimit të shtetit formohen nga
militantizmi, nepotizmi, paaftësia, mediokriteti dhe jo nga meritokracia e
profesionalizmi, krijohen rreziqe të pashmangshme, në tërësi për shoqërinë. Kjo
situatë është e pranishme aktualisht tek ne.
3)- Despotizmi.
Sipas fjalorit shqiptar:
Term në histori.
"Formë qeverisjeje që mbështetej në sundimin e një monarku me pushtet
të pakufizuar; i ligjërimit libror; sundim arbitrar e i egër, tiran".
Despotizmi ynë ka shfaqur tendencat për nënshtrimin e Parlamentit; në
shmangjen e sistemit të drejtësisë; si dhe për të plotësuar tekat e ekzekutivit
të pakufizuar dhe suprem.
Të tre
përkufizimet e mësipërme, e gjejnë saktësisht vërtetësinë tek praktikat
qeverisëse të vendit tonë.
……
Shtjelluam se edhe
shoqëria jonë këto tridhjet vjet (1991-2021) është trajtuar se ecën me parimin
shumicë-pakicë, me prioritet shumica. [Sa zbatim ka në praktikë, dihet nga të
gjithë, prandaj nuk do ndalemi!]. Praktika tek ne tregon se ky parim ka çaluar,
jo me një këmbë por me të dyja. Do shtjellohet shumë shkurt, pa u ndalur në çdo
rast, kjo sepse dihen rastet e shumta në veprim, pa përjashtuar ciklimet e
rotacioneve qeverisëse, herë njëra palë dhe herë tjetra, të cilat kanë pëlqyer
të njëjtin qendrim ndaj moralitetit të tre termave që u cituan më lart.
a)- Pala partiake,
që siguron shumicën dhe merr pushtetin, ka lejuar si të normalshme të tre
veprimet e pamoralshme, madje i kanë mbrojtur ato kur janë realizuar, qoftë me
ligj apo pa ligj, hnga strukturat e saj, ashtu dhe individët me pushtet.
Shembujt janë të dukshëm, nuk nevoiten të renditen këtu, sepse akuzohen edhe
nga opozitat sipas radhës. Qendrime të tilla janë kudo, si për t'a vërtetuar,
këto ditë korrupsioni dhe despotizmi, sipas shtypit, paska "zaptuar"
edhe sportin. b)- Tërheq vemendjen se vjedhjet, ryshfetet, korrupsionet dhe
despotizmi, realisht trajtohen vazhdimisht dhe me ashpërsi nga partitë
opozitare sipas radhës. Kjo është një e mirë e vërtetë. Por, pikërisht këtu
fshihet ose kemi kamuflimin dhe mashtrimin e madh. Si kuptohet kjo?. Sepse
opozitat, sipas ciklit të gjoja rotacionit politik, veprojnë një lloj. Herë
njëra në pushtet, që akuzohet nga opozita; herë tjetra në pushtet, që akuzohet
për të njëjtat veprime nga ish ajo në pushtet.
Duke trajtuar këtë
situatë më erdhën në mendje disa rregulla matematikore. Interesant,
madje shumë interesant:
Në matematikë
kemi:
- Plus herë plus =
plus (+). Dhe,
- Minus herë minus
= plus (+).
Në të dy rastet,
kur palët kryejnë veprime pozitive, përfitimi është pa dyshim pozitiv; por ja
që dhe kur të dy palët kryejnë veprime negative, ato përsëri fitojnë. Këtu
qendron dhe filozofia e palëve partiake tek ne, të cilat kundërshtojnë
njëra-tjetrë (rasti: minus herë minus), por nuk veprojnë për të ngritur
akt-akuza. Kjo strategji 30 vjeçare u a ka siguruar përfitimin të dyjave me
reciprocitetin e rotacionit politik. Janë veprime të njohura nga të dyja palët,
që keqëbërësit (bëhet fjalë për kusarët, për të korruptuarit dhe despotiztët)
të çdo subjekti qofshin, mbrohen politikisht sipas përkatësisë partiake.
Sistemi i drejtësisë vazhdon të bëjë drejtësi, jo me sloganin: "Ligji
është i barabartë për të gjithë", dhe për ironi në muret e gjykimit
"shkëlqen" balanca. Në praktikë po veprohet ndryshe. Balanca del
eksiq. Ajo hedh sytë, me frikë dhe tinzisht nga politika, nga partia ku aderon
"pacienti". Mos zbatimi i ligjit njëlloj për të gjithë, gjatë
këtyre 30 viteve, ka larguar frikën nga ligji, ka krijuar situata të
rrezikshme, janë tronditur thellë themelet e shtetit, është trimëruar e keqja,
e liga. Edhe nëse kërkohen shkaktarët, për të përcaktuar përgjegjësitë,
përgjigja është e menjëhershme: Askush i përveçëm. Kur thuhet
"askush", duhen kuptuar qendrimet ku palët akuzojnë me demagogi njëra-tjetrën;
nuk kryejnë, as lejojnë ngritjen e akt- akuzave. Kjo strategji
politiko-partiake, ka dëmtuar zhvillimin e vendit, i cili duhet të sigurohet me
rotacion real dhe të merituar politik.
Nga përvoja
shtetërore shekullore tek ne, në këndvështrimin tim, sugjeron për të rinjtë që
i futen politikës edhe këto kushte:
a)- Përgaditje
teorike ekselente në veçanti të historisë botërore të CV-ve të
personaliteteve politikë.
b)- Frenim të
rrëmbimit euforik rinor.
Veti që ndodh tek
njeriu si efekt i rritjes. Vërtet fenomen kalimtar, por që dominon afërsisht
deri në moshat dyzetvjeçare (populi për adoleshencën "Çdo gjë që fluturon
hahet").
c)- Kujdesje të
vazhdueshme në mbrojtje të sjelljeve, veprimveeve e mos veprime, gjatë kohës në
politikë, për t'ju shmangur fundit të keq dhe urrejtjeve popullore historike.
Synimi i
artikullit kërkon që drejtuesit kryesorë të palëve politiko-partiake, të ndalin
veprimet e pamoralshme. Të distancohen nga çdo përvojë negative e derisotme; të
dorëhen; ti përgjigjen me vullnet dhe vetëdije proçesit të VETTINGUT. Veprim
objektiv i kohës. Proçesi ka nisur dhe duket me këmbë të mbarë. Përditë
shohim fushë beteja:
- kacafytet e
keqja për mbijetesë, me të mirën për të çliruar shoqërinë nga pandemia
politiko-partike;
- dyluftim
ndërmjet të resë me të vjetrën.
Dialektikisht
dihet, e nesërmja nuk ndalet. Ajo vjen!.
Fahri
Dahri. 01 /shkurt/ 2022.