Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Meti Rexhepi: As qen as zagar

| E diele, 30.01.2022, 06:03 PM |


AS QEN AS ZAGAR

Meti Rexhepi

katër  këmbë

dy më shumë se ai  që e sundon

por  sundimtari ka dy duar që fytyrën i lajnë

të tijën fytyrë qenushi si ta lante me këmbë

krejtësisht i vetëm bredharak i dëshpëruar

ekologjia e kontejnerëve e kishte dëbuar

edhe kallnori me jorganin e bardhë të mallkuar

për një asht të njomë do t`i thahej ai gabzherr

në lukuni nuk përftoi as nga ndonjë qenushë

ujëvarë e jargëve i rrjedh syve të avulluar

hej qenush mos gjete gjë  në atë gëmush

mos e paç mëshirën e dykëmbëshit zemër-ngushtë

mësynte  atje ku nuhatja e shpinte

i hirtë në bardhësinë e borës

qofsh e keqe e me fat lumturie

Zoti i dha krah asaj sorrëshkine

sorrëshkinat  i sillën mbi krye

nuk ngjante as qen as zagar

të dytin e marrin t`ua nuhaste  ndonjë vakt gjahtarësh

assesi  këtë  se  nuk  ishte prej grabitqarësh

luanëve ujqërve kushërinj të prejardhjes

si t`iu vete pas për tatuazhe brinjësh kokës e shpinës

le ta  sundonte  çfarëdo  diktatori

mjafton t`i luante me takt sikurse dirigjentit kori

gjithnjë  ecejakeve vijave të urisë lëpinte  i gjori

nuk donte t`ia kishin frikën

dhe  askujt    mos i jepte ikën

ndjesia e mëshira nuk e ngopën dhe  ngordhi

Gjilan, shkurt 2021