| E diele, 30.01.2022, 07:55 PM |
ÇFARË DO TË SJELL MODELI AMERIKAN PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE NË VERI
Nga
Dedë Preqi
Pas
gjitha atyre persiatjeve dhe angazhimeve të deritanishme në dialogun në mes
Serbisë dhe Kosovës, na shtrohet pyetja: cila është domethënja e gjithë kësaj,
që nuk sjelli rrezulltate, ku është dobësia dhe njëkohësisht përvoja e madhe që
ka Evropa, që ndërmjetëson me rrolin e saj në këto marrëveshje?
Përgjigjja
e zakonshme do të ishte përmes një politike gjithnjë e më depërtuese dhe
gjithnjë më e efektshme, që mund të arrihet me rrolin e vet indikativ, që në
rend të parë populli do të ketë siguri, pastaj mirëqenje dhe përparim, ku
njeriu do të mbrohet më mirë nga rreziqet e jetës dhe për të shpalosur
përsonalitetin dhe punën e duarve të veta.
Pa
dyshim se është edhe një fitore ndërnjerëzore, nëse tensionet ndëretnike kudo
dhe në sëcilën shoqëri njerëzore, si edhe në Kosovë, mund të nxirren në pah dhe
të shmangen më lehtësisht, nëse politikat e dyshimta nuk do të përkrahen apo të
përkthehen dhe realizohen në format e tyre denigruese, të cilat janë në dëm të
përgjithshëm të çdo shoqërie njerëzore, ashtu sikur po vepron Serbia, me
politikat e saj denigruese dhe poshtëruese ndaj Kosovës.
Nuk
duhet ta fajësojmë vetëm Evropën, për dështimet e deritanishme të marrëveshjeve
dhe negociatave në mes Serbisë dhe Kosovës, por na mbetët pa përgjigje pyetja:
a duhet të heqë dorë Serbia, nga ai qëndrim, e cila në njërën anë mohon
gjenocidin dhe masakrat e shkakëtuara në Kosovë, ndërsa në anën tjetër e luan
rrolin e viktimës përballë BE-së, dhe SHBA-ve, dhe në anën tjetër, në çdo kohë
furnizohet me armë moderne dhe vdekjepruse nga Rusia e Putinit.
Duhet
të thëmi se rroli i Evropës, në këto marrëveshje ka qenë i zbehtë dhe shumë pak
indikativ, sepse Serbia, pothuaj se asnjëherë nuk është vënë nën presion të
BE-së, dhe asnjëherë nuk është kushtëzuar si një agresore e rrezikshme, jo
vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, që të disiplinohet pak, por në shumë
raste Serbia, do të ishte e ledhatuar nga BE-ja, sidomos nga përgjegjësitë që
kishte ndaj mos-realizimeve të marrëveshjeve në mes palëve në Bruksel.
Të
ndalemi vetëm në pikën e të pagjeturve
kryesisht shqiptarë, e cila është edhe një ndër pikat kryesore të negociatave,
sepse janë edhe 1600 njerëz të pagjetur, që gjatë luftës së fundit regjimi serb
i Millosheviqët, përveq se i masakroi edhe i zhduki kufomat e tyre, duke i
fshehur nëpër gropa masive nëpër Serbi dhe gjetiu, kinse për ti humbur gjurmët
e tyre, dhe pas 22 vitëve, autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare bëjnë çmos
për ti gjetur së paku skeletët, apo trupat
e tyre për ti varrosur në tokën e vet, të cilët i presin me padurim dhe
me lot në sy ditë e natë familjarët e tyre.
Dhe
për të gjitha këto veprime makabre dhe kriminale i ka informatat Serbia dhe
Vuçiqi, e cila po luan edhe me fatin e të pagjeturve, por asnjëherë nuk u ka
bërë presion BE- ja, që t’a zbulojnë vendndodhjen e tyre, ndërsa në anën tjetër
autoritetet e vendit nuk pushojnë së kërkuari me gërmimet e mekanizmave të tyre
në çdo vend për gjetjen e trupave të tyre, aty ku më shumë spekulohet se
tregohet realiteti, sepse qytetarët serb janë të shtrënguar dhe të kërcënuar
nga shteti serb, që mos të flasin dhe ta tregojnë të vërtetën e vendndodhjes së
tyre.
Çfarë
do sjell modeli amerikan për Asociacionin e komunave serbe në veri të vendit?
Si
gjithëherë SHBA-të, janë të interesuara dhe sjellin vendimet e duhura dhe
fjalën e fundit, që sipas tyre do të propozojnë edhe modelin amerikan për
Asociacionin e komanuave me shumicë serbe, poashtu edhe ambasadori i ri i
SHBA-ve, në Kosovë, Jeff Havinier, ka inkurajuar se së shpejti do të sjellët
një model amerikan, i cili mendon se do të merr pëlqimin e të dyja palëve.
Ndër
të tjera, në kuadrin e një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, kryetari i
SHBA-ve, z.Beden, ka emëruar zavendës sekretarin e shtetit Gabriel Eskobar, që
të angazhohet në zgjedhjen e problemeve në mes këtyre dy vendeve, që së bashku
me emisarin evropian Mirosllav Lajçak, duke marrë për sipër zgjidhjen e
problemeve të deritanishme, në veqanti zgjidhjen e problemit të Asociacionit të
komunave serbe, si një çështje shumë brengosëse për qytetarët dhe shtetin e
Kosovës.
Ndihmës
sekretari amerikan thotë se, «ka modele të ndryshme të funksionimit, ndër të
cilat edhe ai për kordinimin më të mirë dhe lokal, pa nivel të dytë, apo
kopetenca ekzekutive». Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti, ndaj këtij
qëndrimi nuk janë prononcuar, por një gjë është eqartë për palën kosovare se
edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e ka shpalur antikushtetuese Asociacinin e
Komunave serbe me kopetenca ekzekutive, ndërsa qëndrimet e Beogradit, janë
kontraverse për të cilët gjindet modeli i vetëm i ekzistimit të Asociacionit,
sikur është arritur pajtimi në mes palëve dhe BE-së, me një Asociacion me
kopetenca ekzekutive.
Atëherë
çfarë do sjell modeli amerikan, të cilin do e sjell ndihmës sekretari Oskobar,
për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili sipas Serbisë dhe regjimit
të Vuçiqit, është një ndër manovrimet më të rrezikshme, që po i sjell Kosovës,
për ta bosnizuar dhe ndarë veriun e Kosovës, i cili nuk është i pranishëm dhe
nuk do të jetë kurrë për qytetarët shumicë të këtij vendi.
Qeveria
e Kosovës dhe kryeministri aktual Albin Kurti, e kanë vështirë të përballën apo
të bien në pa qartësi në veqanti me SHBA-të, nëse administrata amerikane në
bashkëveprim me BE-në, do e marrin në konsideratë marrëveshjen e Asociacionit,
të nënshkruar më parë nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, dhe mosbindja ndaj
shtetit amerikan me përvojën tonë njerëzore është të të qenit i «zhveshur» apo
lakuriq, para botës, si qasje e këtij vendi dhe populli, synimi i të cilit
ishte çdo arritje e Kosovës deri këtu, mbase do mbetëmi me shpresë se, do të na
sigurojë dhe garantojë edhe më tutje me kontributin e saj si mike dhe besnike
edhe në të ardhmën në proceset tjera.