| E diele, 30.01.2022, 06:22 PM |
Në ‘’Kurthin’’ e rrugëtimit jetëshkrimor të shkrimtares Vilheme Vrana Haxhiraj
Nga
Xhevahir Cirongu
Po të hedhësh një vështrim
në ‘’kopshtin ‘’universal të botimeve që ka sjellë para lexuesve e gjithë
dashamirsëve të librit, do të bindesh se shkrimtarja vlonjate Vilheme Vrana
Haxhiraj,me stilin e saj shkrimor
rrezaton krijmtari sa të
bollshme, po aq edhe të një niveli plot brum letrar, i cili e mban të gozhduar lexuesin e tij që ti shkojë deri në fund
lexushmërisë së librit. Kjo veçori në stilin e mënyrës së të shkruarit, me
ndjenjë, me lirikën e bukur të shprehjes, mesazhet që përcjellin, frymën e
ngrohtë të zbërthimit e të përshkrimit jetësor të ngjarjeve;rrëfimit të thjesht
në shprehje e të mendimit në lojën e personazheve , janë tregues të asaj
veçorie ku dashuria dhe dhimbja
‘’puthen’’ me realitetin që kalon vetë shoqëria njerëzore si dje edhe
sot. Libri i botuar së fundmi, është një tjetër tregues jo vetëm për
shkrimtaren tashmë të mirënjohur si brenda vendit, por edhe jashtë kufijve
shtetërorë,ku ajo takon gjithë lexuesit të grupmoshave të ndryshme ,e sidomos
ata që e duan librin. Tematikat që trajtohen në librat e botuara prej saj anë
të shumëllojshme, lexuesit gjejnë aty vetveten,dhe kanë se çfarë të ‘’Korrin’’
në lëmin e krijmtarisë së shkrimtares sonë Vilheme.
Duke reflektuar mbi ato
ngjarje e personazhe që na sjell autorja në librin e botuar së fundi me
titullin ’’ Kurth,mashtrim, apo
vetëmashtrim’’, i ngjan një’’ mali’’ me plot vija sa vertikal ,aq edhe
zigzake,ku ujërat e kohëve ecin nëpër atë amulli jete, ku edhe vetë njerëzit
s’po dinë ku i çon ajo rrugë me plot mistere e kurthe, saqë harrojnë se
çdo rracë njerëzore e këtij planeti duhet të jetojë i lirë, një e drejtë
universal për gjithë shoqërinë tonë njerëzore. Pra, autorja Vlhelme na paraqet
me shumë dashamirësi të gjitha ngjarjet e rrëfyera në këtë libër prej 257
faqesh, me atë frymë prej dashurie si nënë e si shkrimtare, me një stilistikë
të hollë artistike, por mbi të gjitha ngreh në peidestal që duhet të ketë njeriu: DASHURINË !
Pikërisht, autorja Vilheme Vrana Haxhiraj, si duron dot marrëzitë e kohës e të
marrëve,kurthet e mashtrimet deri tek vetëmashtrimet. Në gjithë korpusin e
botimeve, edhe në këtë libër ajo sintentizon edhe një herë nëpërmjetë rrëfimeve
të tregimeve e novelave , se jeta mbartë në vetëvete plus dashurisë edhe
ato iluzione të errta plot kurthe e pabesi në rrgëtimin tonë jetësor. Kjo, por
edhe të tjera ,janë kudhëkryqe të cilat
kërkojnë vëmendje e guxim të zgjuar e kulturë në përballimin e ngjarjeve që prekim ne si
njerëz e shoqëri në rrugëtimin tonë. Si në tregimet ashtu edhe në novelat,
ngjarjet zhvillohen në mjedise e vende të ndryshme,kjo mënyrë e të treguarit, e
bëjnë edhe më tërheqës lexuesin, por rrëfimet janë gërshetuar me atë ndjenjë të ngrohtë si vetë jeta e
dielli i cili na jep jetë. Kjo dhe elementët e tjerë letrarë , na bëjnë ne si
lexues të reflektojmë mbi ato ngjarje,sepse në mënyrën e të rrëfyerit, duket
sikur bëjmë pjesë edhe ne si lexues,pra bashkangjitemi me fatet njerëzore të
përshkruara me aq zell nga vetë autorja Vilheme Vrana Haxhiraj.
Shkrimtarja Vilheme reflekton me shumë
dashuri e dhimbje në gjithë
personazhet e rrëfimeve që u bën atyre
në tregimet e navelat e paraqitura në këtë vëllim të botuar së fundmi,ku edhe
unë e kam pjesë të bibliotekës time. Na mbetet për ti thënë autores :Urime,shëndet
e suksese të mëtejshme !
Durrës 29 Janar 2022