| E shtune, 29.01.2022, 09:46 PM |
PËRPJEKJA E SHQIPTARËVE TË REKËS SE EPËRME PËR HAPJEN E SHKOLLAVE NË GJUHËN SHQIPE
Nga
Prof. Dr. Avzi MUSTAFA
Vitet
e 30 e deri në vitet 70 të shekullit XIX janë vitet shumë të rëndësishme të
zhvillimit historik të popullit shqiptar e sidomos kur fillojnë të krijohen
kushte zhvillimit shpirtëror e nacional
që ndryshe do të quhet Rilindje.
Deri
në fund të shekullit XVIII popullata shqiptare ishte e koncentruar në viset
rurale-malore. Jeta e shumë
malësoreve u bë edhe me rëndë sepse përveç taksave të rënda që i kishte vë
perandoria , por edhe tani edhe kërkesat
e bandave të kaçave për t’i
ushqyer e për t’i strehuar u bë edhe më rëndë.
Në
shumë qytete të ndryshëm ku kishte filluar, që të lulëzojë me të madhe zejtaria si dhe tregtia ku shumë qytete arritën që të ftojnë një prosperitet
të madh në fushën ekonomike.
Në
fillimi të shekullit të XIX filloi ky proces me te madhe ku popullata malore
fillojë që të zbresin nëpër qytete. Filluan që të boshatisen katunde te tëra
nga shumë krahina të ndryshme të Shqipërisë. Ky proces nuk i kurseu edhe
krahinën e Rekës së Epërme siç ndodhi me fshatrat si :Strezimiri, Buletini,
Radomiri, Shtirovica , Vrbjani, Krekarnoca, Nistrovë e të tjerë.
Perandoria
Osmane nuk njihte kombe, por njihte fetë, që njerëzit që ishin nën Perandorinë
i ndante sipas parimit fetar në mysliman e në të krishterë. Mirëpo përveç
gjuhës së administratës turke si gjuhë tregtare e lejonte vetëm gjuhën greke.
Edhe me Kushtetutën vitit
1876, Perandoria u përpoq që të bëjë disa reforma nuk çoi në ndryshime
të dukshme në shoqëri. Koncepti i proklamuar të ashtuquajtur koncept i barazisë
së të gjithë njerëzve para ligjit, pavarësisht nga feja, për Perandorinë Osmane ishte tepër vonë dhe se në vend të përforcohej tek shumë
shtete nën ombrellën e saj veç ishin vetëdijesuar dhe nga pamundësia për të ndryshuar pozitën e tyre tek shumë
qytetar ishte rritë padëgjueshmëria dhe rebelimi. Kontrolli kishte dal jashtë
kornizave ligjore dhe dita ditës kishte pakënaqësia ishte shumë e
madhe.
Në gjysmën e parë të shekullit 19 në aspektin arsimor mund të
themi se tek të gjithë popujt nën
Perandorinë Osmane që kemi ndonjë zhvillim arsimor përveç asaj që i kryenin
shkollat fetare në kisha e manastire, por kudo tek gjithë popujt e sidomos të
Ballkanit po shihej një përgatitje për ndryshim aspektin ekonomik, që më vonë
do të ndikojë shumë hapjen shkollave për të fituar arsim. Kjo erdhi si rezultat
i futjes së kapitalizmit që vinte nga
Perëndimi.
Ideologjia
kishtare që vepronte në nëpër kishat që ishin të lejuara edhe nga Perandoria
përveç ritualeve fetare ato e kishin zgjeruar perimetrin e detyrës dhe i
kalonte kufijtë e asaj që kishte të bëje me fenë, por ato kishin kaluar edhe në
sferën e patriotizmit , nacionalizmit, shovinizmit, mashtrimit e korrupsionit
etj Nëpër mjet nacional-shovinizmit
kishtar mbanin të drejtën e tyre që të propozojnë se “Zoti nuk njeh as popull e
as gjuhë përveç asaj greke, latine e sllave”. Bile gjuhët e atyre popujve që
ishin me fe krishtere ,,dhe popujt që flisnin një gjuhë tjetër por janë të
krishterë nuk janë asgjë tjetër përveç, grek , latin apo sllav. Kështu që
ortodoksët shqiptar llogariteshin si nga grekët
e serbët “grekë” e “serb”. Shqiptarët katolik “latin milet”, kurse
shqiptarët me fe islame “turq”.
Me
zhvillimin e zejtarisë dhe tregtisë sa më shumë po paraqitej dëshira për mësim.
Në kushtet e tilla qytetaria që në të shumtën e rasteve e përbenin
tregtarët sidomos në qytetet e mëdha
kërkonin, që të gjendet forma të reja të arsimit të fëmijëve të tyre.
Në
gjysmën e shekullit XIX klasat shoqërore në bashkëpunim me qarqet kishtare kërkonin që të gjejnë
format më të përshtatshme të arsimit.
Mirëpo tani mësimi në kisha e xhamia e katedrale ku përveç njohurive fetare ato
mundoheshin që japin edhe mësime elementare, lexim-shkrim ,njohuri elementare
nga matematika si dhe njohuri nga jeta
për nxënësit e të pasurve sidomos për
fëmijët e tregtarëve.
Mësimi
në shkollat kishtare të organizuara sipas modelit të shkollave fetare greke, që
ishin të tipit shkolla “qelie” që ishin
trashëguara me shekuj me radhe nuk mund
që t’i plotësonte nevojat që i kërkonte
koha. Prandaj shumë popuj të ndryshëm krahas shkollave kishtare, vet populli kërkonte që të hapeshin edhe
shkolla popullore, që do të përgatisin fëmijët për marrë njohuri elementare për
të kryer nevojat e kohës.
Dr. Jashar Rexhepagiqit, në librin e tij studimor kur flet rreth arsimit, do të
shkruaj se: “Shkollat janë hapur me iniciativën e priftërve, por shpesh edhe të kërkuara nga popullsia qytetare apo fshatare”(1).
Perandoria
Osmane pas Luftërave Ruso-Osmane për të ruajtur staus-qwo -në ishte e detyruar
që bënte shumë koncesione te popujt e
ashtuquajtur “Rumeli milet”. Vetëdija te popujt e Ballkanit dita ditës po
rritej, që shumë popuj kërkonin autonomi e disa shtete kërkonin edhe pavarësi.
Në një gjendje te tillë të Perandorisë e shfrytëzuan shumë vende të Ballkanit
ku me leje ku e pa leje krahas shkollave kishtare që funksionin pranë
manastireve u hapën edhe shkollat private, kështu që dalëngadalë arsimimi
kalonte nga shkollat kishtare nëpër në qytetet në shkolla të pavarura .
Shkollat pranë
manastireve e xhamive vazhdonin punë e tyre ashtu siç e kishin filluar shumë
herët e sidomos nëpër fshatra vazhduan edhe shumë vonë. Mirëpo edhe kishat
filluan që edhe ato ku përveç mësimeve kishtare
të japin edhe njohuri nga shkrim leximi dhe llogaritja.
Mirëpo me hapjen
e shkollave nga ana e popullit e sidomos
të shkollave private shkollat kishtare filluan që ta humbasin respektin.
Në bazë të dokumentove shohim se fanariotët grek ankohen në Sulltanat pse po lejohet një gjë e
këtillë , duke trumbetuar se gjuhë e kishës është greqishtja e jo gjuhët tjera që iniciuara nga
propagandat e huaj.(2)
Në vitet 50 të shekullit 19 jeta arsimore të ndihet kudo. Te grekët dhe
serbët ishte vështirë që të ndryshohet nga ajo që ishte trashëguar ne shekuj.
Por pas Luftërave Osmano-Ruse dhe me marrjen e autonomisë shteti Bullgar në
vitin 1870, atëherë Egzarhija bullgare me në krye të kishës bullgare, vjen
mitropoliti Antim.. Ai jo vetëm që ishte një klerik i arsimuar, por edhe
aktivist i shquar shoqëror, atdhetar i flaktë për popullin e vet. Pas Çlirimit
të Bullgarisë nga sundimi pesëshekullor osman ai u radhit ndër themeluesit e
shtetit modern bullgar dhe si detyrë e parë kishte që në çdo vend ku ai e
quante “Bullgari”, të formoj komuna kishtare, duke ngritur edhe shkolla pranë
atyre komunave kishtare. Në të njëjtën kohë bëri edhe reforma në arsim e
sidomos që nga shkollat e tipit të “qelie” kalon në organizimin e shkollave “klasore” që
u përhapën shumë në Bullgari, por edhe në Shqipëri tek ortodoksët shqiptar. (3)
Shkolla “klasore” u hapen edhe në disa kaza : Shkup,
Kumanovë, Ohër, Manastir, Veles, Korçë,,
Rekë e Epërme etj në gjitha vendet që
kishte banor të besimit ortodoks. Këto shkolla
ishin në hap me kohës.
Populli
shqiptar edhe pse në shumicë të madhe kishte pranuar fenë myslimane dhe një
pjesë e madhe punonin edhe në administratën osmane perandoria mendonte se
çështja e tyre është kryer, por harronte se shqiptarët i lidhte gjaku e sidomos
gjuha shqipe pa marrë parasysh krahinat, besimet fetare ku jetonin.
Shkollat
fetare islame e sidomos mektebet e kishin humbur funksionin e tyre ku shumica e
tyre luanin vetëm rolin e sibijan metetebeve si institucione parashkollore
Mektebet
dhe shkollat qytetëse siç quheshin Ruzhdije ,a ndonjë shkollë për tipit
ushtarak Ahmedije Askerije dhe disa medreseve në qytetet e mëdha as që i
plotësonin nevojat e kohës. Shkolla mesme dhe fakultete ekzistonin vetëm në
Stamboll që mund të ndiqeshin vetëm shtresat e pasura të shqiptareve .
Në
Rekën e Epërme në shumë fshatra me ndërtimin e kishave e sidomos me vet
kontributin e fshatarëve e sidomos të qehasë , Gjorgji Kokale ,shqiptar nga Reka
e Vogël u dha mundësia që në disa fshatra të kësaj zone të hapen pranë kishave
edhe shkolla të tipit ”qelie” aty rreth viteve 1835- 1840. Një shkollë e tipit
“qelie” në vitin 1840 u hap në fshatin Duf. Edhe pse priftërinjtë e kishës ra në kundërshtim duke injoruar që ato të
mbajnë mësim sepse ato janë të urdhëruar nga Zoti, që popullatës t’ua
plotësojnë zbariturën shpirtërore nëpërmjet riteve fetare . Mirëpo pas një
ujdie fëmijët pas obligimeve kishtare iu
lejua që të mësojnë edhe shkrim dhe lexim dhe arithemtikë. Mësuesi ,që e nisi
punën arsimore të këtij lloji ishte Kosta Llazareviqi.(4) Rroga e mësuesit ka qenë një çerek lire dhe nga
një “shnik” drith ( afër 30 kg
drith) për çdo nxënës, që ia kanë dhënë prindërit e nxënësve.
Pas
një ndërprerje kjo shkollë përsëri do të fillojë të punojë, por tani mësuesin
vendas nga fshati, Ilija Trifuni (viqi)
i cili mësimin do ta zhvilloi në gjuhën amtare, gjegjësisht në gjuhën shqipe.
Mirëpo një mbikëqyrës arsimor serb me emrin Grujiq nuk do të pajtohet që
nxënësit e fshatit Duf mësojnë në gjuhën shqipe dhe me këtë rast ai do të shkruaj se: “e folmja e Dufi është shqipja, dhe ajo është
gjuhë mësimi. Mësuesit në këtë gjuhë e japin thjesht në mënyrë mekanike.
Popullsia e këtij fshati është “serbe” dhe ajo e ka pranuar gjuhën shqipe ndërsa fenë e ruajti ” (5)
Pushtimi
i pushteteve shpesh po ndërrohej herë Greqia, herë Serbia e herë Bullgaria, Me
vendosjen e pushtetit bullgar në këtë rajon, ekgzarhia bullgare për të shtruar
ndikimin e vet hap shkolla jo vetëm fetare, por edhe shkolla për nevojat e
tregtisë në tërë territoret që i kishte pushtuar. Mirëpo mungesa më e madhe
ishte kuadri mësimor. Por pa marrë parasysh me ndihën e këshillave kishtare me
gjasë edhe me ndonjë ndihmë të vogël
lejonte ndërtimin e ndonjë shkolle jo vetëm nëpër qytete , por edhe
nëpër fshatra.
Në këtë shkollë që ndikojë shumë për të mësuar në gjuhën amatare
ishte vitit 1835 edhe Shkup atëherë kur vjen monarku unijat, Pavle Horvat. Ky
monark nuk vjen nga Manastiri i Hilendarit, por nga Manastiri i Jovanit Mbigur.
Me hapjen e kësaj shkolle për herë të parë kemi ndarjen e shkollave kishtare
greke dhe hapjen e një shkolle kishtare në gjuhët amtare, ku për nxënësit
shqiptar kishte përpjekje në kishë të përdoret edhe gjuha shqipe, sepse e njihte mirë të folmen e
Dibrës.(6)
Kështu
si egzarhia bullgare ashtu edhe kisha serbe
lejojë që hapin shkolla nëpër
fshatrat ku ishin pranë rrugëve kryesore
ku lidheshin me qytetet e mëdhenj. Kjo shihet se në rrugën Gostivar-Kërçove,
hapet shkollë që vitin 1870 në fshatin Novo Sellë, e më pastaj edhe në
Sretkovë, Cerovë dhe Tajmishte .Po ashtu edhe në rrugën që lidhte Gostivarin me
Dibrën. Sipas disa të dhëna të Jovan
Vasiljeviqit thotë se pas ndërtimit të disa kishave në Rekën e Epërme shkolla
të tipit të manastireve u hapën në
Vërben e Krakornicë. (7)
Komisioni
arsimor i Perandorisë (Muarif komisoni)
në vitin 1885 lejon që të hapen shkolla
pa marrë verdiktin e Perandorisë që të hapin shkolla si dhe të ndërtojnë godina
shkollore, por ato llogariteshin si shkolla private..
Qysh në vitin 1888 Egzarkia Bullgare kishte caktuar që në krye të Eparhive të
Manastirit dhe të Dibrës të emrohet Mitropoliti Kozmo Preçistanski, një
intelektual kishtar që kishte luftuar shumë kohë kundër dominimit të kishës
greke mbi popujt jogrekë. Ky prift më vonë, përkatësisht më vitin 1897, do të
zgjidhet Mitropolit për Dibër ku bënte pjesë edhe Reka e Epërme dhe ky qëndroi
deri bë fund të vitit 1912, përkatësisht deri sa nuk e larguan serbët dhe e
zëvendësuan me priftin më famëkeq Varnava.
Po në kohën e këtij Mitropoliti dhe ndihmën e anëtarëve të
kolonisë së Bukureshit në vitin 1889 do të hapet shkolla e parë laike me në
krye me mësuesin Olimbia Sava.
Po ashtu duhet të përmendet se kisha “Jovani Mbigur” që ishte
qendra për përgatitjen e priftrinjëve shqiptar i dha zemër edhe Todor Jovanit,
vëllaut të Josif Bagerit që në kishë fëmijëve t’ua mësoj e tu fliste në “shqyp” (shqip) ai përdorte pjesë nga “Psallmet”
dhe “Dhjata e Re” të Kristoforidhit. Pagëzimet, ditën e emrit që zakonisht
lidhej me ndonjë apostol kishtar, që çdo familje e ka të caktuar si dhe ditën e
kishës e të fshatit, i bënte vetëm në gjuhën shqipe.
Me
ardhjen e Mitropoliti shqiptar Kozmo kur u bind se
nuk mund të bëjë ballë serbëve, atëherë ai kërkon që në Rekën e Epërme kisha
dhe shkolla të bëheshin në gjuhën shqipe. Dhe kështu me të ngut jep lejen për
hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe. Ai e autorizon një
administrator me emrin Iliev që të kërkojë nga prifti Todor që të lus vëllain e
tij Josifin Bagerin për të hapur një shkollë në gjuhën shqipe në Nistrovë me
një rrogë prej 18 lirash, në vitin 1909 e cila shkollë pati një jetë të
shkurtër sepse mitropoliti serb i eparhisë së Dibrës, Varanava do ti ndjek ,
duke i persekutuar e likuiduar të gjithë ato që u mësonin nxënësve shqiptar
gjuhën shqipe.
Fusnotat:
1 Dr Jashar Rexhepagiq, Shkolla dhe arsimi në Kosovë nga fundi i shekullit XIX ,Prishtinë,1970, f.
47
2 Istoçne
pitanja, Beograd,1928, f.145-460.
3 L. V, Dorisiev,Naseto ucilistei narodno vzrayhdenie, Bëlgarska
istoriçeska biblioteka, Sofija, v. I ,1929, f. 91-92
4 (Sipas Nexhat
Abazit, Zhvillimi i Arsimit, i shkollave
dhe i mendimit pedagogjik shqiptar në Maqedoni (1830-1912), Tetovë, 1997, f. 62. Kjo shkollë punon gati 15 vjet. ,gjegjesisht
deri në vitin 1855.
5 Shih Dr, Nexhat Abazi Zhvillimi
i Arsimit, i shkollave dhe i mendimit pedagogjik shqiptar në Maqedoni
(1830-1912), Tetovë, 1997, f. 62.
6 Shih Avzi Mustafa, http://www.zemrashqiptare.net/news/51478/avzi-mustafa-perpjekjet-e-shqiptareve-ne-maqedoni-per-arsim-kombetar-shek-xix-xx.html
7 dr. Jovan Vasiljieviq, Prosvetno
i politiçke prilike u juzhnin srpskim krajevima u XIX vek, Beograd 1928, str,
132.