| E hene, 24.01.2022, 08:50 PM |
Opozita kërkimfalje qytetarëve, pozita të qeverisë pa inate personale!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mungesa
e zhvillimit ekonomik e ka shkaktuar krizen sociale në vend, pagat e ulëta dhe
mungesa e sigurimeve shëndetësore e ka shkaktuar pasigurinë e të rinjëve për të
ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës. Pabarazia para ligjit dhe drejtësia
selektive e ka shkaktuar humbjen e besimit të qytetarëve në drejtësi, për çka
këta të fundit kanë filluar t’iu kthehen “legjeve zakonore” për zgjidhjen e
konteksteve ndërfqinjësore!
Të bashkuar rreth
korrupsionit dhe krimit të organizuar
Para
disa viteve në njërën nga zyrat e institucioneve shtetërore më kishte rënë të
lexojë një thënje sa provokuese po aq përmbajtësore; “Bukuria dhe paraja e
shkërdhejnë çdo intelekt”!
Zbërthimi
i kësaj thënje duket i thjeshtë, por është kompleks dhe i vështirë për një
pjesë të shoqërisë sonë.
Me
kalimin e viteve kjo thënje po bëhet më kuptimplote dhe pragmatike. Njerëzit
gjithnjë e më shumë po i kushtojnë kujdes anës estetike sesa asaj
përmbjatësore, gjithnjë e më shumë po vrapojnë pas parasë së pistë dhe bukurisë
pa përmbajtje sesa vlerave të mirëfillta njerëzore.
Ky
përceptim i gabuar i shoqërisë kosovare i ka zgjatur jetën kësaj klase politike
të stërkorruptuar dhe kriminalizuar deri në palcë!
Mungesa
e transparencës dhe llogaridhënjes në këto pushtetet e pasluftës, ka bërë që të
rritet korrupsioni dhe krimi i organizuar në nivelet më të larta. Bashkëpunimi
i politikanëve në zhvatjen e parasë publike ka bërë që të zvoglohet dallimi mes
pushtetit dhe opozitës. Aty ku politikanët i ndanë pushteti qendror i bashkon
ai lokal dhe anasjelltas.
Si
produkt i kësaj situate, kemi balancim të krimit dhe korrupsionit në mes
pushtetit dhe opozitës, gjë e cila e pamundëson luftimin e dukurive negative të
sipërcekura. Nëse dikush nga shoqëria civile e merr guximin të denoncojë ndonjë
aferë korruptive të politikanëve, menjëherë bëhen bashkë të dyja nivelet e
qeverisjes për ta ndihumar njëri-tjetrin, saqë më as “dreqi në prrue” nuk e
merr vesh cili është urdhërdhësi e cili ekzekutuesi i veprers kriminale dhe
korruptive! Prokurorët dhe gjykatësit bëhen të pafuqishëm në zbardhjen dhe
dënimin e abuzuesve të pushtetit dhe parasë publike, ndërsa denoncuesit e
veprave negative, në vend që të nderohen nga shteti dhe respektohen nga
shoqëria mbesin “dele të zeza” në fushën e nderit dhe drejtësisë!
“Të
bashkuar rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar” është motoja e
politikanëve në arritjen e synimeve personale në krijimin e pasurive të
paligjshme.
Loja
e (pandershme) politikanëve në studiot televizive dhe e deputetëve në Kuvendin
e Republikës së Kosovës bëhet vetëm sa për sy e faqe dhe për konsum të
brendshëm partiak, përderisa në prapaskenë dakordohen për ndarjen e sferave të
interesit në terrenin e kontaminuar politik!
Humbja e besimit tek
politikanët
Mirëpo
qytetarët kanë filluar të vetëdijësohen. Gjithnjë e më pak janë duke iu besuar
këtyre politikanëve të pandershëm. Në njërën anë të lodhur nga gënjeshtrat dhe
mashtrimet, ndërsa në tjetrën të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social,
qytetarëve nuk është duke iu interesuar më çfarë është duke ndodhur në skenën
politike kosovare, por janë duke shiquar rrugë e mundësi për të ikur sa më parë
nga vendi i tyre drejt vendeve evro-perëndimore, pa i llogaritur pasojat e
largimit!
Pra,
të rinjëve dhe jo vetëm, punonjësve shëndetësor, punonjësve arsimor, pjestarëve
të FSK-së, policëve dhe kuadrove të profileve tjera në Kosovës nuk është duke
iu interesuar më çfarë thonë dhe çfarë bëjnë politikanët me fatin e shtetit, a
po bëjmë dhe si po e bëjnë marrëveshjen me Serbinë, por sa viza pune po
lëshohen nga Gjermania, Italia, Austria, etj, për të ikur sa më parë nga vendi
i tyre, ngase shteti nuk u ofron asgjë!
Ikje kaq masive nuk ka
ndodhur as në kohën e okupimit klasik të Serbisë
Ata
që sakrifikuan më së shumti në kohët më të vështira për vendin, kanë arritur në
pikën më të lartë të zhgënjimit dhe krizës sociale dhe psikologjike!
Askush
nuk e ka pritur që 23 vjet pas çlirimit dhe 14 vjet nga pavarësimi i vendit, të
parët në radhë për t’u larguar nga vendi i tyre janë fëmijët dhe familjarët e
luftëtarëve të lirisë, fëmijët e veteranëve (të vërtetë) dhe invalidëve luftës,
fëmijët e dëshmorëve dhe heronjëve të luftës çlirimtare!
Luftëtarët
e lirisë bashkë me popullatën sakrifikuan deri në përmasat e vetëflijimit për
një shtet të lirë dhe barabartë për të gjithë, e jo për një shtet diskriminues
i cili për dikë është bërë nënë e për dikë njerkë!
Kur
i dëgjon deputetët e opozitës në Kuvend, ta merr mendja se këta nuk kanë qenë
asnjëherë dhe deri më tani në pushtet! Të dëgjosh deputetët e opozitës aktuale
në kuvend duke derdhur “lot krokodili” për interesin e qytetarëve, për të mos
përdorur fjalorë tjetër, është paradoksale dhe e turpshme!
Vallë
kush e pengojë këtë klasë politike për dy dekada që të bëjë më shumë për
qytetarët e më pak për veten e tyre?! Përgjigja është fare e thjeshtë, lakmia
për pasurim të paligjshëm dhe interesi personal.
Për
dy dekada rresht, politikanët pa dallime pushtet dhe opozitë, qytetarit iu kanë
ofruar vetëm gjatë fushatave zgjedhore, për t’i lënë në harresë të plotë deri
në zgjedhjet e radhës me premtimet (mashtrimet) e radhës nga njëra palë
zgjedhje në tjetrën.
Për një Alternativë të
Re që ndalë trendin e ikjes
Pushtetarët
aktual edhe pse e kanë fuqinë politike (numrat) në Kuvend, sikur po u mungon
përvoja në arritjen e qëllimeve, ndërsa opozita apo pushtetarët e djeshëm e
kanë përvojën politike dhe mundësinë për ta ndihmuar pushtetin në marrjen e
vendimeve që shkojnë në dobi të qytetarëve, por ketë nuk e bëjnë për inate
personale.
Pra,
inatet partiake dhe personale janë bërë peng i së ardhmes së qytetaëve. Ata që
deri dje ishin pengesë e miratimit të ligjeve antikushtetuese dhe
antishtetërore, janë duke i përligjur të njëjtat në Kuvend dhe anasjelltas,
kurse ata që i miratuan në të kaluarën vendimet antishtetërore, sot po e
kërkojnë ç’miratimin e tyre!
Kjo
sjellje pa etikë e politikanëve i ka thyer shpresat e qytetarëve!
Por,
paraprakisht kritikave ndaj pushtetit aktual, opozita duhet t’iu kërkojë fale
qytetarëve për të gjitha dështimet dhe gabimet e qeverisjes së saj! Kurse
pozita me legjitimitetin më të lartë qytetarë duhet të qeverisë drejt dhe pa
inate personale.
Vendin
nga kjo situatë paradoksale mund ta nxjerrë vetëm një klasë e re politike e
padjallëzuar, e pakorruptuar dhe pakriminalizuar, me shpirtë të pastër dhe
dashuri të sinqertë ndaj vendit dhe qytetarëve.
Vetëm
një Alternativë e Re politike mund ta ndalë trendin e zbrazjes në heshtje të
Kosovës nga të rinjët e saj. Pra, ka ardhur koha e një fryme të re politike me
energji të reja pozitive, me gjak të ri dhe të pastër kombëtar, për ta ndërtuar
një të ardhme prosperuese për të gjitha shtresat e shoqërisë, për ta bërë
kthesën e madhe pozitive për qytetarët dhe shtetin në veçanti.
Kjo
nuk është vetëm një ide e imagjinare, por një një mundësi e realizueshme dhe e
arritshme në të ardhmen e afërt. Mjafton angazhimi i përbashkët i qytetarëve të
sinqertë dhe të vendosur për ndryshime përmbajtësore dhe pozitive.
Vendosmëria
është çelësi i çdo suksesi në jetë.