| E hene, 24.01.2022, 09:00 PM |
KOSOVA - pengu i tim Ati
…kujtime
nga trimi Devolli, në luftë për Liri
Nga
Luan Kalana
Djali
fshatar, nga Vishocica i trevës të Devollit, me vlera historike kulturore e
bujqësore me njerës “mjeshtra bujq” të
rallë në fushën e begatë që bën dhe “karamele” si dhe mjeshtra të njohur
ndërtimi në gjithë botën dhe me njerës inteligjente, të profesneve të ndryshme
por me shpirt artista dhe poete të
talentuar
Ai
ishte një bari lopesh, i brumosur qysh në moshë të re adoleshente nga ndjenja
dhe ideale antifashiste, pas pushtimit
të Shqiperisë nga Italia fashiste1939.
Gati
pa shkollë, vetëm shkrim e këndim shqip dinte, ia kish mësuar daiu i tij, Sabri
Mullaj, nga Kapshtica, ish Hoxha i
fshatit dhe mësuesi i parë i shkolles
shqipe brenda në një dhomë në xhami.Nuk po zgjatem në portretin e jetën e tij
se kam shkruar gjatë ne librat e mij, por po hyj direkt në temë.
Cili
ishte pengu i tij për Kosovën?! -Që nuk pa dot Kosovën, pas luftës….
Ai
kish qënë në Kosovë, dy herë gjatë
Luftes se Dyte Boterore kundër pushtuesve fashistë italiane dhe nazistëve gjermanë.
-Herën
e parë, erdhi ne Kosovë, me ushtrine pushtuese fashiste italiane, duke shërbyer
si ushtar, nën shërbimin e detyrueshem ushtarak të pushtuesve italian në
Shqipëri. .Formacioni i tij ushtarak nga Shqiperia u shpërngul nga Korca e u
vendos në Prishtinë, Kosovë.
Në
ushtrine italiane kishte dhe pak ushtare
shqiptare të detyruar me forcë .Ai
menjëherë ra në kontakt me disa ushtarakë shqiptare intelktual me
pikpamje antifashiste dhe vendoasen te ikin,
të dezertojnë nga ushtria pushtes fashiste italiane ( që ishte nje
veprim i rezikshëm qe e paguaje me kokë,
po të zinin). Ashtu bëne, me një grup rreth pesë ushtare shqiptare
dezertuan plani te bere m epare dhe u
strehuan ne familjet, shtëpite kosovare
të Prishtinës .
Ata
i pritën dhei strehuan si djemtë e tyre duke
i fshehur, pasi ndiqeshin këmba
kembës.
Më
në fund i kapën, duke u spiunuar nga cetniket sërbë.U kapën u torturuan dhe u
burgosën, u dërguan në burgun famëkeq te Ulqinit, ne kalanë vjetër të Ulqinit,
nje burg fashist, i rezikshem per rroberit e luftes.
Pas
disa muajsh, gjyqi ushtarak fashist i dënoi me vdekje, duke i transferuar për
ekzekutim në burgun e Shengjinit, Shqipëri..Aty i erdhi pergjigje nga gjykata e
ushtarake e apelit italian, duke ia zbutur dënimin, me burgim të përjetshem .
Menjëhere
pas disa ditësh, të gjithe të burgosurit që ishin, më shume shqiptare, i dërgojnë me një
anije te vogel ushtarake itliane , në
Bisht Pallë të Durrësit, ne kampin fashit italian, të Porto-Ramanos.Aty hoqi e
provoi të gjitha torturat cnjerëzore, por fati e shpëtoi, pasi kapitulloi
italia fashiste në shtator te 1943 dhe mundën të largohen nen breshërine e
armëve, megjithëse nje plumb e plagosi në këmbë.
Ashtu
zvarë, i ndihmuar nga të burgosurit e tjerë, të katandisur, kockë e
lëkure, e hoqën zvarë derisa mbritën ne fshati Arbane të Tiranes, ku u
inkuadruan në reshta partizane te Brigades II S të sapo formuar.
.Ai
mbajti si dëshmi te burgut te vdekjes të Porto-Romanos, matrikun kodin,
medalionin e hekurit te vdekjes, në qafë të indetifikimt të burgosurit, deri ne
vitet e demokracise, derisa u njohën dëmshperblimet e vuajtjeve në kampin
fashist të italise të shfarosjes njerëzore .
Por
më shumë se plaga e plumbit që e kishte në këmbe, ndjente dhimbje në shpirt për dia dakada pas
clirimit, per Kosoven, popullin vëlla kosovar që e strehoi si djalin e tyre,
duke e shpëtuar nga vdekja, gjate
pushtimit nga Italia fashiste.
Gjate
kohës që u strehuan ne Kosovë, në Prishtinë, ai mbante mend e nuk do t’i
haronte kurrë deri sa ndëroi jetë, emrat
vellezerive kosovarë, që vunë kokën e e tyre në rezik, per te shpetuar,
si bijte e tyre vellezerit shqipatare që dezertuan ushtrinë fashiste italiane .
….
-Herën
e e dytë fati e solli sërish në Kosovë, në vjeshtën e vitit 1944, me brigadat partizane
për clirimin e Kosoves, nje partizan i vjetër, i cili doli vullnetar ei u
bashkua Brigadave S partizane, që ndoqen pushtuesit nazistë gjermane deri ne
clirimin e plote e të Kosoves pas
clirimi te Shqiperise, duke shkuar deri
në Vishegrad . Ai nuk do të haronte kurrë,
mipritjen e popullit vëlla bujar te Kosoves, te cilit i kishin lëne
mbresa të shumtë, bashkë me partizanët e birgadave partizane kosovare.
Ai
gjatë kthimit për në Shqiperi, bashkë me disa partizane të tjere shkuan
neëPrishtine i e takuan me mall familjet
që i streuan pas dezertimit Me këto familje, kryefamiljaret mbante lidhje me
letra, deri sa u prishen marëdheniet me Jugosllavine.Pas asaj kohe deri në
vitet “80.kur shqiptarët iu hap drita jeshile për Kosoven, brenda shpirtit të
tij i mbeti një peng i mdh..
Por
pengu ma i madh i tij, i mbeti e nuk iu realizua, më vonë kur maredheniet e me
populli vëlla te kosoves u normalizuan,
dëshira e tij për ta parë Kosovën të cliruar, e për të shkuar në Kosovë,
në Prishtinen e tij, dhe ne Ulqin, pjesë
e jetës se tij rinore, që ndau bashkë me vëlleëerit kosovare .
Derisa
ndërroi jetë në moshen 85 vjecare, në vitin 2003, zemra i dridhej dhe sytë i
pikonin lot, që nuk i pa dot vëllezerit
kosovare dhe Kosovën e cliruar.
Më
dhëntë zoti jetë, që pengun e tij, si
amanet i gjalle i tim Eti, t’ia potesoj,
me modesti, unë djali i tij, me kësmet
kur të shkoj në Shqipëri, do shkoj edhe në Kosovë, në Prishtinë e Ulqin, për të
ndjekur gjurmët e tij, të pashuara, te Lirisë dhe të takoj vëllezërit
kosovarë..
Me modesti, Luan Kalana - Florida -SHBA.
Janar 2022.