| E diele, 23.01.2022, 02:53 PM |
Eni Lena u nderua me
çmimin “Artistja e Vitit” në Uashington DC
Nga Artemisa Kastrioti
Eni
Lena e nisi vitin e ri 2022 me një bujë të madhe, duke bërë histori si një
grimere tepër e talentuar që gjeti sukses të madh në Shtetet e Bashkuara. Me 10
janar 2022 ajo fitoi çmimin “Best Make Up Artist” nga New York Nil Gallery
(NYNG) në Sh.B.A. Gjithashtu Eni fitoi çmimin “Best Make Up Artist” në eventin
prestigjioz Nentori Shqiptar, të mbajtur nga Fondacioni i Bamirësisë Artteam në
Nju Jork në Capitale NYC më 26 nëntor 2021 për projektin “Buzëkuqi i kuq –
Tetori nuk mjafton!”.
Ky
projekt ishte një nismë solidare me impact socio-kulturor, që në thelb të saj
kishte ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Finalizimi i kësaj nisme u
zhvillua gjatë mbrëmje galeri në ambjentet e COD, në Kryeministri. Aty u
paraqitën portretet e 12 grave të prekura nga kjo sëmundje ku produkti i kësaj
nisme ishte kalerndari me 12 portretet për çdo muaj të vitit. Secila prej
këtyre vajzave dhe zonjave jepnin mesazhin e tyre sensibilizues. Mbrëmja Galeri
me fotot e këtyre portreteve u hap në 15 nëntor 2021 dhe më pas u prezantua
sërish edhe në New York në datën 26 nëntor 2021.
“Jam
shumë e lumtur që 12 portretet të përzgjedhura për kalendarin ‘Buzëkuqi i kuq’
dhanë një mesazh të fortë sensiblizimi dhe vetëbesimi. Tetori nuk mjafton për
këtë kauz. Pata vlerësimin dhe falenderime nga çdo institucion shtetëror apo
edhe ato private,ku me mirënjohje e duartrokitën këtë nisëm time artistike,”
tha Eni Lena.
“Eventi
që u zhvillua në Nju Jork ishte një nga mbrëmjet që do mbeti gjatë në kujtime.
Ishte pikërisht kjo mbrëmje Galeri që u zhvillua në Tiranë që do më çonte ne
dimensione te tjera profesionale, për të cilën pata ftesë nga autori i “Nëntori
i Shqiptarëve NY” Eduart Deda.
Ky
projekt “Red Lipstick” u prezantua në NY, ku u përgezova me çmimin si Make Up
Artistja më e mirë e Shqiperisë dhe jashtë saj. Jam shumë e lumtur që vlerat e
artit dhe eksperinca ime vlerësohet përtej kufijve tanë. Kjo mbrëmje në NY bashkoi
të gjithë shqipëtarët e të gjithë trevave nga fusha të ndryshme profesionesh ku
vlerësimet ishin për vlerat e tyre profesionale,” shtoi ajo.
Në
dhjetor 2021 dhe janar 2022, Eni Lena fitoi dy nominime të fuqishme: Artistja
gjysmëfinaliste në kategorinë më të mirë të fytyrës së plotë në IBI Awards 2022
në Nju Jork dhe finaliste në kategorinë e Artistes më të Mirë të Make Up në
Galerinë Nil të Nju Jorkut (NYNG), edicioni i 5-të, ku edhe fitoi çmimin “Best
Make Up Artist”. Të dy çmimet janë shumë
të lakmuara me artistë nga 45 vende që hynë në 2022 International Beauty
Industry Awards dhe mbi 1236 aplikime për NYNG, nga të cilat 85 projekte ishin
përzgjedhje zyrtare të programit 2022.
Një
tjetër nderim erdhi në dhjetor 2021, ku Eni Lena u nderua me çmimin “Artistja e
Vitit” në Washington DC. Me kërkesë të Senatorit të nderuar Charles E. Schumer,
Flamuri Amerikan u valvit në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në
Uashington DC më 10 dhjetor 2021, “duke nderuar artisten Eni Lena (Eneida
Hoxhaj), Artistja e Vitit, për “arritjet e saj të jashtëzakonshme dhe
kontribute të rëndësishme në artet krijuese në Evropë dhe SHBA. Faleminderit
për frymëzimin dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse”.
“Ky
çmim dhe nderim nga Kongresi American ishte një nga emocionet e ralla. Jam
krenare per këtë çmim ku vlerësimi ishte maksimal duke marrë në duar edhe
flamurin American si shenjë falenderimi. Vazhdoj e motivohem akoma më shumë për
Artin tim kur e shoh që jap kontribut
për të gjithë shoqërinë në mbarë botën. Stimujt dhe vlerësimet që marrë deri më
sot pa kufij më bëjnë që ti amplifikoj
në maksimum vullnetin dhe deshirën për të vazhduar rrugëtimin tim artistik dhe
profesional,” theksoi Eni Lena.
Lindur
dhe rritur në Tiranë, Eni Lena mori famë si një nga grimeret më të kërkuara të
personazheve të famshëm dhe të spektaklit televiziv. Ajo është e njohur për
bashkëpunimet e saj me markat luksoze të modës dhe shfaqjet e famshme
televizive si Supermodel of the World dhe Miss Universe Pageants. Sot, Eni Lena
është po aq e famshme, si në fillim të vitit 2000, kur la shenjën e saj në
industrinë e bukurisë dhe botën e argëtimit për teknikat e saj të shkëlqyera të
grimit. Gjithashtu anëtare jurie si make up artistia më e mirë, ku ka gjykuar
në 16 javë garën për talentet e make up-it tek Beteja e Bukurisë “E Diell,” Top
Channel, si dhe anëtare jurie në Miss Universe Albania and Kosovo ku dha çmimin
Miss Best Model 2020.
Kontributet
e Eni Lenës në industrinë e bukurisë dhe të modës kanë fituar çmime të shumta
të jashtëzakonshme në Evropë dhe SHBA, duke përfshirë: Artistja e Vitit (2022)
në Uashington DC; Make Up Artistja më e Mirë (2022) nga New York Nil Gallery;
Artistja më e mirë e Make-up-it e vitit 2021 nga NY Elite Magazine, duke zënë
kopertinën e revistës qershor 2021; Makeup Artistia më e famshme nga NY Glamour
Magazine (qershor 2021); Çmimi Kombëtar i Arteve nga Kryetari i Bashkisë së
Tiranës Erion Veliaj; Top Make Up Artist nga Geraldina Sposa Albanian Fashion
Company (maj 2021); Master i Profesionit (tetor 2020); dhe ekselencë dhe
arritje të jashtëzakonshme në industrinë e bukurisë dhe modës në Shqipëri nga
Teatri Metropolitan (Nëntor 2020).