| E diele, 23.01.2022, 07:00 PM |
Lëkundja gjermane në raport me Rusinë, që po e dëmton aleancën e NATO's
Nga
Berat Buzhala
Ka
disa jave qe SHBA po mundohet qe te krijoje nje konsensus te Perendimit per t'u
perballur kunder Rusise, e cila i eshte turrur Ukraines me krejt arsenalin qe e
ka ne dispozicion, mirepo shteti me i fuqishem ne Evrope, Gjermania, nuk po
duket shume e gatshme qe te sillet ndaj Putinit, sic do te duhej te sillej cdo
shtet qe synin t'i mbroje vlerat demokratike ne kontinent.
Imagjinojeni,
partia e vetme ne Gjermani qe ka qendrim te qarte ndaj Putinit eshte partia e
Gjelber, ndersa dy partite e medha PSD dhe CDU vetem po djersiten, kurse as mos
te flasim per partine super te majte, Linke, ose per partine ultra te djathte,
AFD, qe jane kukulla ruse.
Shume
e cuditshme, nje shtet qe historikisht eshte konfrontuar me Rusine, tash po e
zgjedhe nje rruge te mesme. Ministri i Brendshem i Gjermanise sot e ka shkarku
zevendesadmiralin e flotes Gjermane, i cili ne Indi, ne nje konference, ka
deklaruar qe Perendimi nuk po e trajton mire Putinin dhe se Krimea duhet te
trajtohet si rast i humbun.
Deklaratat
e tij nuk jane te pazakonshme. Pothuajse komplet Lindja gjermane eshte nen
ndikimin rus. Nje numer i madh i zyrtareve te PSD'se kane simpati per Rusine,
kurse kane skepticizem per Ameriken. Gazeta e majte Der Spiegel ishte e qarte
ne kete drejtim. Ky medium i bente thirrje Gjermanise qe te hiqte dore prej
ketij neutraliteti dhe te behej pjese e aleances.
Problemi
ne Gjermani nuk eshte vetem qeveria, eshte edhe opozita. Ai qe supozohet qe do
ta udheheqe CDU po tregohet edhe me oportunist se sa keta qe jane ne pushtet,
ne raport me Rusine.
Tash
kur Britania e Madhe dhe SHBA po e furnizojne me arme Ukrainen, Gjermania po
thote une arme nuk i çoj Ukraines, ama mundem me i ndertu spitale fushore. Mos
te harrojme, Gjermania ehste shitesi me i madh i armeve ne Evrope, por po e
konsiderojne te pavend qe t'i shesin arme Ukrianes, ani pse siguria Evropiane
ne pergjithesi kurre nuk ka qene me e rrezikuar se sa tash.
Nuk
po them qe ne ne Kosove duhet ta lexojme kete situate ne Ukraine ne menyre te
fjalperfjalshme, mirepo eshte mire qe ta kemi parasysh se si jane rreshtuar
aleatet tane ne nje krize shume te madhe evropiane. Me krejt cka po shohim
eshte kjo: Te qarte ne pozicione anti ruse jane Amerikanet dhe britaniket, te
lekundur jane gjermanet, pak a shume pa pozicion jane francezet dhe italianet.
Nese
puna vjen e nderlikohet ne Kosove, edhe ketu do ta shohim te njejten gjendje.
Britania dhe Amerika jane te vetmit akter te fuqishem global qe jane te
interesuar, me te drejte, ta ndalin fuqine ruse ne Ballkan, por edhe me gjere.
Gjermanet kerkojne zgjidhje me kompromis, qe nuk eshte e mundur ne cdo kohe dhe
ne cdo hapesire.
https://www.facebook.com/berat.buzhala