| E shtune, 22.01.2022, 07:23 PM |
Fluturooon…, fluturooon, fantazooon…. Juri Kim!
Nga
Enver Bytyçi
Ambasadorja
Juri Kim ka dhënë para pak ditësh një intervistë për ismoderatoren Erla
Mëhilli, në kanalin televiziv, Euroneës Albania. Askush nuk priste që ajo të
shprehej ndryshe sa më parë, sidomos kur është fjala për shpalljen non grata të
liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Duke iu përgjigjur
pyetjeve të moderatores, ambasadorja Juri Kim ka theksuar disa ide, momente dhe
skema.
Së
pari ka përsërit se shpallja e doktor Berishës non grata "ka të bëjë
vërtet me korrupsionin" dhe se "procesi për dizenjimin e dikujt për
përfshirje në korrupsion domethënës merr vite". Le ta bëjmë një analizë të
thjeshtë për këtë. Nëse Berisha ka kryer vepra korruptive, pse kjo nuk bëhet
publike, cila është kjo vepër, kur, në ç'rast, me kë?! Korrupsioni është një
akt kriminal që realizohet në bashkëpunim. Mund të jetë edhe bashkëpunim në
rrjet, ose në grupe të mëdha kriminale. Por asnjëherë nuk kryhet në marrëdhënie
me vetveten! Kjo është e pamundur.
Atëherë
lind pyetja: Cili është rrjeti, grupi, apo organizata kriminale në të cilën
është përfshirë Sali Berisha? Ose së paku duhet që zonja Kim të na thotë emrin
e personit me të cilin ish-kryeministri ka bashkëpunuar në korrupsion?! Apo
rastin në të cilin ai është i përfshirë!
Asnjë përgjigje nuk ka ajo për këtë, asnjë fakt, asnjë të dhënë!
Ndërkohë
njerëz, ndër ta edhe ata me dije e akademikë, thonë se "Nuk të akuzojnë
kot amerikanët"! Hë pra, nëse ka prova, të dhëna, fakte, njerëz që janë
implikuar, nxirrini de, thoni? Prej kujt keni frikë? Unë besoj te e vërteta dhe
më duket se zonja Kim ka frikë nga e vërteta! Ndryshe nuk shpjegohet shpallja
non-grata e zotit Berisha me proçedurat që ndjek administrata amerikane. E
vërteta gjendet te hetimi, te dosja, tek të dhënat, provat dhe faktet, jo te
proçedurat, se kush e si merret me këtë çeshtje! Apo sa kohë u dashka të
hetohet e investigohet!
Nisur
nga proçedurat zonja Kim shpreh mendimin se autoriteteve të SHBA-së u duhen
vite per te investiguar. Nga kjo logjikisht na del se koha për të provuar
"korrupsion domethënës" të Berishës paska qenë jo 8-9 vite të
qëndrimit të tij në opozitë, por 16 vite nga koha e ardhjes në krye të
qeverisë! Kjo sepse, nëse ish-kryeministri është korruptuar, kjo nuk ka ndodhur
ditën e fundit të qeverisjes së tij në qershorin e vitit 2013! Duhet të ketë
ndodhur gjatë kohës që ai ka ushtruar pushtetin në krye të ekzekutivit
shqiptar. Ndaj përsëri më lindin disa dilema:
Së
paku unë do të doja përgjigje të saktë dhe të qartë për këto. Si është e mundur
që agjencitë amerikane për 16 vjet të mos kenë mundur të saktësojnë
"korrupsionin domethënës" të ish-kryeministrit shqiptar?! Në këto 16
vjet SHBA- kanë ndërhyrë në Irak dhe janë tërhequr nga Iraku. Kanë ndërhyrë në
Afganistan dhe janë tërhequr nga Afganistani. Kanë kryer operacione në Siri dhe
kanë mbyllur luftën kundër ISIS. Kanë ndërmarrë aksione politike në kuadër të
"Pranverës arabe" dhe kanë përfunduar të gjitha këto operacione! Në
16 vite, sa këto agjenci paskan investiguar Berishën, ka ndryshuar bota! Por
nuk paska ndryshuar angazhimi i këtyre agjencive për të investiguar Sali
Berishën?!
Më
duket se zonja Kim përmend të pavërteta të hidhura edhe për vendin e saj! I
nxjerr agjencitë e shërbimit amerikan kaq të paafta, sa nuk paskan mundësi të
verifikojnë në kohë reale korrupsionin e politikanëve. Nëse u dashka 16 vjet,
ose edhe tetë apo dhjetë vjet, për të ekzaminuar provat e korrupsionit për
politikanët, atëherë del se edhe sanksionet amerikane ndaj politikanëve nuk
janë të efektshme. Çfarë efekti ka kur një vendim si ky që është marrë kundër
Sali Berishës, ekzekutohet mbi tetë vite ose dhjetë, ose 16 vite pasi
politikani të ketë kryer atë që e quajnë "korrupsion domethënës" e
madje është larguar nga vendimmarrja dhe pushteti?! Kjo do të thotë se zonja
Kim ia fut kot! Fluturooon e fantazooon ajo!
Ndërkaq
në kohën që zoti Berisha paska qenë nën vëzhgim për "korrupsion
domethënës" kanë ndodhur disa çudi të tjera: Në qershor 2007 me ftesë të
zotit Berisha erdhi në Shqipëri presidenti amerikan, George Bush. Hera e parë
dhe e fundit që një president amerikan e vizitoi vendin tonë! Shqiptarët i kanë
parë në ekrane marrëdhëniet aq të ngushta si askush tjetër, midis zotit Bush
dhe zotit Berisha. Zonja Kim e di se nuk është e mundur të ndodhë kjo me një
kryeministër të korruptuar. Ajo e di gjithashtu se asnjë vend nuk mund të bëhet
pjesë e NATO-s, kur atë e qeveris një kryeministër i korruptuar. Shqipëria u
pranua në prill 2009 dhe zoti Berisha e udhëhoqi këtë proces. Ambasadorja Kim e
di se asnjë vend nuk liberalizon vizat pa arritje domethënëse në luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritja dmethënëse është e kundërta e
"korrupsionit domethënës"! Shqipëria me Sali Berishën e arriti këtë
në dhjetor 2010! Po ashtu, në fillim të nëntorit 2012 ishtë për vizitë në
Tiranë sekretarja e Shtetit, Hillari Clinton, d.m.th paraardhësja e Anthony
Blinken. Dhe ajo tha në parlamentin shqiptar se "Shqipëria është model i
një demokracie funksionale në rajon"! Por ky model kishte në krye të
ekzekutivit pikërisht Sali Berishën! D.m.th paska patur një person të
inkriminuar në "korrupsion domethënës", sipas departamentit të sotëm
të Shtetit dhe zonjës Kim. Por nuk shkojnë bashkë demokracia funksionale me
korrupsionin, aq më pak me "korrupsionin domethënës"!
Atëherë
na del se Sali Berisha na qenka korruptuar pas ikjes nga pushteti. Edhe në këtë
rast zonja Kim fantazon e fluturon! Kjo logjikë e saj do t'i bëjë ekspertët e
studiuesit të përpiqen të zbulojnë se si ndodh që dikush që për tetë vite ka
qenë kryeministër, të zhvillojë korrupsion domethënës pasi të ketë ikur nga
pushteti?!! Eshtë vërtet interesante kjo të ekzaminohet dhe të investigohet!
Edhe në këtë rast, besoj se kemi të bëjmë me fantazi dhe shpikje të
paprecedentë. "Ekzaminojnë çdo provë dhe pastaj ndërtojnë një
paketë", thotë zonja Kim! Po hë pra, çfarë keni ekzaminuar, cila është paketa?
Pse nuk e publikoni? Prej kujt fshiheni? Prej Berishës si kryeministër apo prej
Berishës post-kryeministër?! Këtë po ua kërkon vetë personi i interesuar, por e
keni obligim që të na sqaroni dhe ne skeptikëve të pandreqshëm, që nuk besojmë
qorrazi, si dikur në kohën e diktaturës ideologjike të komunizmit! Jetojmë në
kohën e lirisë e të informacionit, jo në kushtet e indoktrinimeve politike e
ideologjike, zonja Kim! Fatmirësisht!
Së
dyti, zonja Kim në atë intervistë thotë se "Zoti Berisha i ka ikur ndëshkimit
të ligjit"! Kjo duket qartë në përgjigjet që ajo jep! Po e pranojmë se sa
kohë ishte kryeministër "i paska ikur ligjit", gjë që nuk është e
vërtetë, sepse asokohe Rama i ligjit ishte bashkë me Ramën e Maliqit! Po pse
atëherë askush në tetë vitet e Berishës në opozitë e papushtet nuk gjeti dhe
nuk çoi në prokurori ose në gjykatë qoftë dhe vetëm një akuzë kundër tij. Mirë
i paska ikur përgjegjësisë ligjore në kohën kur ishte kryeministër! Por kur
pushteti ishte në duart e Edi Ramës, pse nuk ndodhi zbatimi i ligjit?!
Pastaj
ajo i thotë gazetares se "këto e ato janë fantazi", për të
justifikuar shpalljen non-grata nën ndikimin e kundërshtarëve politikë të
Berishës. Intervista, nga ato që thotë ambasadorja Juri Kim, më rezulton një
montim i keq dhe i gabuar në argument, madje krejtësisht fantazi. Ndërkohë
përforcon bindjen se nuk është fantazi ajo që Soros, Rama, vetë zonja Kim,
Dalina Fico, gazetaria pro-qeveritare të kenë përgatitur dosjen dhe ta kenë
sponsorizuar shpalljen non-grata të Sali Berishës. Fantazi dhe e pavërtetë
është ajo që thotë zonja Kim. Ajo nuk do ta pranojë të vërtetën e
padiskutueshme se Sali Berisha është "viktimë" e kundërshtive të tij,
së fundmi për ta lejuar Lulzim Bashën të bashkëqeverisë me Edi Ramën.
Së
treti, shumë shqiptarë mund ta falin faktin që Berisha shpallet non-grata nga
vendi, me të cilin vendosi urat e bashkëpunimit, nga një administratë, të cilën
e ka vizituar disa herë, nga një autoritet, që e ka vlerësuar për principet e
tij demokratike! Por nuk falin talljen që u bëhet atyre! Shqiptarët,
përkatësisht demokratët, nuk e shpikën barin, atë ua solli Juri Kim në oborrin
e selisë së tyre! Shqiptarët e dinë se kush është i korruptuar në këtë vend!
Eshtë ai, të cilit zonja Kim i varet në supe sa herë shkon në ndonjë event, pra
kryeministri i sotëm i Shqipërisë! Dhe shqiptarët e dinë se për të shpallur
zotin Berisha non-grata, duhen shpallur më parë Edi Rama dhe nja tridhjetë apo
më shumë politikanë të tjerë të krahut të Ramës! Prandaj dhe nuk është e
besueshme as zonja Kim në fantazitë e saj, as zoti Blinken në vendimin e tij!
Dhe besimi nuk fitohet me sofizma në paraqitjet publike. Fitohet duke elaboruar
të vërtetat, faktet, provat!
Nëse
unë do të nisesha nga opinioni im, atëherë do të thosha se zonja Kim tallet me
shqiptarët, kur fotografohet me njerëz të vuajtur të këtij vendi dhe shfrytëzon
bujarinë e tyre për të huajt, ndërkohë që nuk qorton asnjëherë qeverinë pse ajo
i ka lënë këta njerëz në ditë të hallit! Nëse do nisesha nga ajo që shohim,
atëherë unë do të thoja se zonja Kim shetit në jahtet e oligarkëve në konflikt
interesi me ta dhe retorikën e drejtësisë e përdorë për të akuzuar Sali
Berishën, por jo për ta zbatuar ligjin! Nëse unë nisem nga takimet,
rekomandimet dhe dhuna verbale e zonjës Kim, atëherë unë them se ndërhyrja e
saj në çeshtjet e brendshme të çdo partie politike në Shqipëri është sjellje
prej guvernatorësh me synim asgjësimin e pluralizmit dhe demokracisë! Nëse
marrim dhe analizojmë marrëdhëniet e Juri Kim me kryeministrin dhe kreun e
bashkisë së Tiranës, nisur edhe nga fotot në ekrane televizive, atëherë unë
them se ambasadorja amerikane është ngarkuar nga lobe jashtë departamentit të
shtetit për të bashkëpunuar me këta njerëz.
Ndërkaq
kjo sjellje më bën të kuptoj se armiqësia ndaj Sali Berishës buron pikërisht
nga angazhimi për këto lobe. Por të gjitha këto që po them janë opinione. Duhet
të kem fakte, shumë fakte që unë të shprehem për akuzë juridike kundër zonjës
Kim! Pra, nëse do të përdorja standardin
e përgjigjeve të saj në intervistë me gazetaren Erla Mëhilli, atëherë edhe unë
do të ndërtoja një skemë inkriminimi të ambasadores Kim, të ngjajshme me skemën
që ajo e ndërton kundër Sali Berishës! Por drejtësia nuk funksionon kështu.
Drejtësia është tjetër gjë. Nuk është opinion, është fakt, provë, të cilat Juri
Kim nuk pranon as t'i paraqesë në gjykatë apo në organet e tjera të drejtësisë.
Prandaj në atë intervistë, si në shumë raste të tjera ambasadorja Kim thjesht
fluturon e fantazon, bazuar në përrallat që ia ka thënë Sorosi, Edi Rama, Erion
Veliaj, Dalina Fico apo Sokol Balla, që "po le lesht" bashkë me këta
të tjerët, për ta eleminuar Berishën!