| E enjte, 20.01.2022, 08:02 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
HESHTJE
E SHKATRRIM PAFUND:
KUSH E
SHEMBI MONUMENTIN KU U KUNORZUE
GJERGJI MADH?
KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361
Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në
Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku ishte kunorzue Heroi Kombtar i Popullit heroik
Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Donika…
Ndoshta edhe sot vazhdon me u dridhë toka e
Shqipnisë së 1967, kur “anadollakët” e shekullit të XX, u kujtuen se në ata
Troje të lavdishme dhe të lame me gjak, duheshin shembë të gjitha Ato Kisha
Monumentale shekullore të Shqipnisë Martire!
Mbasi u fundosën në liqenin e hidrocentralit të
Vaut të Dejës, mbi 32 Kisha Monumentale, “duhej hjedhë në erë edhe Kisha e Vaut
të Dejës…”, dhe per këte veper terroriste u gjet monstra e anadollakut në PPSh
e Shkodres nga Ramiz Alia, Fadil Ymeri.
“Askush” në “pseudo-Akademinë Shkencave” të
Tiranës, as sot “nuk e di se kush urdhëroi me i shembur Kishat Monumentale në
Shqipërinë socialiste të turkoshakut terrorist Ever Hoxha!”
Europa vazhdon me “heshtë”! Shqiptarët
heshtin... Heshtja e turpi e kanë mbulue atë vend! “Rilindja” u ka sigurue pa
triska “buk’ e marre”, sa po do, madje, dhe me eksportue. Me kusht: “Vetem të
shfarosni e shkatrroni Shqipninë e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut dhe Nanë Terezes !” A doni edhe
dokumenta?
Edhe dokumentat ja ku i keni:
JA TESTAMENTI I ANADOLLAKUT TIRAN EVER HOXHA:
Tiranë, më 27 SHKURT 1967:
Shenim F.Radovani: Falnderoj botuesin e letres
së plotë të diktatorit:
http://www.panorama.com.al/zbardhet-letra-sekrete-e-enver-hoxhes-kleriket-me-perjashtim-te-katolikeve-jane-injorante-dine-lutje-permendesh-si-hoxhallaret-por-do-i-rrafshojme-nga-faqja-e-dheut/
Melbourne, 16 Janar 2022.