| E merkure, 19.01.2022, 08:39 PM |
EKZISTON POTENCIALI INTELEKTUAL SHQIPTAR PËR TË RIVENDOSUR VLERAT ILIRO-EPIROTE
Nga Fahri
Dahri
Drejtë dhe saktë
shtrohen pyetjet dhe mëdyshjet e profesor Eshrefit, në shkrimin: "17
janari: në nderim të Skënderbeut, emocione dhe trishtim".
Shqetësimet e
profesorit, ku përmblidhen ngjarjet më të rënda, më enigmatike, më të dukshme,
që kanë dashur të thuhen dhe që i kanë shkruar sipas interesave të tyre
pushtuesit afro 2300 vjeçar, sigurisht sot janë të mundshme për tu dhënë
përgjigje.
Mjaft nga arësyet
e fenomeneve të këqia që i kanë ndodhur popullsisë iliro - epirote (e
them kështu për të përfshirë gjithë periudhën dy e ca mijëvjeçare) janë
spjeguar nga z. Eshref, pikërish nëpërmjet shtrimit të pyetjeve ( mos u
habisni, por kërkohet të lexohet me qetësi dhe vëmëndje i gjithë artikulli).
Z. Eshref! Në
këndvështrimin tim, duke ditur se çdo gjë që lind edhe do vdesë,
perandoria ilire, pa spjeguar arësyet e rënies (si ato të luftës iliro-romake,
romako-maqedonase, sepse dihen shkaqet) jetoi aq sa ishin kushtet hitorike. Ajo
ra. U ngrit perandoria romake, lulëzoi, vrau, preu dhe në kushte të reja
histotike ra. Ranë njëra pas tjetrës edhe bizanti me sputnikët e saj bullgarë,
serbë, gotë, ostrogotë, etj, sikundër edhe fati i otomanëve me komunizmin.
Dialektika na mëson se çdo gjë është në ndryshim, në lëvizje të vazhdueshme,
nuk ka status quo të qëndrueshme. Veç dialektikës, ne shqiptarët kemi dhe
përvojën tonë të hidhur që ju e trajtoni shkencërisht në këtë shkrim që unë pa
mëdyshje e vlerësoj "Manifesti historik 2300 vjeçar shqiptar".
Ok. Një fjalë
miratimi me përdorim të gjerë. Derisa gjithçka është në ndryshim, në lëvizje,
nuk do të thotë se ndryshimi apo lëvizja të mos sjellin rikuperimin, dmth
risjelljen e të shkuarës në një gjëndje më cilësore, më të fuqishme, në nivele
më të përsosura nga qenia e dikurshme. Nëse do shpreheshim në mënyra figurative
mund të vrejmë rikuperimet pas fenomeneve negative të natyrës, si sunamet,
tërmetet, vullkanet etj. Nuk mohohet se mbas çdo shkatërrimi, qoftë edhe
luftërave vjen një shkallë zhvillimi më e lartë. (Nuk dua të përligj luftërat,
nëse dikush mundet të kuptojë ashtu). Kjo e vërtetë lidhet me forcën mendore
dhe fizike të çdo shoqërie, lidhet me mos nënështrimin, beson dhe punon për të
siguruar të ardhmen e saj. Është fakt se jashtë karakterit tonë kombëtar, na
është mbjellë përçarja, një ves djallëzor, i cili na pengon në forcimin e
unitetit dhe që personalisht mendoj se na është kultivuar jo nga besimet
fetare, por nga drejtuesit, klerikët të cilët dukshëm kanë ndërsyer, në emër të
besimeve ndarjet e mëdha mes popujve që rrethohemi, por dhe brenda lloit. Kjo
djallëzi e priftërinjëve dhe imamëve, është e prekshme, e qartë që nuk është
hyjnore, mbasi, personalisht nuk kam lexuar asnjë varg urrejtjeje ndaj besimeve
as në Bibël, as në Kur'an.
Të rrethuar nga
shtete që predikohen nga ideologjitë djallëzore, jo nga Bibla dhe Kur'ani, të
vërtetuara sidomos, ashtu siç e theksoni qartë ju profesor, mbas shekullit XIX,
ku Bibla është anashkaluar dhe vlerësuar "Naçertania" serbe dhe
"Megalloidea" greke. Me këto dy straregji, kombi ynë është përballur
me lloj lloj sulmesh fizike, predikime gjoja biblike, por aspak të sakta,
kishat dhe xhamitë sulmuan egërsisht kombin tonë në të gjitha drejtimet
tokësore, shpirtërore, morale, materile. Rrjedhojat ishin të rënda, në
shumicën e kohës shqiptari shkëputej nga parmenda dhe drapëri dhe krahqafë
hidhte dyfekun. Vërtet veprime të tilla ishin të detyrueshme për vetmbrojtjen,
por varfëruan tej mase jetën e njerëzve. Le ta mbyll këtë koment me atë që të
gjithë e dinë se ç'farë pasoja sjell në gjithë shoqërinë varfëria e tejskamur.
Profesor Eshrefi,
sido që të themi dhe shkruajmë, përgjigjet që kërkohen në shkrimin tuaj duhet
ti japim vetë ne, shqiptarët, duke kërkuar që të vendosen në krye të shtetit
dhe në strukturat e tij mendimtarë, të urtë, të ndërgjegjshëm dhe të
përgjegjshëm. Kjo kërkon ndërgjegjësimin e të gjithëve, por nisja duhet filluar
urgjentisht me edukimin familjar, shoqëror dhe atdhetar në kopshtet dhe bankat
e shkollës.
Një temë që kërkon
pjesmarrjen në dhënie mendimesh nga të gjithë mbarë shqiptarët.