| E merkure, 19.01.2022, 07:27 PM |
Fitorja e unitetit politik
Shkruan:
Florim Zeqa
Doli
të jetë plotësisht i saktë konstatimi im në shkrimin paraprak “ky mund të jetë
një eksperiment i planifikuar i ndërkombëtarëve për ta testuar vendosmërinë dhe
përkushtimin tonë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të
shtetit me legjitimitet ndërkombëtar”.
Uniteti politik në
Rambuje, fitorja e parë kundër Serbisë
Nga
historia e kemi të mësuar, nga përvoja e kemi të dëshmuar se, sa herë që jemi
bashkuar i kemi arritur synimet tona kombëtare dhe e kundërta, sa herë që kemi
qenë të ndarë, armiku na ka mundur e dëmtuar.
Nuk
ishte aspak e lehtë arritja e unitetit politik në Rambuje, por falë kompromisit
të presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili, edhe pse president legjitim i
shtetit dhe udhëheqës shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës, u tërhoq nga
drejtimi i delegacionit për t’i lënë vendin një anonimusi politik siq ishte
atëherë Hashim Thaçi!
Falë
atij uniteti politik në Rambuje e kemi fituar betejen e parë politike kundër
Serbisë, me ç’rast kjo e fundit u përball me intervenimin 78 ditësh ushtarak të
forcave të NATO-s.
Ishte
ky intervenimi më i madh i aleancës më të fuqishme ushtarake që ka njohur
ndonjëherë historia për të ndaluar krimet, dhunën dhe spastrimin etnik të
shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.
Për
më tepër se befasi, ishte ky një realitet i ri dhe i pa parë deri më tani në
këtë pjesë të Evropës dhe botës. Pak kush e kishte pritur ngritjen e
aeroplanëve luftarak nga Aviano, madje as drejtuesit politik të shtetit italian
të asaj kohe.
Të mos personalizohet
beteja e fituar
Thyerja
e Serbisë për mbajtjen e referendumit kushtetues në Kosovë, duhet t’na shërbejë
si mësim i mirë për të ardhmen, por nuk guxon të na krijojë vetëkënaqësi për
relaksim të gjatë, për shkak se kemi të bëjmë me një armik shekullor i cili nuk
heq dorë aq lehtësisht nga ambiciet territoriale ndaj vendit tonë.
Kjo
fitore e madhe ndaj Serbisë assesi nuk guxon të personalizohet dhe as t’i
atribuohet një subjekti politik, por duhet trajtuar si fitore të përbashkët
shtetërore, e cila duhet të avancohet me unitet të spektrit politik edhe në
dialogun e Brukselit, që i bie, se Albin Kurti në dialogun përfundimtar,
gjithpërfshirës dhe obligues për të dyja shtetet, duhet ta ketë me vete edhe
opozitën.
Para
çdo vendimi përfundimtar në Bruksel duhet të njoftohet me kohë i gjithë spektri
politik, shoqëria civile dhe mediat, në mënyrë që të mos mbetët asnjë hapësirë
dyshimi apo paqartësie, në mënyrë që të gjithë së bashku të pranojmë ose
refuzojmë njëzëri ofertën përfundimtare nga bashkësia ndërkombëtare.
Kështu
do ta forcojmë shtetin tonë dhe do të jemi më të respektuar nga bashkësia
ndërkombëtare, në veçanti do të jemi të nderuar nga miqët tonë, me ndihmën e të
cilëve e arritëm lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Pavarësisht
rrethanave politike të krijuara, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t'u
jetë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian për
ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë, rindërtimin dhe konsolidimin e
shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme.
Efektet e testit politik
Kalimi
me sukses i kësaj sprove politike nga institucionet shtetërore dhe partitë
politike, do t’i detyrojë zyrtarët perëndimorë që të ndërrojnë çasjen ndaj
zhvillimeve të mëpastajme politike, përfshirë fazën e përmbylljes së dialogut
me Serbinë në Bruksel.
Pra,
tani e tutje ndryshe do të jenë deklaratat dhe veprimet e zyrtarëve të BE-së
karrshi Kosovës, shtetit të pa njohur nga ana e tyre, të cilin deri dje e
konsideruan të pabarabartë në dialogun e Brukselit.
Pas
kalimit me sukses të testit të vënë nga shtetet e QUINT-it, nuk guxon të
personalizohet beteja e fituar pa e fituar luftën politike me Serbinë! Liderët
shtetëror të Kosovës duhet të udhëhiqen nga ndjenja e përgjegjësisë shtetërore
e jo e glorifikimit të sukeseve personale.
Urime
Kosovë fitoren e unitetit politik!
Të
bashkuar mund t’i fitojmë edhe betejat e radhës me Serbinë…!