| E merkure, 19.01.2022, 07:59 PM |
Flet Kryetari i Sindikatës Shqiptare të Taksive, Bilbil Cara:
-Në
Tiranë janë 5 qendra karikimi për veturat elektrike, por ato nuk janë
funskionale për ne
-Një
karikim në ditë është 12 mijë lekë- e vështirë për taksistët
-
Në Tiranë ka 1500 taksistë që paguajnë dhe sigurimet, por dhe vendqëndrimin
-Një
pasije karikimi nëse e blen vetë është 3000 euro çmim i thartë
-Taksi
elektrike për individë janë afro 200, kurse kompanitë kanë 80%të makinave
elektrike.
Nga
Albert Z. ZHOLI
Tirana
kryeqyteti ynë është një metropl me rreth 1500 taksi të licensuara. Por ka dhe shumë të tjera, që punojnë në të
zezë. Problem ngelen pikat e karikimit të taksive elektrike pasi nuk janë të
shpërndara dhe kanë kosto të lartë karikimi. Me gjthë premtimet bashkia ende
nuk e ka zgjidhur këtë problem pasi për to ka radhë dhe shpërndarje jo të drejtë. Sot taksistët
në Tiranë mbijetojnë me vështirësi pasi
ka dhe taksi në të zezë.
-Sot flitet shumë për
taksitë elektrike. Sa vetura të tilla ka në Tiranë dhe çfarë mbështetje keni
nga Bashkia Tiranë?
Z.Erjon
Veliaj, Kryetari i Bashkise së Tiranes ka bërë shumë publicitet dhe ka premtuar
dhe ka folur shumë nëpër mediat vizive dhe të shkruara në lidhje me Taksitë
Elektrikë sidomos me pikat e karikimit në Qytetin e Tiranës: bile i ka ftuar
edhe Qytetarët e Tiranës të blejnë makina eko që janë makinat elektrike se ka
në të gjithë Tiranën pika karikimi ku në REALITET është komplet e kundërta.
Po
të shikojmë në Qytetin e Tiranës nuk është ashtu.
-Sa pika karikimi ka sot
Tirana?
Pika
karikimi publike në Tiranë nuk janë më shumë se 4 -5 pika dhe këto jo të
shpërndara gjeografikisht, por rreth qendrës.
Sa është pagesa për
karikim të një makinë?
Gjoja
është falas, por pagesa reale shkon deri në 1200 lek të reja për arsye se do
paguhet parkimi kur të karikohet makina.
Sa orë duhet të
karikohet një makinë ?
Duhet
10 -12 orë të karikohet një makinë se janë pika ku karikohen shumë avash: bile
ka pika që janë kot se nuk kanë korent fare, dhe dy pika karikimi tek Posta
Shqiptare që janë të mira aty takstitë individuale nuk kanë akses të karikohen
përveçse të KOMPANIVE.
-Po nëse e vendos vetë
një pikë karikimi sa kushton dhe a është me leverdi?
-
Po ta vendosësh vetë një pikë karikimi në Tiranë kostoja e pikës të karikimit
është 3000 mijë euro që do të thotë për ne si taksi individë është e
papërballueshme, kurse kompanitë për makinat e veta i kanë .
- Çfarë taksash vjetore
paguan një taksist dhe a janë të përballueshme taksat?
-
Për lejen e pikës ka kostot e veta duke bërë dhe kontratën me ELEKTRIKUN kurse
për vendin ato vihen në vendet e parkimit të taksive zakonisht , ku
vendqendrimi i një taksie paguhet tek Parkim Tirana 27600 lek të reja për një
vit.
- Po a karikoni ju në
pikat e karikimit të Bashkisë?
-
Edhe ku janë pikat e karikimit të Bashkisë taksitë nuk karikojnë dot për arsye
se vendi i makinës ku karikohet është i zënë me makina Publike që s’kanë lidhje
me karikimin.
Është
thënë nga kryetari i Bashkisë se në Parkun Tirana do të vendoset pika
karikimi dhe në të gjithë Tiranën, por
edhe kjo nuk është realizuar kurrë deri tani.
Problemi
i TAKSIVE INDIVIDUALE është se edhe po të kenë mundësinë për ta blerë një
makinë elektrike nuk e marrin dot , ngaqë banojnë në pallate e s’kanë ku ta
karikojnë që të jenë të gatshëm për shërbimin e qytetarëve. Ky problem nuk
është vetëm për një taksist por për të gjithë ato që kanë makina elektrike dhe
ata që do blejnë për një shërbim më të mirë.
-Sa taksi ka aktualisht
në Tiranë?
Bashkia
Tiranë ka të pajisura me Licencë individ dhe taksi kompanie afërsisht 1500
taksi. Pra, një numër i pranueshëm për numrin e banorëve që ka Tirana. Por këtu ka probleme të tjera si është
vendqëndrimi, qarkullimi i madh, etj. Taksi elektrike për individë janë afro
200, kurse kompanitë kanë 80%të makinave elektrike.
-A ka taksi që punojnë
në të zezë dhe a luftohet ndaj tyre?
Taksi
që punojnë në të zezë përveçse brenda në Qendër s’ka:pastaj në të gjithë
Tiranën ka por jo në masë të madhe.
-A mund të jetosh sot si
shofer taksie?
Sot
është shumë e vështirë të jetosh ose të mbash një familje prej 4-personash për
arsye se ka shumë trafik, e shumë probleme të tjera.
Fiskalizimi
Sindikata
Shqiptare e Taksive arriti qëllimin e vet në objektivin për mos FISKALIZIMIN E
TAKSIVE. Pas shumë përpjekjesh me kërkesa zyrtare, dhe me takime ku në takimin
e fundit më datë 15-12-2021, Sindikata Shqiptare e Taksive merr njoftimin për
problemin e ngritur nga ana jonë, ku kërkesat tona u realizuan sikur deshëm ne.
Hyn
në fuqi UDHEZIMI i Ministrisë të Financave që taksitë nuk do fiskalizohen.