| E marte, 18.01.2022, 11:00 PM |
Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit
Nga
Dr. Qazim Namani -
Arkeologji/Trashëgimi Kulturore
Malësia
e Galabit, përfshinë fshatrat në veri-lindje të qytetit të Prishtinës, anën e
djathtë të lumit Llap, e deri në rrafshin e Prokuples, Leskocit, e deri te
rrjedha e lumit Morava afër Vrajës, Bujanocit, ku rrjedha e këtij lumi këto
male i ndanë me Malet e Zeza të Shkupit, afër Gjilanit, për të vazhduar me varg
malet përgjatë rrafshit të Kosovës deri në Prishtinë.
Është
me rëndësi të ceket se deri në krizën lindore 1877/78, kjo malësi ishte
etnikisht e banuar me popullatë autoktone dardane, të besimit islam, besimit
katolik latin dhe atij ortodoks.
Në
vijim ofrojmë disa të dhëna nga autorët serbë, për shtrirjen e Malësisë së
Galabit, dhe Malit të Zi të Shkupit.
Fasimile
nga literature serbe për kufijtë e ndarjes së Maleve të Zeza të Shkupit dhe
Malësisë së Galabit
Emri
i këtyre maleve, rrjedhë nga fisi i lashtë dardan Galabroi (shih hartat ).
Malësia
e Galabit
Pas
Luftës së Parë Botërore, hebrenjtë të cilët mbeten për të jetuar në qytetin e
Prishtinës, u miqësuan dhe bashkëjetuan, duke krijuar marrëdhënie të ngushta me
shqiptarët.
Pushteti
i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e në veçanti xhandarmëria serbe bënte
diskriminime, ndaj popullatës jo sllave, e sidomos ndaj popullit shqiptar.
Xhandarmëria serbe ushtronte dhunë, me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve
nga trojet etnike, me qëllim për ti kolonizuar tokat e tyre, me kolon serbë, të
cilët i sillnin, nga të gjitha viset e mbretërisë SKS, por dhe nga diaspora.
Në
këto kushte të vështira, shqiptarët dhe hebrenjtë bashkëpunonin ngushtë mes
veti, dhe vepronin në çdo aspekt, për të mbijetuar si komunitete jo sllave.
Gjatë
viteve në mes të dy luftërave botërore, në qytetin e Prishtinës, depot me
mallra të ndryshme, dhe shitoret i mbanin hebrenjtë, në bashkëpunim me Nazim
Gafurrin. Në shitoret e tyre furnizoheshin me mallra, popullata shqiptare e
Prishtinës me rrethinë.
Qytetarët
shqiptar sot kujtojnë rrëfimet e të parëve të tyre, se pas Luftës së Parë
Botërore, në Prishtinë, Nazim Gafurri dhe një tregtar hebre, i njohur me emrin
Avram, i mbanin depot kryesore të mallrave në Prishtinë, nga të cilat
furnizoheshin shitoret në Prishtinë, dhe shumë qytete dhe fshatra të rrethinës.
Qytetarët
rrëfejnë se hebrenjtë, që kishin hapur shitoret e tyre edhe në Ferizaj, Lipjan,
Vushtrri e Besianë, furnizoheshin me mallra nga depot e Prishtinës.
Në
rrethinën e këtyre qyteteve, hebrenjtë në disa fshatra të mëdha i kishin hapur
shitoret e tyre, e të cilat në atë kohë quheshin hane.
Hebrenjtë
kishin hapur hane, edhe në disa fshatra të Malësisë së Galabit, rrthë 30-40 km
në veri-lindje të Prishtinës e të cilat me mallra furnizoheshin në Prishtinë.
Përveç
qytetit të sotëm Besianës, hebrenjtë kishin hapur shitore edhe në Orllan,
Brainë, Kalaticë, Tullarë, dhe fshatra tjera të kësaj malësie.
Në
këto fshatra, ku hebrenjtë i kishin hapur shitoret, i kishin sjellë edhe
familjet e tyre, dhe i kishin ndërtuar shtëpitë për banim. Ata jetonin me
fqinjët shqiptar, sikurse të ishin familjar dhe të një komuniteti, respektonin
njëri tjetrin dhe bashkëjetonin në harmoni të plotë, duke e ndihmuar njëri
tjetrin.
Ndarja
e sferave të interesit në mes te Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, në trojet
shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore
Shqiptarët
e fshatrave të komunës së Prishtinës dhe Besianës, kishin krijuar miqësi me
familjet tregtare të hebrenjve, që jetonin në Prishtinë, ata furnizoheshim
kryesisht nga tregtarët hebrenj, dhe ishin blerës të mallrave në dyqanet e
tyre. Po ashtu edhe hebrenjtë, mbanin lidhje reciproke dhe shpesh herë i
vizitonin fshatarët në shtëpitë e tyre.
Ferat
Musa i lagjja së Balajve nga fshati
Prapashticë rrëfen se si gjyshi i tij Musa kishte pasur lidhje të forta
tregtare dhe miqësore me një familje hebraike e cila e kishte pasur shitoren
pranë xhamisë së madhe në Prishtinë. Kur Musa kishte vdekur, hebreu kishte
qarë, dhe kishte kërkuar nga djali i Musës, Shabani që miqësia e krijuar të
vazhdohet. Kjo familje në prag të Luftës së Dytë Botërore, e kishte ndërtuar
një bunker në fshatin Prapashticë, në të cilin u strehuan shumë udhëtar,
luftëtar dhe disa hebrenj, gjatë kësaj lufte.
Sipas
rrëfimeve të babait tim Ilaz Namani, ruaj kujtimet kur tregonte, se në kohën e
presioneve të pushtetit serbë, për ti
shpërngulur shqiptarët për në Turqi, në prag të Luftës së Dytë Botërore,
pushteti i bënte presion një familje shqiptare në Orllan, që të shpërngulej.
Duke qenë në një pozitë të vështirë kryefamiljari shqiptar, vendosë që të
konsultohet me një hebre, që atë kohë jetonte në Orllan. Kur shqiptari i rrëfeu
hebreut për presionet e pushtetit, që ta shpërngulin nga toka e të parëve të
tij. Pasi që ishin ditët e para të Pranverës, hebreu u mendua dhe i tha
shqiptarit, shko në organet e pushtetit, dhe e bënë një lutje që të qëndrosh në
token tuaj, deri sa ta vjelësh grurin në muajin korrik. Shqiptari veproi kështu
dhe lutja ju pranua. Kur erdhi muaji korrik, askush më nuk i bëri presion të
shpërngulet, dhe kjo familje shqiptare edhe sot jeton në token e vet.
Sipas
rrëfimeve të Muharrem Hoxhës, nga fshati Brainë, rreth viteve tridhjeta të
shekullit XX, në fshatin Brainë, kishte ardhur për të jetuar familja e hebreut
Moisi Samuel. Moisi e kishte marrë me
qera shitoren e Hasit (Hasanit), djalit të Mustaf Hoxhës nga Braina, familje
kjo nga Prokulpa. e shpërngulur me dhunë
gjatë krizës lindore, dhe vendosur për të jetuar në Brainë.
Në
mes të dy luftërave botërore, Hasani e kishte hapur një shitore të vogël në
fshatin e tij. Sipas burimeve të shkruara deri në Luftën e Parë Botërore
hebrenjtë, jetonin në qytete të zhvilluara dhe shitoret i mbanin vetëm në
qytete.
Hasani
në ato vite e kishte mbyllur shitoren, pas një përmbytje të qerres me mall, në
përroin e Batllavës. Vala e ujit pas vërshimeve e kishte rrëmbyer qerren me
mall, dhe me kalin, që e tërhiqte i cili mbytet. Arifi i cili kishte qenë me
qerre, falë disa fshatarëve, të cilët kishin qenë duke kositur barin, shpëton
pa u mbytur. Në shitoren e tij mbaheshin mallra, nga gjërat elementare për
ushqim dhe veshmbathje. Kryesisht fshatarët në shitoren e tij furnizoheshin me
krip, gazë, sheqer, bezë (shtofë), këpucë, pezhvë për lyrjen e rrotave të
qerreve etj.
Pas
Këtij rasti shitoren në Brainë e mbante hebreu. Muharremi, tregon rrëfimet e
Isak Sylës, bashkë fshatar i tij, kur kishte shkuar me babanë e tij, për të
blerë një parë opinga në hanin e Moisiut. Isaku me qenë se nuk kishte para,
vendos që opingat ti blejë me këmbim te mallit, në këtë rast opingat i blenë me
fasule. Për ti blerë një parë opinga, Isaku duhej të ja jepte Moisiut, një
teneqe fasule, që bënin 25 kg. Moisiu në shitoren e tij, grumbullonte prodhimet
bujqësore dhe blegtorale të freskëta,
por edhe lëkura të kafshëve.
Moisiu
jetonte në një shtëpi afër shitores së fshatit, në këndin e arës, afër rrugës,
përballë xhamisë së fshatit Brainë.
Trualli
ku kishte qenë Shtëpia dhe Hani(shitorja e hebreut), në fshatin Brainë
Muharrem
Hoxha tregon për rrëfimet të cilat i kishte dëgjuar nga halla e tij Kadishja,
se shtëpia ku banonte Moisiu, i kishte pasur dy dhoma, dhe një korridor të
vogël. Ajo i kishte rrëfyer edhe për familjen e Moisiut, ku gruaja e Moisiut e
kishte pasur emrin Luna, djali i tij Bejto (e quanin Bejtush), dhe dy vajzat
Alegria dhe Shelika.
Me
qenë se ishin fqinjët e parë më familjen e Muharrem Hoxhës, të dy familjet
shkonin dhe vinin te njëri tjetri, sikurse të ishin familjarë të ngushtë. Halla
e Muharremit Kadishja, kishte treguar se
të gjithë hebrenjtë e kanë ditur gjuhen shqipe, dhe në kemi folur vetëm
shqip. Ajo kishte treguar edhe për disa tradita të familjes hebrenj, dhe për ritet
e tyre fetare. Sipas saj hebrenjtë agjëronin vetëm 9 ditë. Kadishja kishte
treguar se hebrenjtë nuk e ndizeshin zjarrin ditën e shtunë, dhe çdo të shtune
më tirrnin mua për ta ndezur zjarrin në oxhakun e shtëpisë.
Kur
hebrenjtë i kishin festat e tyre kombëtare, e thirrshin familjen e hoxhës së
Brainës, e sidomos për festën e Bajramit.
Kadishja
kishte treguar se punonin së bashku, luanin së bashku dhe përveç bisedave baba
i saj me Moisiun bënin edhe shaka. Asaj ju kujtofshin shpesh shakat e babës së
saj Hasanit dhe Moisiut duke i thënë, hajde të bimë shahadet bashkë dhe të dytë
fillonin:
La
ilahe ilallah, hak Muhamed resulullah. Moisiu thoshte lahe ilahe ilallah e nuk
e përmendte Muhamedin. Hasani i kishte thënë: Pse Moisi nuk po e përmend
Muhamedin? Ai ia kthente Hasanit, jo jo se ne jemi tjetër drejtim, dhe të dytë
qeshnin së bashku.
Halla
Kadishja i kishte treguar Muharremit, se Luna bukën nuk e gatuante sikurse
gratë shqiptare, por i gatuanin dhe i piqeshin si petë. Gjatë kohës kur ata
agjëronin në ushqim nuk i përdornin yndyrat.
Familja
e Hasani për më shumë se një dekadë, ishin familjarizuar dhe kalonin shumë mirë
me familjen e Moisiut.
Me
fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ata ndiheshin të shqetësuar, dhe merrnin
lajme te hidhura për fatin e hebrenjve në Gjermani.
Pas
hyrjes së gjermaneve në këto anë, në vitin 1941, te familjet e hebrenjve u përhap frika, se mos po i shfarosin sikurse
që kishte ndodhur me hebrenjtë në Gjermani.
Sidomos
pas ndarjes së kufijve, dhe zonave të interesit në mes të Gjermanisë,
Bullgarisë dhe Italisë, në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, kur Braina mbeti
në territorin e Serbisë, të kontrolluar nga gjermanët, Moisiu vendos që ta
braktisë fshatin Brainë. Moisiu kërkon ndihmën e shqiptarëve, për të ju
bashkangjitur turmës së hebrenjve që grumbulloheshin në Prishtinë. Moisiu me
tërë anëtarët e familjes së tij, dukë i merr vetëm gjërat elementare për
familjen dhe me ndihmën e shqiptarëve niset drejt Prishtinës, për mos me u
kthye kurrë ma në fshatin Brainë.
Arifi
djali i Hasan Hoxhës, me qerre dhe me kuaj, e përcjell familjen e Moisiut deri
në kufirin e sferave të interesit, mes Gjermanisë dhe Italisë. Zona që kishte
mbetur brenda kufijve të Italisë, ju kishte bashkuar shtetit amë dhe quhej
Shqipëri. Familja e Moisiut pas strehimit në shtetin shqiptar, dhe formimit të
shtetit të Izraelit, kishte përfunduar në shtetin e Izraelit.
Vlen
të përmendet se pas vendosjes së familjes së Moisiut në Izrael, për një kohë
familja e tij dhe Hasan Hoxhës nga Braina, kanë komunikuar përmes letrave.
Muharremi
tregon se babai i tij Beha (Bajrami), i kishte treguar për letrën e parë që e
kishte dërguar Moisiu nga Izraeli. Moisiu përveç që i kishte treguar se kanë
shkuar mirë në shtetin e Izraelit, ai e kishte njoftuar Hasanin, për trajtimin
e tyre në truallin e ri. Moisiu kishte shkruar se atyre ju kishin dhënë një
shtëpi, dhe një lopë për ta ushqyer familjen. Ai kishte shkruar se lopa e tij,
po i qet 25 litra qumësht. Për Hasanin kjo ishte një befasi, sepse nga raca e
lopëve që mbaheshin, në ato vite në Kosovë , nuk ishte dëgjuar që një lopë mund
të qet aq shume qumësht.
Në
kujtim të asaj që Muharremi kishte dëgjuar për familjen hebraike që kishte
jetuar dikur pranë familjes së tij, e kishte pagëzuar mbesën e tij me emrin e
shoqes së Moisit Luna. Muharremi me dashamirësi për atë familje hebraike thotë
se vajza e djalit tim Deklaranit e ka emrin Luna. Muharremi thotë se shpesh
herë kur e thërras mbesën time Lunën , më kujtohen rrëfimet e hallës Kadishe
për Lunën gruan e Moisiut.
Muharremi
po ashtu tregon edhe për familjen e hebrenjve që kishte jetuar në fshatin
Kalaticë. Sipas tij hebreu me emrin Isak që jetonte në Kalatic, ishte baxhanak
me Moisiun, që jetonte në Brainë. Gruaja e Isakut, e kishte pasur emrin
Matillka, me të cilën i kanë pasur dy djemtë.. Njëri nga djemtë e ka pasur
emrin David, ndërsa emir i djalit tjetër as këtij nuk po i kujtohet.
Trualli
ku kishte qenë Shtëpia dhe Hani(shitorja e hebreut), në fshatin Kalaticë
Muharremi
thotë se të gjitha këto të dhëna, për këto familje hebraike, i ka kujtim nga
rrëfimet e babës së tij Beha (Bajrami), që i kishte shënuar prej babës së tij
kur ishte në moshën 83 vjeçare, dhe nga halla e tij Kadishja.
Ramadan
Maloku i lindur në fshatin Brainë, me 18.07 1948, (inxhinier i makinerisë, tani
në pension), rrëfen kujtimet e tij për familjen hebraike e cila deri ne vitin
1941, kishte jetuar në fshatin e tij. Ramadani thotë se Moisiu i cili jetonte
në Brainë e kishte një djalë dhe dy vajza. Mojsiu e kishte Isakun në Kalaticë baxhanak. Menjëherë pas mbarimit
të Luftës së Dytë Botërore, Isaku është takuar në spitalin e Dubrovnikut me
Behen, djalin e Hazir Malokut nga Braina. Beha kishte qene i rekrutuar si
ushtarë në grupin e dytë të shqiptarëve, të cilët nga Malësia e Galabit dhe
rrethina e Gjilanit e Ferizajt, u dërguan në Tivarë.
Gjatë
rrugës deri në Tivarë ushtarët shqiptar, ishin vrarë dhe rrahuar rëndë, nga ushtria e brigadave
serbo-maqedone.
Grupi
i parë i shqiptarëve, nga rajoni i Drenicës dhe Kosovës qendrore, prej rreth
4000 ushtarë shqiptarë por sa arrijnë në Tivar, të gjithë pushkatohen dhe
kufomat e tyre hedhen në Detin Adriatik.
Ushtarët
shqiptarë nga grupi i dytë, prej 3-4 mijë, ishin rrahuar gjatë rrugëtimit, disa
ishin vrarë, por sa arrijnë në Tivar nuk
vriten, shohin gjurmët e gjakut dhe rrobat e shqiptarëve, që ishin vrarë dy
ditë më parë. Ky grup i ushtarëve mbahet në kushte të vështira, pa kushte
higjienike, të uritur dhe pjesa dërmues të ftohur, nga rruga e gjatë dhe e
mundimshme.
Nga
kushtet e vështira dhe vuajtjet gjatë rrugëtimit, Beha i Hazir Malokut, ishte
ftohur dhe kishte marrë kallje të rëndë në mushkëri. Beha i sëmurë kishte
përfunduar në spitalin e Dubrovnikut. Isaku baxhanaku i Maojsit, i cili kishte
shpëtuar, dhe tani kishte qenë duke punuar në spitalin e Dubrovnikut, e takon
Behen. Sipas rrëfim që më vonë kishte treguar vet Beha, hebreu kishte treguar
mirësinë dhe kujdes të veçantë për ta shëruar Behen. Ai vazhdimisht Behes i
kishte qëndruar te koka duke i dhenë barna, ushqim dhe injeksione, deri sa
është shëruar. Pas shërimit Beha vazhdon rrugën deri në qytetin e Trieshtës.
Pas kalimit të Trieshtës në territorin e Italisë, Beha kthehet prapë në Barinë
dhe rrëfen rrugëtimin e vështirë, dhe mes tjerash tregon edhe për takimin me
hebreun, në spitalin e Dubrovnikut.
Zijadin
Zeqiri, i lindur në vitin 1958, në fshatin Kalaticë, i cili rrëfen rrëfimet që
i kishte dëgjuar, për nga të parët e tij për qëndrimin e një familje hebraike,
te familjarët e tij në fshatin Kalaticë. Sipas kujtimeve të Zijadinit, shitoret
e këtyre fshatrave që i mbanin disa familje hebraike, furnizoheshin me mallra
nga një hebre i quajtur Avram, dhe Nazim Gafurri në Prishtinë. Zijadini rrëfen
për një rast kur Hasani (Hasi), djali i Mustaf Hoxhës nga Barina, i njohur në
këto anë si Hoxhë Braina, e kishte
treguar shpesh në këto fshatra. Hasi (Hasani) duke shkuar prej Braine në
qytetin e Prishtinës, diku rrugës në mes të fshatit Siqevë dhe Bërnnicë e gjen
një çantë me para dhe dokumente. Nazim Gafurri e kishte humbur çantën e tij,
duke u kthyer nga Besiana (Podujeva). Hasi por sa shkon në depon e Avramit dhe
Nazim Gafurrit, aty takohet me të dytë. Hasi e vëren se Nazim Gafurri ishte
shumë i mërzitur, dhe nuk kishte vullnet të zhvillonte bisedën. Hasi e pyet
Avramin, çka ka Nazim Gafurri ? Avrami i thotë Hasit se, Nazimi e ka humbur sot
një çantë dhe është shumë i mërzitur. Hasi i drejtohet Nazimit, ja thotë çantën
e kam gjetur unë duke ardhur rrugës.
Hasi
në mes të dy luftërave botërore kishte qenë anëtar i Partisë së Xhemjetit,
ndërsa Sejdi Sekiraça kishte qenë anëtar i Partisë Demokratike.
Në
mes dy luftërave botërore, në këto anë i mbanin shitoret hebrenjtë. Një shitore
ishte në fshatin Orllan, një në Brainë, një në Kalaticë, Tullarë dhe fshatra
tjera. Hebreu që e kishte shitoren në Kalaticë quhej Isak. Isaku i ka pasur dy
djem, njëri e kishte emrin David, ndërsa emir i tjetrit nuk i kujtohet.
Isaku
e ka pasur hanin në tokën e Ramadan Ruhanit, bri rrugës që shkonte për Leskocë.
Zijadini
e rrëfen një rast, kur në mes të dy luftërave botërore, dikush ia vjedh
shitoren Isakut në Kalaticë, dhe ia merr disa para dhe pak mall. Të gjithë
banorët e Kalaticës, organizohen për ta zbuluar hajnin. Isaku monedhat që ju
kishin vjedhur i kishte ngjyrosur, me një ngjyrë të veçantë, dhe të gjitha
monedhave, ju kishte shënuar shifrat e tyre. Isaku ju thotë fshatarëve të
Kalaticës, ju mos u merakosni se kjo pune do të zbulohet lehtë, duke i njoftuar
fshatarët, se nuk kishte pësuar ndonjë humbje të madhe. Pas këtij rasti Isaku
interesohet në hanet tjera për rreth Kalatice , se kush nga qytetarët po shkon
të blejë mall me monedhat e tij. Pas pak kohe një fshatar nga fshati Bervenik,
shkon për të blerë mall me monedhat e Isakut, në hanin e Tullarit, dhe kështu
zbulohet se kush ja kishte thyer hanin Isakut.
Po
ashtu Zijadini rrëfen edhe një rast tjetër, kur në muajin qershor kishte pasur
vërshime, pas një shiu që kishte rënë në fshatin Kalaticë. Isaku e kishte hanin
dhe shtëpinë e tij pranë rrugës dhe përroit
të fshatit. Njërin nga djemtë e Isakut, e kishin marrë valët e ujit të përroit.
Djalin e ri hebre, e kishte shpëtuar Shaban Ruhani , banorë i lagjes.
Familja
e Isakut, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore kishin përfunduar në shtetet
perëndimore, e që në vitet nëntëdhjeta të shekullit XX, jetonin në Francë. Dy
djemtë e Isakut, në vitin 1997, kishin ardhur në fshatin Kalaticë, për ta
vizituar truallin e tyre ku kishin lindur. Porsa dy hebrenjtë kishin ardhur në
lagjen ku kishin lindur, kishin pyetur, a është gjallë Shabani? Mes tjerash ata
e kishin rrëfyer rastin dhe shpëtimin e tyre, nga komshiu i dikurshëm i tyre
shqiptar.