| E marte, 18.01.2022, 08:00 PM |
Opozitarizmi i shëmtuar i PDK-së dhe dualizmi i LDK-së!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nga
momentin i ri-shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008,
respektivisht nga fillimet njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës si
shtet i pavarur dhe sovran, e në veçanti pas njohjes nga shumica e shteteve të
botës, bashkësia ndërkombëtare është dashur t’i kërkojë Serbisë heqjen nga
Kushtetuta e saj të preambules e cila e përcakton Kosovën pjesë integrale të
saj.
Ndryshimi i “Status
Quos” politike, imperativ i ngutshëm kohor
Por,
edhe pse kaluan 14 vite nga njohja ndërkombëtare e shetit tonë, Serbia jo vetëm
që vazhdon të mbajë Kosovën në kushtetutën e saj, e trajton gjithnjë si pjesë
të saj përmes terminoligjisë së stërvjetruar kishtare “Kosovo i Metohija”.
Kjo
çasje agresive e Serbisë ndaj Kosovës, jo vetëm që nuk u bë asnjëherë pengesë
për një pjesë të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë të
tërthortë u mbështet duke e mos e penguar Serbinë gjenocidiale, duke e ndihmuar
në mënyrë të veçantë në arritjen e synimeve territoriale ndaj Kosovës përmes
dialogut të Brukselit, me premtimin për formimin e Asociacionit me kompetenca
ekzekutive, apo thënë më troç, në ndihmën për krijimin e një mini-shteti serb
brenda Kosovës së vogël.
Rezoluta e minutave të
fundit në mbështetje të ‘Qeverisë Kurti’
Seanca
e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës e datës 15 Janar 2022,
për miratimin e Rezolutës që e kundërshton mbajtjen e referendumit kushtetues
të Serbisë në Kosovë, i nxori në shesh përseri kundërthënjet mes forcave
politik dhe inatet personale në veçanti.
Bojkotimi
i seances së Kuvendit nga partia më e madhe opozitare (PDK) ishte një ogurë i
keq i funksionimit të parlamentarizmit kosovarë.
Mosprezencën
e PDK-së në seancën e Kuvendit nuk duhet kuptuar si veprim pro mbajtjes së së
refendumit serb në Kosovë, por si veprim inatçor kundër Albin Kurtit dhe
qeverisjes së tij.
Një
sjellje e këtillë e PDK-së, çfarë nuk jemi mësuar ta shohim këtyre viteve të
fundit, e shpërfaqi opozitarizmin e shëmtuar të PDK-së.
Një
parti shtetformuese siq e konsideron veten PDK-ja, kur është në pyetje interesi
i shtetit në asnjë rrethanë nuk është dashur të bie pre e inateve personale,
ndërskamcave dhe ambicieve politike për pushtet.
Prezenca
e LDK-së në Kuvend, përveq konstruktivitetit politik si subjekt politik
shtetformues dhe shtetndërtues e shpërfaqi edhe dualizmin e veprimeve të
lidershipit aktual, Lumir Abdixhiku. Nga deklarimet e tij vërehet çartë se zoti
Abdixhiku nuk është ai që vendosë për dhe në emër të LDK-së!
Janë
dy fraksionet e figurave që i shkaktuan ndarjen më të madhe dhe përçarjen më të
thellë LDK-së nga themelimi e deri më sot (Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani), ato
që vendosin për pozicionimin e LDK-së në Kuvend.
Mbase
ky fragmentizmim do ta përcjellë LDK-në deri në kuvendin e rregullt zgjedhor,
nga i cili, do të dizajnohet çartë e ardhmja e saj në skenën politike kosovare.
Kur
jemi tek partitë opozitare në parlament, duhet vlerësuar kontributin e AAK-së
së vogël në të mirën e shtetit pa i anashkaluar ambiciet e mëdha që ëndërron
për pushtetin e humbur.
Ja hunin ja tirqit
Kur
vendi ndodhet në momente kritike siq është tani në raport me Serbinë e cila po
e gëzon mbështetjen ndërkombëtarëve në realizimin e aspiratave territoriale
ndaj shtetit të Kosovës, përveq pozicionimit të çartë politik duhen edhe
veprime të guximshme të drejtuesve shtetërorë.
Bashkësia
ndërkombëtare i çmon më shumë dhe i respekton më tepër ata që janë të vendosur
në rrugën dhe idealin e tyre e jo ata që hamenden kah t’ia mbajnë.
Kosova
nga paslufta e deri më sot asnjëherë nuk ka qenë në situatë më kritike. Vërtetë
ndodhemi para situatës që të zgjedhim në mes të mundshmes dhe të dëshiuarës,
apo siq na e mëson ajo thënja e moçme popullore “Ja hunin ja tirqit”! Prandaj
shumë shpejtë Qeveria e Kosovës duhet të zgjedhë njërën nga dy opsionet
përfundimtare që do t’i servohen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel!