| E diele, 16.01.2022, 06:55 PM |
Ex injuria jus non
oritur!
Nga
Alma Lama
Parimi
se te drejtat ligjore nuk mund te rrjedhin nga nje veprim ilegal, eshte
plotesisht i vertete edhe per serbet e Kosoves dhe te drejtes se tyre per te
votuar per referendumin ne Serbi, brenda territorit te Kosoves.
Organizimi
i nje referendumi ilegal ne Kosove, sic ka bere Serbia prej 20 vitesh me
organizime zgjedhjesh, duke shkelur ne fillim rezoluten 1244 qe autorizonte
UNMIK-un per administrimin e Kosoves dhe pastaj duke shkelur sovranitetin e
shtetit te pavarur, e delegjitimon edhe
te drejten e votes se Serbeve.
Te
gjitha qeverite e kaluara jane dorezuar perballe presionit serb, ne emer te
ruajtjes se partneritetit me miqte nderkombetare, por une mendoj qe ka qene
justifikim per paaftesine e tyre.
Sic
e shkova dhe dje, praktika e mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove ka qene e
gabuar dhe ilegale dhe per me teper ka prodhuar acarim te konfliktit politik
mes shqiptareve dhe serbeve, ne vend te normalizimit te raporteve, sic e synon
edhe BE dhe vendet e Quintit.
Keshtu
qe vendimi i qeverise per te moslejuar mbajtjen e referendumit ishte i drejte
dhe duhet te zbatohet edhe ne situata te ngjashme ne te ardhmen.
Eshte
per tu pershendetur edhe qendrimi i OSBE-se qe nuk mori persiper procesin e
votimit, duke ndihmuar ne kete menyre ne shtensionimin e gjendjes.