| E diele, 16.01.2022, 07:44 PM |
PËRÇARJET POLITIKE QË PO E SHKATËRROJNË SHOQËRINË SHQIPTARE
Nga
Xheladin Zeneli
Pa
dyshim se ndasit e ndryshme, sidomos ato
të natyrës politike egzistojnë te çdo popull, por mendoj se te populli shqiptar
këto janë më të theksuara dhe më të skajshme, çka është një fenomen tepër
shqetësues.
Këto
polarizime dhe përçarje, jo vetëm që nuk n’a lëjnë të ecim përpara, por ato
janë bërë pengesë kryesore e progresit tonë shoqëror, të cilat njëherit
paraqesin edhe rrezik kombëtar, në rend të parë për ardhëmërinë e dy shteteve
tona por edhe për mbarë kombin tonë.
Shumë
njerëz e kanë kuptuar pluralizmin e mendimeve si pluralizmin e fyerjeve dhe ofendimeve. Në
emër të fjalës së lirë, gjithëkush
sulmon gjithëke për gjithëçka .
Pse
kemi kaq shumë mllef, urrejtje dhe jemi të zemëruar me njëri tjetrin?.
Mjafton
vetëm t’ju hidhet një sy debateve që zhvillohen në platformat e ndryshme të
rrjeteve shoqërore në internet dhe të lexosh se si shqiptarët zihen dhe shahen,
shpeshëherë edhe me gjuhë banale dhe me vullgaritet ndaj njëri tjetrit duke
mbrojtur qendrimet apo orientimet e veta politike. Kjo mënyrë e komunikimit në
masë nuk është gjë tjetër veç reflektim i sjelljes së politikanëve dhe lidërve
tanë politik, qofshin ata qeveritarë, deputetë në kuvendet e dy shteteve tona
kombëtare apo politikanë të studiove
televizive.
Vlen
vetëm që të përcjellësh seancat parlamentare në kuvendet e dy shteteve tona
kombëtare, ku vërehet një gjuhë degraduese e mënyrës së debatit , me ç’rast
fjalimet e disa deputetëve qofshin ata të pozitës apo të opozitës, përbëjnë
sharje e fyrje neveritëse ndaj
njëri-tjetrit, fyrje këto që disa herë kanë përfunduar edhe me përleshje dhe sulme fizike në mes tyre.
Një
shembull tjetër i polarizimit të
shqiptarëve e cila është karakteristë vetëm e tyre janë etiketimet e karakterit
politik dhe ideologjik.
Në
këto etiketime nuk përfshihen ato të cilët të huajt (pra, armiqtë tanë) n'a
kanë mveshur neve, por këtu bëhet fjalë
vetëm për etiketimet që ne vetë
shqiptarët e quajmë apo e kemi quajtur
njeri tjetrin, gjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë dhe
gjithënjë vazhdojmë edhe sot.Po numroj vetëm disa nga ato që n’a vijnë nga
shekulli i kaluar si p.sh. Legalist, Monarkist, Zogist, Ballist, Enverist,
Marksist, Komunist, Bolshevist, Majtist e Djathtist e deri të ata pas viteve
“90-ta e mëtej, si Berishist, Nanoist, Bashist Rugovist, Thaçist, Albinist,
Pacifist, Socialist,
Idealist,
Utopist, Puçist, Nacionalist, Radikalist, etj.
Edhe
pse disa nga bartësit ideo-politik të
këtyre etiketimeve, ka kohë që kanë vdekur dhe nuk jetojnë më në mesin tonë,
megjithate ne gjthënjë vazhdojmë edhe sot ti përdorim ato si karakterizime urryese për njëri-tjetrin.
Një
ndër etiketimet që ndigjohet më shpesh në mesin e shqiptarëve është fjala
“tradhtar”.S’ka dyshim se shqiptarët kanë pasur tradhtarë në mesin e tyre gjatë
periudhave të historië tonë të cilët kanë shitur interesat tona kombëtare te
armiqët tanë, dhe vazhdojnë të kenë edhe sot, por kjo fjalë tashmë është bërë
pjesë fjalorit të përditshëm, sidomos pjesë e fjalorit të politikanëve të cilët
e përdorin shpesh këte fjalë etiketuese
sa herë që ata nuk pajtohen me mendimet e rivalit të vet politik.
Mendoj
se gjithashtu jemi të veçantë si popull për nga numri i partive politike që
veprojnë në hapësirën tonë etnike.
Vetë
fakti se sot në trevat shqiptare egzistojnë rreth 220 parti politike ( Në
Shqiperi mbi 100), në Kosovë rreth 80,
në Iliridë(Maqedoninë Veriore) reth 20,
te shqiptarët në Mal të Zi afër
10 të tilla dhe në Preshevë 7 subjekte
politike shqiptare, tregon shumë për ate se si në mentalitetin tonë vazhdon
gjithënjë të dominojnë bajraktarizmi klanor.
Një
llojë tjetër i polarizimeve tona janë edhe ata lidhur me figurat tona
kombëtare.Pra, jemi një ndër popujt e rralë i cili nuk kemi mendim të njëjtë,
pra nuk pajtohemi për personalitetet
tona kombëtare dhe historike. Deri dje ishim të bashkuar rreth
figurave tona historike siç janë Gjergj
Kastrioti - Skenderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali, Adem Jashari etj. Sot n'a
dalin të ashtuquajtur historian,
analistë të vetëshpallur apo “studius”, të cilët mundohen të ngjallin dyshime
mbi ata, ti anulojnë si të tillë dhe të hjedhin baltë mbi këto figura, në
llogari të agjendave antikombëtare dhe
antishqiptare.
Çka
u bë me “shekullin e shqiptarëve “ ?
Ne
shqiptarët i lëjmë anash mospajtimet e përçarjet vetëm atëherë kur jemi të
kërcënuar nga armiqët tanë. Për këtë dëshmon më së miri ngjarjet në fund të
shekullit të kaluar të cilat janë ende
të freskta në kujtesën tonë.
Në
vitin 1998-1999 kur Kosova po kalonte një ndër kohët e saja më të vështira si
rezultat i agresionit serb, të gjithë shqiptarët anë e mbarë botës, nën
udhëheqjen e Shqipërisë , ishin të
renditur dhe të bashkuar me moton : “ Një Popull-Një Qendrim”.
Sot
gjithënjë jemi një popull, por popull më shumë qendrime, dhe me qendrime shumë
të ashpërta ndaj njëri-tjetrit!.
Çlirimi
i Kosovës nga okupatori serb, pavarësia
e saj në vitin 2008, anatarësimi i Shqipërisë në NATO-s në vitin 2009, por edhe disa arritje
të tjera që ne i përjetuam si popull në dekadën e parë të shekullit 21, ishin
ngjarje që ndikuan në euforinë tonë kolektive në krijimin e një shprese të re për
të ardhmen tonë, si asnjëherë më parë, me moton se shekulli 21 është “shekulli
i shqiptarëve “! Mirpo çfarë ndodhi në ndërkohë?
Kemi
hyrë në dekaden e tretë të shekullit 21 dhe sikurse kemi bërë kthesë mrapa me
politikat tona vetëshkatrruese.
Veprimet
e politikanëve tanë sikurse po na çojnë drejt një humnere nga e cila do ta kemi
shumë të vështirë të dalim ndonjëherë.
Të
marrim shtetin tonë amë, Shqipërinë, e njohur tashmë për rivalitetin e ashpër
dhe shumë agresiv në mes dy forcave
kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kjo
ashpërsi politike u shpreh posaçërisht
gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlametare të 25 Prillit, 2021, ku
përplasja e kundërshtarëve politik arriti deri aty sa që pati edhe raste dhe
incidente të përgjakshme në mes militantëve të tyre partiak.
Sikurse
mos të mjaftonin përplasjet politike
(dhe fizike) gjatë fushatës zgjedhore dy forcave kryesore të Shqipërisë, prq
ndërmjet PS-së dhe PD-së, menjiherë na paraqitet një përplasje e re, kësaj
rradhe brenda llojit të vet. Pra askush se ka menduar apo parashikuar se do të vinte deri te një konfrontim kaq i ashpër dhe me
elemente dhune, brenda një subjekti politik, pra Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë më të
madhe opozitare në Shqipëri.
Ngjarjet
dramatike e kohëve të fundit në PD janë
të paprecedente në historinë 31 vjeçare të pluralizmit politik në
Shqipëri dhe një dukuri e rrallë dhe e paparë në botën e shoqërive moderne
demokratike.
Pamjet
e 8 Janarit 2022 në selinë e Partisë
Demokratike në Tiranë do të mbesin gjatë në mendjen e tonë si njollë e zezë dhe turp jo vetëm të kësaj
partie, por të gjithë shoqërisë shqiptare.
Mburremi
gjithëmonë para botës, se jemi një ndër popujt më të vjetër të Europës, me një kulturë dhe civilizim të
lashtë.
Pyetja
që na imponohet është se sa po e dëshmojmë dhe demonstrojmë ne sot këte me
vepra?.
Pas
gjithë kësaj çfarë u tha më lartë, është pamundur të mos na kthehet në kujtesë
thënia e të madhit Gjergj Fishta të cilin e patën pyetur në at kohë se
“Si
janë shqiptarët “, Fishta iu është përgjigjur :
“
Njashtu si i don hasmi “!.
Xheladin Zeneli
Janar 2022