| E enjte, 13.01.2022, 09:56 PM |
Pse nuk i besoj
deklarates se Sali Berishes?
Nga Arbana
Xharra
Po
ta kishte hallin e terroristeve Berisha shume kohe me pare do te kishte ngritur
kete shqetesim, kur shqiptaret iu bashkuan Shtetit Islamik. Duhet rikujtuar se
Berisha ka flirtuar me keto grupe, madje u ka dhene edhe pasaporta shqiptare
pjestareve te Al Qaida-s.
Radikale
kemi, jo vetem ne Kosove dhe Maqedoni por grupe te tilla radikale ka plote edhe
ne Shqiperi. Radikalizmi vjen nga ligjeratat qe mbjellin jotolerance. Ka ende
plote imame qe vazhdojne te ushtrojne kete mosdurim. Ne Maqedoni gjendja eshte me
e rende ngase atje ne kete drejtim mungon qellimisht shteti.
Shume
politikane shqiptare i instrumentalizojnë keto grupe per arsye votash e
pushteti. Gje qe herdokur do tju dal bumerang.
Protestat
jane instrument legjitim. Mirepo dhuna eshte mjeti qe duhet refuzuar.
Berisha
ne kete moshe tashme nuk duhet te ve ne rrezik sigurine, partine dhe shtetin
per shkaqe personale. Ai duhet ta bej luften e shpelarjes me SHBA -te dhe po ia
doli te rehabilitohet do te ishte maksimalja. Tjerat besoj se e degradojne edhe
me shume personalitetin e tij!