| E hene, 10.01.2022, 08:22 PM |
Zbulimi Politik i Sigurimit
Nga
Kastriot Dervishi
Nga
pikëpamja organizative, organet e Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve
të Brendshme kanë qenë në të shumtën e kohës në tre drejtori. Njëra prej tyre e
cila fizikisht qëndronte në një kat të Ministrisë së Punëve të Jashtme,
drejtonte rezidenturat jashtë vendit të vendosura në ambasada. Oficerët e
Sigurimit kamufloheshin me funksione diplomatike dhe ngrinin rrjetin sekret
atje. Synimi kryesor ishte sjellja e informacioneve nga emigracioni politik.
Ndërsa depërtimi në administratat e vendeve të cilësuara armike ishte zero. Në
radhët e emigracionit politik, e vetmja armë që është përdorur ishte
diznformacioni, por edhe këtu nuk shihen rezultatet e ndonjë pune të mirëfilltë
agjenturore.
Emërtesat
e zbulimit politik në vite:
1946-1956,
Dega e Parë e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit
1956-1962,
Drejtoria e Zbulimit Politik
1962-1966,
Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit
1966-1991,
Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit
Në
vitet 80-të Drejtoria e Tretë kishte 70 oficerë dhe 4 civilë. Struktura e saj
ishte:
-Dega
e 1-rë (Jugosllavia)
-Dega
e 2-të (vendet revizioniste)
-Dega
e 3-të (Kosova)
-Dega
e 4-t (Greqia)
-Dega
e 5-të (Italia)
-Dega
e 6-të (emigracioni)
-Seksioni
i ndërlidhjes
-Seksioni
i kartotekës
-Seksioni
i veçantë
-Admininistrata