Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Beqir Cikaqi: Faik Tafolli - Një kullë nëpër shekuj

| E merkure, 05.01.2022, 06:12 PM |


Opinion rreth librit: ”Një kullë nëpër shekuj” të autorit Faik Tafolli

NJË MONOGRAFI ME TEMË E ÇËSHTJE TË VEÇANTË

Nga Beqir Cikaqi

Kështu mendova ta quaj opinionin tim rreth  librit që sot po promovohet, dhe që në fillim dua të citojë një thmendim (thënje) të Betrand Rusellit, sipas të cilit:

“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij”,kështu ndihem me librin që sot po promovohet, e që pata mundësi, pse jo edhe nder ta lexojë këto ditë, për të paraqitur opinionin tim në këtë promovim.

Libri monografik NJË KULLË NËPËR SHEKUJ . është një studim i veçantë që i kushtohet lagjes Tafolli të fshatit Çadrak, nga e ka edhe vet origjinën autori i librit, profesor Faiku. Vet fjala monografi si gjini letrare ka kuptimin e një studimi të gjerë e të hollësishëm shkencor, që trajton një çështje a një temë të veçantë. Kështu, libri NJË KULLË NËPËR SHEKUJ na jep me kuptuar për peripecitë e veçanta të një lagjeje nëpër shekuj në veçanti, që simbolizojnë edhe sakrificën  e popullit në përgjithësi. Në këtë monografi autori ka paraqitur me mjeshtri historikun, origjinën, mbijetesën, kontributin atdhetar dhe gjithçka tjetër të lagjes Tafolli nga fshati Çadrak, me karakteristikat qëndresës historike të kullës ndër shekuj.

Monografia  NJË KULLË NËPËR SHEKUJ është një burim i pasur njohurish për lagjen Tafolli, me veprimtarin e sakrificën e pa mohueshme të njerëzve banor të kësaj lagjeje, nga koha e sundimit otoman, koha e Serbisë së Krajlit, gjatë dhe pas luftës së Dytë botërore, periudhën e komunizmit, sundimit millovisheqian, deri te lufta e fundit në Kosovë. Sipas autorit, banorët e familjeve Tafolli gjithherë ndan fatin e bashkatdhetarëve të tjerë duke u angazhuan me përkushtim  për çështjen kombëtare deri në kohën e çlirimit  dhe  pavarësisë Kosovës. Gjithashtu autori nuk e anashkalon edhe periudhën e pas luftës deri në ditët e sotme, me krenarin e lavdishme, por edhe brengosjen për braktisjen e lagjes nëpër vendbanime të ndryshme,si në Ferizaj, Shtime, Suharekë e fshatrat për rreth, në shtetet perëndimore, deri në Amerikën e largët, me qëllimin e vetëm për të siguruar një jetë më të mirë.

Vlerësojë, se kjo monografi përmbush edhe kriteret shkencore me interes për historiografinë shqiptare, ku autori, profesor FaikTafolli, si i lindur e rritur në këtë lagje ka arritur t’i sistemojë në formën më të mirë të mundshme, krejt natyrshëm, historinë, gjeografinë, ekonomin , bujqësinë, artizanatit, arsimin, folklorin, kulturën kombëtare e fetare, por edhe humaniteti e sakrificën e banorëve.

Libri fillon me shtrirjen  gjeografike dhe klimatike të fshatit me  historikun e kullës në shekuj dhe  toponimin e emrit të fshatit, çadër, çadrat.. – Çadrak. Vazhdon autori ta paraqet trungun gjenetik të lagjes nga i pari Aliu, dhe me emërtimin  e lagjes Tafolli nga emri i trashëgimtarit të vetëm që ishte Tafa. Autori, vazhdon me shpërnguljet ndër vite të familjeve nga Lagjja Tafolli, si dhe veprimtarit bujqësore e blegtorale. Nuk anashkalohet edhe kontributi i banorëve të lagjes gjatë Luftës së Dytë botërore, dhe në fund të sajë( luftës Dytë Botrore ) me theks të veçantë Masakren e Tivarit, ku pjesëmarrës ishin disa  banor të lagjes, ku fatkeqësisht ka edhe viktima nga kjo lagje, por fatbardhësisht edhe të mbijetuar.

Libri monografik  NJË KULLË NËPËR SHEKUJ,  nga autori është kompletuar edhe përmes biografive me personalitete e shquara të lagjes ndër shekuj, mandej këngëtarëve e rapsodëve me origjinë nga Lagjja Tafolli, veteranët e arsimit që nuk janë të pakët, në mesin e të cilëve është edhe vet autori i librit, si dhe  veteranët  e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autori , në këtë monografi  nuk i anashkalon duke i falënderuar ata që i afruan të dhëna e dëshmi që ky libër të jetë sa më i kompletuar, si dhe donatorët që mundësuan ta shohë dritën e botimit libri NJË KULLË NËPËR SHEKUJ –lagjja Tafolli e fshatit Çadrak.

Se,  autori  përveç që është një profesor e familjar i dinjitetshëm, një atdhetar e veprimtar i devotshëm, .... është edhe një poet i mrekullueshëm, këtë e dëshmon edhe me poezitë e përzgjedhura në fund të këtij libri monografik. të cilat kanë motiv atdhedashurinë, mallin e pashuar për vendlindjen, për paraardhësit dhe jo vetëm për  familjarët, për bukurit natyrore, për zogjtë e shpezë shtegtar përmes të cilëve i përcjell në formë poetike i përcjellë porosit me emocione të veçanta e gjithçka shqiptare, pasi për vite të tëra jeton e vepron jashtë atdheut.

Fare në fund, dua të citojë një thënie nga J.D. Salinger: “Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh...” Unë e konsiderojë  jo vetëm fat por edhe privilegj ta kem mik tani, sepse prej kohësh autorin e librit e kisha profesor, mandej kolegë profesioni e bashkëveprimtar në Itali. Ky bashkë punim vazhdon, edhe pse tani jemi ne distanca të caktuara  gjeografike në Evropë, serish  na bashkon ideali, atdheu, e së fund edhe krijimtaria letrare.

Autorit të librit i urojë shëndet me inspirime e libra tjerë të rinjë, derisa monografisë NJË KULLË NËPËR SHEKUJ, i urojë depërtim të dinjitetshëm te lexuesi. Urime profesor.

Fund/ Dhjetor 2021, Therandë/Suharekë

Beqir Cikaqi