Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pak gallatë fundvitëse: TPZ.al shpall Lulzim Bashën njeriun e vitit 2021

| E enjte, 30.12.2021, 02:07 PM |


TPZ.al ka shpallur njeriun e vitit 2021, Lulzim Bashën.

Merita të veçanta për:

*Humbës kronik zgjedhjesh: Pas humbjes së çdo palë zgjedhje, shpall luftë deri në fitore!

*Shkatërrimin e PD-së: U përpoq të vriste Sali Berishën, por vrau veten dhe partinë.

*Njeriu më i aftë në botë për të mbyllur parti: Nëse Edi Rama i dorëzon PS-në, ai e mbyll për një javë.

*Mashtrim në çdo situatë dhe rrethanë: Ka mashtruar 99% të njerëzve, që i kanë dalë përpara!

*Rini të përjetshme: Nuk ka lejuar asnjë thinjë të jetë e dukshme për publikun.

TPZ.al