| E marte, 28.12.2021, 10:01 PM |
GJUHA SHQIPE, SI AMANET I RILINDASVE TANË
T?
PUNOJM? P?R M?SIMIN DHE P?RHAPJEN E GJUH?S SHQIPE TEK EMIGRANT?T TAN?
SHKRUAR
NGA FRAN GJOKA
Padiskutim
qe emigracioni, gjatë gjithë periudhave të historisë, ka qenë dhe është një
fenomen tipik social dhe shoqëror me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria në
këtë aspekt nuk ka bërë dhe as nuk bën përjashtim. Periudha e vështirë
30-vjçare e tranzicionit u shoqërua me një hemorragji të pandalshme të proçesit
të emigrimit të popullsisë së vendit tonë, sidomos në drejtim të vendeve
perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të
ardhmen dhe kualifikimit arsimor të fëmijëve. Pra, emigrimi i popullsisë në
përgjithësi dhe i fëmijëve në veçanti, krahas anës pozitive, mbart në vetvete
edhe rrezikun e një fuzioni apo asimilimi gradual të gjuhës sonë shqipe,
sidomos tek fëmijët dhe rinia shqiptare që jeton aktualisht në mërgim. Fatet ekzistuese
të një kombi përcaktohen në fund të fundit nga gjuha dhe kultura e tij.
Popullsia e një vendi, që për arsye të ndryshme nuk e shkruan dhe rrallë herë e
flet gjuhën e tij amtare, është i prirur të rrezikohet, pasi gjuha ka qenë dhe
mbetet një ndër komponentet kryesorë dhe dëshmues të kulturës së një kombi. Kur
njeriu nuk e ka nën këmbë tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi i tij
vertikal, humbet sigurinë dhe në shumë raste bëhet edhe më skeptik ndaj
vetvetes. Është interesant fakti se gjuha shqipe ka një zhdërvjellësi në të
folur, ka një tingëllime joshëse, është shumë burrërore dhe mjaft e bukur. Këtë
e kanë thënë edhe mjaft albanologë dhe gjuhtarë, të cilët kanë vënë re se kur
dëgjohet e folura e shumë vendeve të Europës, duke krahasuar me shqipen, gjuha
jonë ka një tingull të veçantë dhe mjaft impulsive. Kjo ndodh sepse shqipja
është vazhdim i gjuhës ilire dhe i përket grupit të gjuhëve Indo – Europiane
pra, veçohet si një nga më të vjetrat në Europë dhe Ballkan. Është detyrë
imperative e mësuesve atdhetarë shqiptarë për t’u mësuar dhe shkruar gjithnjë
shqipen brezave të fëmijëve në emigracion e shoqëruar me një përkushtim në
hapjen e shkollave të reja në gjuhën shqipe. Shqiptarë të vërtetë, patriotë dhe
atdhetarë ka plot, si ata që dërguan libra, hapën shkolla, hartuan programe,
mësues që punojnë me devotshmëri për vite me radhë jashtë Shqipërisë, nuk
mungojnë. Këtu më vjen në mend një thënie e një emigranti me banim në Itali, i
cili, kur ra fjala për gjuhën e nënës, më pati thënë: “...Gjuha është e vetmja
armë që vërteton se ne jemi shqiptarë kudo që ndodhemi...”. Parë nga ky
këndveshtrim, përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje mësuesve atdhetarë, prindërve
emigrantë, që t’u mësojnë fëmijëve si t’a flasin dhe t’a shkruajnë pa
ndërprerje shqipen, gjuhën që të parët tanë na e lanë për ta përdorur
përgjithmonë të pastër.
Historikisht
mërgimtarët shqiptarë kanë punuar, kanë jetuar dhe janë përpjekur që fëmijëve
të tyre t’ua mësojnë gjuhën shqipe dhe ta ruajnë sa të jetë e mundur atë. Kjo
traditë e çmuar, si amanet i rëndë nga të parët tanë, “që s’e tret dheu i
huaj”, deri në ditët tona, duhet të ruhet, të kultivohet dhe të shtrihet kudo
ku ka shqiptarë. Hemoragjia e pasviteve ’90 të shekullit të kaluar, që ka bërë
tashmë të shpërngulen nga atdheu i tyre, për një jetë më të mirë, me gjithë
familjen, me djem dhe vajza, mjaft familje shqiptare, ka detyruar mërgimtarët
shqiptarë, këtej e matanë kufijve shtetërore, që t’iu përshtaten kërkesave të
reja të epokës së globalizimit, ku është bërë eminent rreziku i humbjes së
kulturave nacionale, pra edhe të gjuhës nga breznitë e reja. Është për t’u
theksuar se tashmë për fëmijët e mërgimtarëve janë hapur shkolla të shumta në
disa vende të ndryshme, ku fëmijët marrin në mënyrë të organizuar mësime
plotësuese, sipas një programi të hartuar më parë në gjuhën amtare nga mësues
patriotë e pasionantë, të cilët në të shumtën e rasteve, e japin ndihmesën e
tyre vullnetarisht. Shembujt janë të shumtë dhe gjendja e këtyre shkollave,
mund të themi se përfshin hapësira të reja, ku jetojnë e punojnë shqiptarët
emigrantë. Në përgjithësi për çeljen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave, kanë
dhënë ndihmën e tyre dhe drejtuesit e pushtetarët lokalë si në qytetet Nju
Jork, Bruksel, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Oslo, Athinë etj. Është pozitiv
fakti se në shumë qytete në Amerikë, aty ku komunitetet shqiptare janë të
organizuar, janë ngritur dhe funksionojnë shkolla dhe kurse në gjuhën shqipe.
Po kështu në Kanada janë hapur shkolla shqipe. Në Europë ka shembuj pozitivë të
funksionimit të këtyre shkollave si në Zvicer, Gjermani, Suedi, Itali etj., ku
funksionojnë shkolla të hapura nga vetë shqiptarët, sidomos nga ata të Kosovës
dhe të trojeve të tjera ku jetojnë shqiptarë. Synimi i këtyre vendeve dhe
shkollave mbetet i qartë: fëmijët e mërgimtarëve të zotërojnë mirë shkrim e
lexim në gjuhën amtare shqipe, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqipe, të
njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve, si dhe artin,
kulturën dhe traditat kombëtare. Rëndësi e veçantë, në këto shkolla shqipe u
kushtohet veprimtarive të lira jashtë klase, si puna me librin, funksionimi i
bibliotekave, konkurse dhe biseda për librin etj. Në ekranet televizive kemi
dëgjuar cicërimat e bukura, emocionale dhe krenare të fëmijëve shqiptarë në
gjuhën e bukur amtare në tubime të tyre, aktivitete të ndryshme t? organizuara
nga emigrant?t tan?, prindërve dhe të komunitetit n? gjuh?n shqipe, programe t?
ndryshme me k?ng? e valle n? gjuh?n amtare dhe jemi ndjer? krenar?. Vërtetë
jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, vërtetë jemi përkrahës të
globalizimit dhe të rejave që po hyjne në shkencë dhe teknikë, por nuk do të
dëshironim kurrë që gjuha jonë e bukur të mos shkruhej e përdorej nga
shqiptarët e të gjithë brezave që do të vijnë. Mundësitë për ta mbajtur të
gjallë gjuhën e bukur shqipe, gjuhën e Fishtës e Naimit tek fëmijët, nipërit,
mbesat dhe stërnipërit tanë, pavarësisht se ku lindin e ku jetojnë ata, janë
evidente. Ata pavarësisht nga mjedisi i huaj ku jetojnë e punojnë, nga
rrethanat aspak favorizuese për të përdorur gjuhën shqipe, askush nuk i pengon
të flasin vetëm shqip në familje, të komunikojnë me fëmijët e tyre vetëm përmes
gjuhës sonë amtare. Fjala vjen, të mos na duket vetja modern kur në çdo
fundjavë me familjen kalojmë në njërin prej lokaleve angleze, italiane,
gjermane, greke të mos fyhemi nëse flasim në ambiente të tilla familjare në
gjuhën tonë të bukur. Vetëm kështu do të ngulisim tek fëmijët, tek të rinjtë
fjalën e bukur shqipe, gjuhën tonë të bukur që nuk u zbeh ndër shekuj.
Për
shqiptarët emigrantë, megjithë përpjekjet e mundimshme për ruajtjen e gjuhës,
shqipja po bëhet sa e largët dhe e huaj për fëmijët e tyre. Është normale që
duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e
kufizimit dhe shqiptimit të shqipes, por fëmijet duhet të projektojnë të
ardhmen e tyre aty ku rriten pa harruar gjuhen e mëmëdheut, ashtu siç e ruajtën
per qindra shekuj me radhë arbreshët e Italisë. Prandaj komuniteti prindëror
duhet të tregohet i kujdesshëm në ruajtjen e shqipes. Në demokracinë gjermane,
askush nuk gëzon respekt se i cilës kombësie je dhe çfarë kontributi ke dhënë,
por në radhe të parë është aftësia në fushën e prodhimit dhe shkollimit,
prandaj për ne shqiptarët modeli gjerman i shkollës dhe i edukimit është një
model që duhet imituar në rrugë origjinale nga shqiptarët mërgimtarë. Nuk duhet
të pretendohet të gjendet një zgjidhje - mrekulli, por të bëhet ajo që është e
mundur, ajo që varet nga ne shqiptarët.
Ka
vite që në Shqipëri vazhdon hartimi dhe
shpërndarja e një abetareje mbarëkombëtare. Efekti i saj në diasporë e gjetkë
po ndihet më së miri, shihet se ka një interesim maksimal për këtë tekst të ri
të gjuhës shqipe. U bënë vite që është krijuar këshilli ndërakademik Kosovë -
Shqipëri, për një shqipe standarte. Të dy akademitë, duke patur parasysh se
gjuha shqipe është tipari kryesor i kombësisë shqiptare, mjeti themelor që
siguron ndërlidhjen shpirtërore ndërmjet hapësirave e vendeve shqipfolëse,
synojnë që zotërimi dhe përvetësimi i shqipes standarde të jetë objekti themelor
i brezave të sotëm. Shpresojmë se Këshilli Ndërakademik do të merret si
gjithnjë me vrojtimet dhe
vlerësimet e politikave gjuhësore për t’a bërë shqipen tonë një gjuhë
mbarëkombëtare, sepse emigracioni ndërkombëtar shqiptar është shpërndarë në
Greqi, Itali, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Belgjike, Francë, SHBA, Kanada,
Zvicer, Suedi, Austri etj. Janë më shumë se 1/3 e fëmijëve që jetojnë e mësojnë
shqip në këto vende.
Për
të materializuar këtë nisëm, duhet të vihen në lëvizje, jo vetëm sipërmarrësit
privatë dhë shoqata të ndryshme, por edhe institucionet shtertërore, të cilat
duhet të hartojnë programe të përbashkëta mësimore, të unifikojnë planet
mësimore dhe metodat e mësimdhënies dhe deri tek tekstet mësimore, të cilat
mund të jepen falas. Këto nisma me efektivitete tepër me rëndësi, do të ishin
me mjaft vlera, pasi do të kushtëzonin përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës amtare
tek fëmijët dhe familjet e mërgimtarëve shqiptarë. Megjithë predispozicionin e
prindërve për të kontribuar në ngritjen e shkollave, apo për të hapur klasa për
mësimin e gjuhës amtare, ende ka probleme në këto vende. Është emergjente të
kërkohet legalizimi në rrugë shtetërore për nisma të veçanta, që duhet
ndërmerren dhe kërkohet të mendohet nga organet Kombëtare, të hapen dhe funksionojnë
shkolla, si në vendin tonë ashtu edhe në vendet e tjera ku kërkohen të ngrihen
këto shkolla për mësimin e shqipes. Nëse ne shqiptarët bëjmë të pamundurën për
ruajtjen e gjuhës shqipe, edhe shteti shqiptar të programojë diçka të frytshme,
pra të organizojë dhe të drejtojë veprime drejt rrafshimit të dallimeve të
krijuara si pasojë e ndarjeve politiko – administrative, që sjellin jo pak
vështirësi në komunikimin kombëtar, atëhere gjuha jonë do të zërë vërtetë vend
të nderuar mes gjuhëve të tjera europiane. Vetëm kështu u vijmë në ndihmë në
ruajtjen e gjuhës shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë përkohësisht jashtë
Shqipërisë. “Shkolla” e familjes mërgimtare për mësimin e gjuhës shqipe, kërkon
veç të tjerave të mbështetet më mirë nga politikat arsimore shtetërore me
mësues e programe shkencore. Me të drejtë preokupohemi për analfabetizmin në
sistemin tonë arsimor dhe në shkollat tona, por ç’emër t’i vëmë atyre dhjetra
qindra fëmijëve shqiptarë, që ende vetëm e belbëzojnë gjuhën shqipe pa lë të
njohin historinë, kulturën, gjeografinë dhe traditat e këtij kombi. Kësaj drame
duhet t’i jepet fund! Shumë përgjegjësi kanë intelektualët shqiptarë që jetojnë
dhe veprojnë në emigrim. Ata duhet të jenë më aktivë dhe më krijues në
organizimin sa më efektiv të kurseve, takimeve, bisedave dhe hapjen e shkollave
për mësimin e gjuhës amtare.
Indiferentët,
dembelët dhe ata që nuk vazhdojnë rrugën që hapën Rilindasit tanë, historia do
t’i dënojë dhe shoqëria njerëzore do të mbajë qëndrim kritik ndaj tyre. Nga
Bostoni i Amerikës, i madhi Faik Konica, para shumë vitesh, do të shprehej:
“...Erdhi më në fund dhe për gjuhën shqipe koha e lulëzimit, koha plot shpresë!
Në të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë, dhe plot me
dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes. I
vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të
popujve të tjerë. Dhe respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në
radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd...!”
Kohë
më parë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës u organizua
seminari i XII mbarëkombëtarë me temë “Për mësimin plotësues të gjuhës dhe
kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, ku morën pjesë mjaft gjuhëtarë nga
trojet shqiptare dhe diaspora, ku u shtrua problemi i përmirësimit të modeleve
të mësimdhënies në shkollat shqipe në mërgatë si dhe shkëmbimi i pervojave në
këtë fushë. Shpresdhënëse ishin edhe fjalët e Ministres së Arsimit dhe Sportit,
z. Lindita Nikolla, e cila mori pjesë në takim, ku ndër të tjera tha:
”...Qeveria shqiptare ka vullnetin për të plotësuar detyrimin ndaj fëmijëve të
emigrantëve, që ata të mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. Gjuha
amtare përbën shenjën e parë të identitetit
kombëtar, si e tillë ajo duhet mësuar dhe zhvilluar...”, por tani presim
që specialistët dhe metodistët e dikasterit të hidhen në veprimtari konkrete
bashkëpunimi për hapjen, kompletimin me tekste dhe funksionimi e shkollave
shqipe në diasporë”.
Është
i dyti shkrim problemor në llojin e tij, që shtron nevojën e një impenjimi dhe
vlerësimi më të madh nga organet shtetërore dhe prindërit mërgimtarë që të
punohet maksimalisht me fëmijët e tyre për të folur e shkruar gjuhën tonë
amtare shqipe. Vetëm kështu e mbajmë gjallë gjuhën shqipe tek fëmijët mërgimtarë,
duke ngulmuar më shumë se deri tani komunikimin në gjuhën e bukur amtare, duke
ngulmuar më shumë se deri tani për të sotmen, sepse vetëm kështu shqiptarët do
të jenë të denjë për të hyrë në familjen e madhe europiane, duke i shërbyer të
ardhmes së brezave të rinj përmes fjalës së bukur shqipe. Vetëm kështu rritet
krenaria kombëtare e kombit tonë, ruhet nd?r breza amaneti i rilindasve tan?
p?r ta ruajtur, zhvilluar dhe transmetuar brez pas bresi gjuh?n e bukur shqipe.
Ndoshta nesër do të jetë vonë... p?r t? nd?rmarr? nisma n? k?t? drejtim. Koha
nuk pret.