Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Ngjarjet në PD të Shqipërisë

| E marte, 28.12.2021, 03:54 PM |


Rast: Ngjarjet në PD të Shqipërisë

Berisha t’i falenderohet ambasadores të Amerikës, kurse Basha t’a injorojë atë

Nga Reshat Nexhipi

Ja pse: Veprimet e saj antiberishiane dhe antidemokratike, bënë që doktori të rithemelojë partinë e cila gjendej në ,, komë ‘’ ose në  ,,vdekje klinike ‘’, prandaj emri i tij u dëgjua an e mbanë botës, në konotacion pozitiv, kurse i Bashës, në kuptim pezhorativ, sepse dëgjoi Juri Kimin dhe shkeli gjënë më të shenjtë të kombit-besën.

Prandaj, për të justifikuar gabimin trashanik, Basha, duhet të distancohet një orë e më parë nga ambasadorja (mikeshë e ngushtë dhe e përbetuar e Ramës, të cilin e konsideron për profet, të pagabushëm !) dhe t’i bashkangjitet ,, Babait’’ politik, me të cilin do mund të mposhtin qeverinë aktuale që e quajnë kriminale dhe të koruptuar.

,, Ndjesa është e domosdoshme kur bëhet fjalë për çështje Kombëtare ‘’ ka thënë gjeniu i Kombit- Mitat Frashëri, Kryetar i Kongresit të Manastirit dhe i Ballit Kombëtar. ,, Vetëm idiotët dhe egoistët nuk lëshojnë pe’’ ka shtuar Mitati. Vetëm i pa ndarë nga lideri historik, Basha dhe militantët e tij të shquar mund të fitojnë pozita të larta në pushtetin e ardhshëm, përndryshe, do t’a pësojnë si ata që u distancuan prej tij dhe sot nuk ju dihet emri.