| E hene, 27.12.2021, 04:46 PM |
Grimca nga ”Kodi” i dollisë Gramshiote
Nga
Shyqyri Fejzo
Dollia
në rajonin e Gramshit, përsa kemi
humultuar, mund të themi pa u
gabuar, se ka qënë dhe është në rangun e
një institucioni. Vecori e dollisë është se për të nuk ka përgatitje të
vecanta, por improvizohet në cast.
Ajo, dollia fillohet, ndë rtohet dhe mbyllet pa përgatije të
vecanta. Ajo si e tillë, është krijmtari e mirëfilltë. Krijimtari se
si ai që e ngre dhe ai që e pret, vec mbushjes
e zbrazjes së gotave të rakisë,
shoqërohet me ligjerata, shaka
dhe këngë, për të cilat nuk ka nevojë
për scenarist e regjizor. Dy janë
palët që që marrin pjesë në të. I zoti i shtëpisë dhe të afërmit e tij
në njërën anë dhe pala tjetër janë miqtë me kryemikun në krye. Argumentat “pse
duhet dollia?” janë të ndryshme dhe kanë evoluar në kohë. Në kohë të herëshme
(Dy apo tre breza më parë), dollia
shërbente për njohje të ndërsjellta midis të zotit të shtëpisë dhe miqve. Në
këtë mënyrë ajo shërbente si një lloj gjendje civile, apo një lloj civie për pjesmarrësit. Pyetjet
e fillimit bëheshin:”Pa na thuaj familja juaj nga se përbëhet? Ku ke marrë
gruan?Po daja juaj cili është? e të
tjera dhe pyetjet vazhdonin breshër.Dhe më pas fillonin shëndetet për ta, kokë më kokë. Kur vinte puna “pse duhet
dollia”kishte dhe përgjigje të natyrës që “në muhabet e sipër të gjitha organet
e njeriut duhet të kënaqen” se syri shikon sofrën plot dhe pjatat me meze sa
nuk ke ku te vësh pirunin. Goja me dhëmbët e gjuhën kanë kënaqësinë e tyre për
llogari të stomakut. Pyetja është:”po veshi” edhe ai ka të drejtat e tij, ndaj dolli dollia e kënga.” Pjesmarrësit në
dolli për të pirë rakinë ishin midis shtërngimit dhe dëshirës. Kur në muhabet
ishte ndonjë “pijanik mjeshtër” dollia merrte forcë të zbatohej një për një nga
sejcili. E njëjta gjë, pothuajse të
njëjta pyetje i bëheshin dhe të zotit të shtëpisë nga kryemiku, i cili në këtë mënyrë “armatosej” për dollinë
që do ngrinte.
Bërja
e dollive nga ana tjetër ishte nevojë nisur dhe nga fakti se në ato kushte
materiale që kishin atëhere, zonja e
shtëpisë donte kohë të përgatiste për të ngrënë. Duheshin sajndisur miqtë. Pa
të kapeshin qingjat apo shelegët,
kaposhi apo pulat. Të thereshin e të gatuheshin për të ngrënë, pa të tërholleshin petët të bëhej byreku e
bakllavaja. Këto veprime i torturonin gratë me të zonjën e shtëpisë në krye, ndaj dollia(të cilat zgjatnin shumë) krijonin
kohë që të përgatitej ushqimi e “mos turpëroheshin faqe miqve”. Në këtë proces
ka shumë për të shkruar e treguar, por
po ndalem vetëm në disa momente picante
ndër të cilët nuk mungojnë dhe dukuritë e humorit. Në të gjitha sebepet, ardhje miq papritur, fejesa,
martesa etj.bëheshin dy ose tre doilli. Ato(dollitë, dollibashët dhe pietarët) po i “gudulisim”
nga pak, cfarë bënin dhe thoshin kur i
dilnin zot dollisë.
1.
Në dollinë e parë flet i zoti i shtëpisë (apo i afërm i ngarkuar prej tij) dhe
dëgjojnë të gjithë.(Dëgjojnë se nuk janë dehur ende dhe do të përmendin një për
një shëndetet që tha i zoti i shtëpisë. Në se ndonjë gabon, dënohet të pijë dy tre gota raki jashtë
radhe)
2.
Në dollinë e dytë flasin gjysma dhe dëgjon vetëm gjysma tjetër.
3.
Në dollinë e tretë flasin të gjithë dhe nuk dëgjon asnjë.
Dollitë
shoqëroheshin me këngë. Edhe këtu ka radhë e sërë. Ata që kanë ngritur dollinë
si palë ju takon dhe kënga, të këndojnë
të parët.
1.
Kënga e dollisë së parë(nga të dy palët) është quajtur shpesh “e gjakut të
deles.” E nisur butë-butë, e qetë me
lajka e lavdërime. Njerëzit e të dy palëve në dollinë e parë duan ti lutësh
pak.”Hë merrjani një kënge o miq. “Po hamë e po pimë, po duhet dhe të “blegërimë”. “Hajde
cuna, Thuajani këngës.” Vazhdojnë
nxitjet.
2.
Këngët e dollisë së dytë mund ti quash pa merak janë “të gjakut të kaposhit”
Aty njerzia e të dy palëve nuk presin tu thuash apo ti lutësh të këndojnë. Ja
marrin këngës pa radhë e pa ndroje. Shpesh i sakatojnë dhe i “hanë dhe
fjalët”, tingujt e këngës apo të tekstit
se ka filluar tu trashet gjuha e tu skuqen veshët.
3.Këngët
e dollisë së tretë i ngjajnë të pëlliturës së veshgjatit (gomarit).Për rradhë
të kënduari e për saktësi teksti nuk bëhet më fjalë. Sejcili këndon, apo bën sikur këndon. Flasin e mbajnë iso të
gjithë.
Edhe
në radhën e sërën e servirjes ushqimit e ngrënies tij ka vecori.
1.Në
dollinë e parë pjatat janë me ushqim të “hollë”, djathë, qepë,
vezë, turshi etj.Rakia shoqërohej
me këto meze që merreshin në formën e “cukitjes” shpendëve dhe mund të thoshe
pa merak se i ngjante diplomacisë së dhelprës. Sejcili e dinte se më mbrapa do
vinin ato më të mirat, ndaj nuk lakmonin
në mezetë e dollisë së parë.
2.Në
mezetë e dollisë së dytë pjesmarrësit nga mënyra e të ngrënit, ”sulmi pjatave”
etj i ngjante instikteve të ujkut. Tani ishin ngrënë mëlcitë, kokoreci etj dhe pjesmarrësit i turren
tepsisë me thela. Kur ngjarja ishte e madhe,
ndaheshin miqve kryesorë edhe “nishanet” (koka, shpatullat dhe bishti).Por kryemiku dhe ata
që ishin me teklif, nuk i hanin vetëm
ato “nishane”, por i ndanin me të
tjerët, duke u shtuar oreksin e gezuar
stomakun pothuajse të gjithëve.
3.
Të zot e shtëpisë, të afërm dhe miq në
dollinë e tretë i ngjajnë nga mënyra e ngrënies derrit, me të gërhitura, të përmbysura enë e tepsi e ndonjëherë dhe
sofrën duke marrë modelin e Sali Protopapës tek filmi “I teti në Bronx”.Këto
dukuri në një farë mënyre argëtojnë të zonjën e shtëpisë e gratë, të cilat të lodhura nga përgatitja e gjithë
ushqimeve janë të lodhura e të kapitura. Pastaj, dollies së tretë i pati dalë dhe një nam nga
ata të pa këndëshmit.Gojët e liga thoshin “Dollia e tretë ose prish ose ndreq
muhabet”.U duhej një dëfrim clodhës. Në fund dollisë i vihej një “kapak”.Pihej
një shëndet “për simbolin e kombit,
flamurin.” Në periudha të ndryshme ka pasur dhe “kapakë” të tjera. Në
fillim pihej mbyllja e dollisë “Për paqen në botë”, më pas “Për Bashkimin Sovjetik”. Në një
rast, si “pa dashje”një pritës dollije që
kishte pirë sa ishte ngopur mirë, kur
mori gotën tha:”Ta pimë për bashkimin sumllastik”.Kjo mbyllje dollije atij të
gjorit i kushtoi 6 muaj burg.Po kur Hrushovi doli revisionist e tradhëtar, e liruan nga burgu para kohe. Më vonë dollitë po mbylleshin me
shëndetin “Për Kinën e Madhe”.Edhe në
këto raste ka pasur ndodhi të cilat tregoheshin herë pas here.
Në
vitet shtatëdhjetë, kur mardhëniet me Kinën ishin të mira, edhe në vendin tonë, midis të tjerave, po synohej për një jetesë të kulturuar.
Mënyra e ngrënies, shpenzimet që
bëheshin për dasma, gosti etj, u kritikuan dhe publikohej e rekomandohej
ngrënia në pjata të vecanta cdo individ si dhe buka, mezetë e rakia të shtrohej
njëherësh e shkurtohej koha, sidomos
darkave. Por jo të gjithë i përqafuan
shpejt këto ndryshime. Një mik”me qokë” kishte ardhur me tre të tjerë në
fshatin tonë. Kuptohet, i zoti i
shtëpisë thirri të afërm miq e shokë të sajndisnin mysafirët. I bënë të qartë
miqve që këndej ne I kemi raki, meze e buke bashkë, për hir të traditave të reja që po formojmë.
Dhe vërtet, ashtu bënë.Ha, pi e këndo, muhabeti e darka po shkonte
fjollë. Por kryemiku as kishte dëgjuar nga ai vesh fare. Kur mbaruan dollitë me
shendete, u boshatisën pjatat me
meze, hëngërn mish e byrek, pikërisht
atëhere kryemiku tha:”Tani na sill bukën o i zoti shtëpisë.”I zoti shtëpisë
ndryshoi në ngjyrën e fytyrës dhe po kruante kokën.Por ai nuk ishte nga ata që
e humbasin rrugën në oborr. Kërkoi leje miqve për tu larguar pak. Shkon tek
xhaxhaii vet ku I kërkoi hua 1kilo raki dhe mori me vete dhe xhaxhanë. Në konak
nisën një dolli të re, me të cilën e palosën dhe kryemikun. Ai piu dhe dollinë
për Kinën e Madhe dhe u shtri. Të nesërmen, kur I kishte dalë pak rakia,
tha:”Ore, hëngërm bukë mbrëmë ne apo nuk hëngërm? Unë mbaj mend se deri tek
“Kina e madhe” ne arritëm, po më pas unë nuk dise cfarë u bë”
Më
pas mbyllej muhabeti me dolli partisë e udhëheqsit të saj. Të nesërmen ata që
nuk kishin qënë në ziafet bënin pyetje: “A pitë mirë raki?” “Po, po.Rakia u derdh lumë. Rrezik që i zoti i
shtëpisë të dilte në lagje e të kërkonte raki tek fqinjët se për pak mbet
dollija pa mbyllur. ”-ishte përgjigja. “A u rrahët?” vinte pyetja tjetër.”jo,
jo. Nuk u rrahëm”. “Ahë! Nuk paskeni pirë.” Përgjigjeshin kuriozët që nuk
kishin marrë pjesë në atë gosti. Dollia në pirje rakie ishte një pjesë e
rëndësishme dhe e pandarë e gëzimit në familje. Për kohën kur ka pasur
prioritet, ajo ka luajtur një rol të
rëndësishëm në njohjen e njerëzve, në
respektin dhe vlerësimin që i bëheshin mikut si dhe në krijimin e ngjarjeve e
situatave humoristike të cilat komentoheshin gjatë. .
Hamburg, Dhjetor
2021.