| E hene, 27.12.2021, 04:39 PM |
Poshtërimi publik
Nga Kastriot
Dervishi
Gjatë luftës, në vendin ku është sot selia e
PS-së, italianët ndërtuan një kinema në të cilën shfaqnin filma për ushtarët e
tyre. Kësaj ia vunë emrin "Tomori". Me ardhjen e komunistëve në
pushtet, kjo u quajt kinemaja e brigadave. Këtu është zhvilluar pjesa më e
madhe e gjyqeve politike për Tiranën, përfshi në vitin 1961 edhe gjyqi ndaj
"grupit" të Teme Sejkos. Fotografia e vitit 1945 tregon një rast të
poshtërimit publik teksa të arrestuarit e hipur në një makinë të hapur vihen
para syrit popullit. Populli ishte i lumtur se po shihte gjyqe. Kujtonte se me
dënime të këtij llojit do shpëtonte nga triskat dhe fukarallëku ku ishte zhytur
pa shpresë daljeje.