| E shtune, 25.12.2021, 11:30 PM |
Fshati
Shillovë, komuna e Gjilanit
Serbizimi i familjes
Gjaka në fshatin Shillovë të Gjilanit
Nga
Dr. Qazim Namani
Procesi
i asimilimit të popullatës shqiptare dhe vllahe në Gadishullin Ilirik është
temë e pa hulumtuar dhe e pa trajtuar sa duhet në aspektin shkencor.
Puna
hulumtuese në terren ofron mundësitë që sa më shumë të mblidhen gjurmët e
trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore,dhe kujtesa e popullatës që me
shekuj i ruajti dhe i krijoi ato.
Gjatë
hulumtimeve në terren, përveç gjurmëve të trashëgimisë materiale, hulumtimi i
toponimeve, antroponimeve dhe trungjeve familjare është shumë me rëndësi për të
kuptuar të kaluarën tonë historike e kulturore.
Një
përvojë e punës në terren prej shumë vitesh më kishte frymëzuar që ti kushtojë
rëndësi të madhe edhe zhvillimit të familjes shqiptare gjatë sundimit mbi 500
vjeçar nga Perandoria Osmane.
Familjen
shqiptare gjatë pushtimit Osman, e kishin përcjellë kriza të shumta me plotë
tragjedi e humbje njerëzore, ndryshime të mëdha në aspektin e kulturës,
religjionit dhe identitetit kombëtar.
Puna
në terren më frymëzoi që të thellohem në hulumtime, dhe të kuptojë se shumë
familje shqiptare e vllahe, gjatë pesë shekujve të fundit ishin të pa
mbrojtura, andaj nga rrethanat politike dhe presionet e shumta ishin detyruar
ta ndërrojnë identitetin, religjionin
dhe gjuhën amtare.
Duke
i mbledhur me kujdes të dhënat në mesin e popullit tonë, dhe duke i krahasuar
me burime historike të kohës, fillova të hulumtojë procesin e asimilimit me
ç’rast realizova disa intervista me pjesëtar të qindra familjeve shqiptare, dhe
jo shqiptare për të kaluarën e tyre familjare.
Gjatë
përvojës time kuptova se në Kosovë, kishte mjaft familje serbe që gjatë dy
shekujve të fundit, ishin shkëputur nga trungu i tyre familjar dhe identiteti i
tyre më i hershëm arbëror.
Pas
incizimeve dhe intervistave të para me dy familje serbe, një ditë duke e
zhvilluar një bisedë miqësore për këtë temë, me profesorin e artit Haki Gjaklin
e kuptova se një familje serbe në fshatin Shillovë të Gjilanit, është në lidhje
gjaku me familjen shqiptare Gjaka, që sot jeton në Ferizaj. Fillova të
interesohem rreth këtij rasti, dhe nga disa qytetar në Gjilan mësova se një
familje serbe që jetonte në Shillovë e mban mbiemrin Gjakliq.
Në
vitin 2015 gjatë përnjohjes së terrenit,
këtë rast e kisha diskutuar me anëtarët e ekipit të Institutit për Mbrojtjen e
Monumenteve të Kosovës, dhe shumë herë e bisedonim me kolegun tim Emin
Sallahun, që një ditë të bëjmë një vizitë me karakter pune në këtë familje.
Me
datën 26 maj 2015, pasi e vizituam kishën në Kmetoc, duke u kthyer në drejtim
të Gjilanit mu kujtua familja Gjakliq në Shillovë. Fillova ta diskutoj rastin e
familjes Gjakliq me kolegët, Emini që e drejtonte veturën u pajtua që të hyjmë
në fshatin Shillovë. Po sa hymë në qendër të fshatit pyetëm për shtëpinë e
familjes Gjakliq. Fshatarët na treguan se ku gjendet shtëpia e familjes së Zhivojin
Gjakliqit. Kur u afruam para shtëpisë e gjetëm Zhivojinin duke punuar në
kopshtin e tij. Vetura e jonë kishte regjistrim
zyrtarë, andaj ne e vërejtëm se Zhivojini i shikonte tabelat, u ngrit në
këmbë dhe shikonte në drejtimin tonë. Ne e ndalëm veturën afër tij. E hapa me
kujdes dritaren e veturës dhe e përshëndeta, duke e pyetur mos jeni ju familja
Gjakliq?
Po,
u përgjigj Zhivojini.
A
ka mundësi ta zhvillojmë një bisedë me ju, iu drejtova unë?
Zhivojini
me një buzëqeshje më tha, a mos keni ardhur për fisin tim?
Po,
ashtu është, e lidhur me këtë temë, ia ktheva unë.
Zhivojini
na tregoi ku mund ta parkonim veturën.
Ne
të gjithë dolëm prej veturës, u përshëndetëm dhe u ulëm në tavolinën që gjendej
në kopshtin e tij.
Zhivojini
kishte shtëpi të madhe, kopsht të bukur, të mbushur me lule që sa po kishin
çelur.
Zhivojini
e ftoi bashkëshorten e tij, e cila pasi na përshëndeti na gostiti me pije të
ndryshme e kafe. Menjëherë erdhi na përshëndeti edhe djali i tij,e reja, dhe e
kuptuam se që të gjithë ishin punonjës të arsimit.
Ne
u treguam se arsyeja e vizitës tonë në familjen Gjakliq ishte një informatë e
jonë e mëhershme për këtë familje.
Pas
kësaj filloi biseda, dhe ne parashtruam pyetje të shumta rreth familjes së tij.
Në
fillim unë iu drejtova Zhivojinit duke i kërkuar që të na fliste diçka për
etimologjinë e mbiemrit të tij.
Zhivojini
me të qeshur tha: Po si duket mbiemri i familjes tonë Gjakliq, ka etimologji
nga gjuha shqipe, dhe kuptimi i saj
rrjedh nga fjala gjak në gjuhën shqipe. Unë, tha ai, e mbajë mbiemrin e vjetër
familjar, ndërsa disa kushërinj dhe vëllai im, i kanë ndërruar mbiemrat para
disa viteve. Vëllai im Gradimiri, tha Zhivojini, tash jeton në Beograd, atje ka
funksion të lartë dhe e mban mbiemrin e stërgjyshit tonë Mihajloviq.
Ne
kërkuam nga ai tëna tregojë se çka dinë për origjinën e familjes së tij, se a
janë të ardhur në fshatin Shillovë apo janë autokton.
Zhivojini
tha: Sipas tregimeve nga të parët tanë, familja jonë para qindra viteve, kishte
ardhur në Kosovë nga Velesi i Maqedonisë.
Ne
ndërhymë në bisedë, duke i thënë Zhivojinit, a mos kishin qenë tre vëllezër.
Zhivojin
po u përgjigj, ju kah po e dini këtë?
Ne
qeshëm dhe ja shpjeguam Zhivojinit, sepse këtë rrëfimin me tre vëllezër, e
kishim mbledhur gjatë punës tonë në terren te qindra familje shqiptare.
Zhivojini,
e vazhdoi bisedën duke treguar se tre vëllezër kishin qenë, dy vëllezër kishin
mbetur të jetojnë në Shillovë, ndërsa njëri prej tyre kishte shkuar të jetonte
në malet e Zhegocit në fshatin Kishnopole. Vëllai, i cili shkoi në Kishnopole i
ka pasur tre djem, dhe raportet në mes familjes Gjakliq dhe atyre në Kishnopole
kurrë nuk janë ndërprerë. Madje Zhivojini tha,kam shkuar në Ferizaj për ta
ngushëlluar njërin prej atyre, që i kishte vdekur nëna,pak kohë më parë.
Ne zakonisht çdo familje që e kemi vizituar ia merrnim të dhënat e kujtesë së tyre për trungun familjar. Këtë e kërkuam edhe në familjen Gjakliq, e cila dilte kështu:
Meqenëse
ne i dinim gjurmët e trashëgimisë arkeologjike në fshatin Kishnopole,
Zhivojinit i treguam edhe për kishën e vjetër përball fushës së fshatit. Ne i
shpjeguam se emri i fshatit rrjedh nga kisha e vjetër shqiptare, dhe fusha
pranë saj, por që më vonë kuptimi për fushën ka marr etimologji sllave.
Shpeshherë
gjatë bisedës Zhivojini dëshironte të na fliste, për raportet e mira me
shqiptarët, si është takuar pas lufte me shumë lider politik shqiptar, po thuaj
të gjithë i përmendte me emër e mbiemër.
Zhivojini
tha, ju siç po e shihni, unë as telefon nuk mbaj me vete, pasi që më parë kam
qenë kolonel ushtarak dhe tani jam i pensionuar. Ai e potencoi se edhe pse
kishte qenë oficer në armatën serbe,gjithherë ishte sjellë mirë me shqiptarë.
Ne
e dëgjonim me vëmendje, dhe herë pas here ndërhynim me ndonjë pyetje në
rrëfimet e Zhivojinit.
Zhivojini
filloi të rrëfente për mitingun e serbëve, që mbahej në Mazgit vite me radhë.
Ai shprehej i mllefosur për mos organizimin e tij të duhur, madje tregoi se
kishte qenë në këshillin organizativ.
Ne
atij i shpjegonim rreth ngjarjeve historike në tre shekujt e fundit, për
rrethanat politike, gjendjen e popullatës shqiptare gjatë shekujve,
shpërnguljet nga trojet etnike, asimilimin dhe vrasjet e shumta të shqiptarëve.
Deri
sa ne shpjegonim në mënyrë kronologjike ngjarjet e shekullit XIX, Zhivojinit i
bëri shumë përshtypje regjistrimi i popullatës sipas identitetit fetar pas
reformave të tanzimatit. Me këto reforma identiteti kombëtar e përcaktonte edhe
miletin (kombësinë). Shqiptarët mysliman të gjithë u regjistruan si osmanlinj,
shqiptarët katolik si latin, ndërsa shqiptarët ortodoks në mungesë së kishës
ortodokse shqiptare u detyruan të regjistrohen me etni greke, serbe dhe
bullgare. Siç shihet popullata shqiptare nuk kishte mundësi që ta ruaj
përkatësinë etnike arbërore, por ishte detyruar të ndërroj identitetin
kombëtar. Me qenë se në atë kohë ndikimi rus ishte shumë i madh dhe me
marrëveshjen e Bukureshtit në mes të Rusisë dhe P. Osmane, popullata ortodokse
që jetonte në Rumeli kishte fituar privilegje dhe përkrahjen e fuqishme të
Rusisë. Në territorin ne Rumelisë tani veç ishin themeluar kishat e pavarura
greke, serbe, bullgare dhe rumune. Në territorin e Kosovës së sotme, në kishat
ortodokse klerikët e mbanin liturgjinë në gjuhën greke, dhe ishin drejtë për së
drejti të lidhur me Patriarkalen e Stambollit. Në territorin e Sanxhakut të
Nishit, Kosovës së sotme dhe Shqipërinë veriore, kishin depërtuar klerik fetar
ortodoks që ju shërbenin agjenturave ruse në rajon. Rusët e përkrahnin kishën
ortodokse serbe që ishte themeluar në vitin 1837, andaj përmes tyre shumë
misionar fetar kishin hapur në Kosovë kurse fetare e më vonë edhe shkolla në
gjuhën serbe. Sipas kësaj platforme dhe projekteve ruse popullata ortodokse
shqiptare dhe vllahe në trevat shqiptare fillojë me ritëm të shpejtë që të
serbizohen. Serbizimi i plotë i popullatës ortodokse në territorin e Kosovës
është arritur në vitin 1896, kur përfundimisht kisha serbe arriti ti dëbojë të
gjithë klerikët fetar ortodoks grek, dhe ti zëvendësojë ata me klerik serbë në
Prizren, Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe qytete tjera.
Në
Shumë kisha ortodokse në qytetet e Kosovës, ndikimi i propagandës greke ishte
mjaftë i madh për arsye të pozitës së privilegjuar të Patriarkales së
Stambollit. Patriarkalja e Stambollit çerdhen e vet e kishte themeluar në
Mitropolinë e Prizrenit e cila kontrollohej nga greket prej vitit 1830-1896.
Grekët propagandën e tyre e përhapnin përmes popullatës vllahe në qytetet e
Kosovës dhe një numri të vogël të murgjve në manastire.
Në
kohën kur Mitropolia në Prizren ishte në duar të grekëve, rusët i dhanë
mbështetje të fortë Serbisë që të themelohen bashkësitë kishtare-shkollore
serbe si organe të vetë administrimit lokal në trojet shqiptare brenda kufijve
të P. Osmane.
Në
vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serbë në
P. Osmane. Shkollat laike serbe në Kosovë gjatë kësaj kohe punonin sipas
planeve dhe programeve të Serbisë. Për ortodoksët në Kosovë përdoreshin tekste
të njëjta sikurse në shkollat serbe në Serbi. Në Serbi u mblodhën ndihma për të
ndërtuar shkolla të reja serbe në trojet shqiptare.
Në
këto rrethana shkollat vllahe-greke nuk mundë të zhvilloheshin dhe numri i
vogël i murgjve grek u tërhoqën prej manastireve.
Faksimile
nga libri “Srpske shkole na Kosovu od 1856 do 1912” ,Prishtina ,1970 shkruar
nga Jagos Gjilas. Teksti në gjuhën serbe, por edhe i përkthyer në gjuhën shqipe
që dëshmon se serbët kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë i pushtuan
përfundimisht në vitin 1896. Në përkthim
është shkruan Ipeshkiva në vend që të përkthehet drejtë Mitropolia, shih
tekstin lartë në gjuhën sllave
Këtë
e dëshmon edhe Branisllav Nushiqi në librin e tij “Kosovo”. Ai shkruan se në
verë të vitit 1896, për herë të parë Dionisi, patriku serb i Prizrenit, shkoi
nëpër të gjitha kishat e tij. Po këtë vi t ai shkoi edhe në Mitrovicë, për ta
vënë gurë themelin e faltores së re të “Shën Savës”, e cila sipas planit do të
jetë njëra ndër kishat më të bukura në Serbinë e Vjetër. Në Mitrovicë është
edhe shkolla serbe e themeluar gjashtë vite më parë, e cila ka dy mësues dhe
një mësuese. Objekti shkollor është shumë e bukur dhe e pashme ( Libri “Kosovo”; Branisllav Nushiq).
Siç
shihet pas kësaj periudhe në shumë fshatra ku jetonte popullata shqiptare
ortodokse u ndërtuan kisha të reja. Në këto kisha u dërguan klerik serbë, dhe
kjo ndikoj në serbizimin e shpejtë të familjeve shqiptare pas luftërave
ballkanike dhe pushtimit të Kosovës nga Serbia.
Kisha
e “Shën Markut” në fshatin Shillovë
Ne
duke u mbështetur në literaturë të kohës e njoftonim Zhivojinin se në vitet e
para pas reformave të tanzimatit, popullata e krishterë ortodokse e Anamoravës
në pamundësi për tu regjistruar me përkatësi arbërore ishte regjistruar si etni
bullgare.
Zhivojini
dëgjonte me vëmendje kur ne i flisnim për lidhjet farefisnore të shumë
familjeve serbe me familjet shqiptare në Kosovë. Ne shpjegonim me fakte nga
terreni dhe literatura për përkatësinë arbërore të popullatës ortodokse
(Raja),që kishte jetuar në Kosovë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.
Gjatë
hulumtimeve në terren, por edhe duke shfletuar literaturën, sado e paktë që
është për këtë çështje, ne e kishim kuptuar se familjet ortodokse shqiptare të
cilat Gjinollët e Gjilanit i kishin sjellë në tokat e tyre rreth Gjilanit,
Rrafshit të Kosovës dhe qytete tjera gjatë dhe para reformave të tanzimatit i
kishin shpëtuar procesit të islamizimit, por për fat të keq më vonë këto
familje u serbizuan.
Ndërkohë
gjatë bisedës ne e pyetëm Zhivojinin, se a kishte njohuri për familjet Gjaka në
Podujevë me rrethinë, Prishtinë, Vushtrri dhe vendbanime tjera.
Zhivojini
mbetej i habitur kur ne i flisnim për një numër të madh të familjeve shqiptare
me mbiemrin e tij Gjaka.
Ai
i habitur u shpreh - po shumë qenkan, unë këto si kam ditur, por prej kah e
kanëorigjinën këto familje.
Ne
i treguam Zhivojinit, se këto familje janë me origjinë nga fshati Gjakë, i cili
gjendet pak kilometra tej kufirit të sotëm Kosovë–Serbi, në anën e djathtë të
rrugës që çon në Nish. Ne i shpjeguam për fatin e hidhur që përjetuan ato
familje gjatë shpërnguljes me dhunë prej fshatit të tyre nga ushtria serbe
gjatë vitit 1878.
Në
fund të bisedës ne e udhëzuam Zhivojinin, që ta kërkojë në hartë për ta parë se
ku shtrihet fshati Gjakë, duke ja bërë me dije se edhe origjina e familjes së
tij mund të jetë po nga ky fshat. Ne i thamë që është mirë të takohet me
historianin tonë Hakif Bajramin, pasi që
edhe familja e tij ishte shpërngulur me dhunë nga fshati Gjakë gjatë krizës
lindore të vitit 1878.
Ne
u përshëndetëm me Zhivojinin, duke e falënderuar për bisedën që e zhvilluam dhe
mikpritjen që na e bëri.
Një
ditë më vonë ne hymë në fshatin Kufcë, i cili është ngjitur me qytetin e
Gjilanit, por që administrohet nga komuna e Artanës, pas decentralizimit.
Qëllimi i vizitës tonë në këtë fshat ishte që të shohim arkitekturën e
ndërtimeve të vjetra, të mblidhnim të dhëna për objekte të kultit, dhe ishim
duke iu afruar Qukës së fshatit, si e quajnë banorët. Fshati Kufcë është fshat
mjaft i madh, me vendbanim të dendur përbri rrugës së transitit në qytetin e
Gjilanit. Mbi fshat në një kodrinë gjendet Quka e fshatit, por në drejtim të
Qukës vendbanimi është i shpërndarë. Pasi e kaluam fshatin duke shkuar në
drejtim të Qukës së fshatit shtëpitë ishin të shpërndara në lagje të vogla me
nga dy deri në pesë shtëpi. Në këtë pjesë të fshatit në një lagje të vogël
jetonin tri familje shqiptare, dhe pak më lart tyre edhe disa familje serbe.
Posa
u ofruam te familjet shqiptare, e gjetëm një grua të moshuar duke punuar në
kopshtin e saj. Kur e përshëndetëm në gjuhën shqipe ajo disi mbeti e habitur
pasi që shumë rrallë ishin vizituar nga ndonjë zyrtar.
Ne
e pyetëm se si po kalojnë si familje shqiptare, në mes të familjeve serbe, dhe
si e kanë përjetuar luftën e fundit në Kosovë.
Plaka
afshoi lehtë, duke na thënë si po shihni edhe ju vet, ishim dhe jemi të izoluar
në këtë vend. Ne prapë e pyetëm, po si keni kaluar gjatë luftës, dhe a kishit
frikë? Eh moj loke thoshte ajo, frikë dhe tmerr kemi përjetuar gjatë gjithë
asaj kohe. Ne, tha ajo, kishim shumë frikë, dhe i kujtonim rrëfimet e të parëve
tanë që tregonin, se si i kanë vrarë dhe shpërngulur shumë vite më parë nga
qyteti i Nishit.
Pas
një bisede të këndshme, e lamë plakën duke punuar, dhe ne vazhduam rrugën në
drejtim të Qukës, me qëllim që të bëjmë disa foto, dhe të mbledhim toponimet
rreth saj.
Ne
pasi që ia arritëm qëllimit, duke u kthyer në lagjen e poshtme të fshatit
Kufcë, pranë një shitoreje vërejtëm një
njëri që po bënte më dorë, dhe po vinte drejt kah vetura e jonë. Ai ishte
Zhivojin Gjakliqi, të cilin e kishim vizituar një ditë më parë në shtëpinë e
tij.
Ne
e ndalëm veturën dhe u përshëndetëm me të. Zhivojini na tha se a mund të pinim
nga një kafe së bashku. Ne i thamë po mund të pimë kafe si jo. Zhivojini erdhi
me ne deri te një kafe afër fshatit Shillovë, jo shumë larg nga shtëpia e tij,
në të djathtë të rrugës që nga Gjilani shkon për Dardanë.
Zhivojini
na drejtohet neve i buzëqeshur. Eh çka më keni bërë ju dje. Më keni lënë tërë
natën pa gjumë. Ai tregoi se e kishte gjetur në hartë fshatin Gjakë, dhe tani
sikurse e kishte krijuar bindjen, se të parët e tij kanë mund të jenë nga ky
fshat, por të shpërngulur në Shillovë shumë vite më parë.
Ne
e zhvilluam bisedën duke i treguar dhe plotë fakte tjera për serbizimin e
shqiptarëve dhe vllahëve gjatë shekujve XVIII, XIX e XX.
Ne
u ndamë me Zhivojinin duke e lënë në bisedë të thellë me një shqiptar të moshës
së tij.
Duke
dal prej lokalit ku pimë kafe, kamerieri me një përbuzje na tha: A ju me shkije
po punoni a!?
Ne
shkuam në Gjilan dhe pasi drekuam, disi ndiheshim të ofenduar prej kamerierit
shqiptar. Kolegu i jonë Emini insistoi që të kthehemi prapë në lokalin ku pimë
kafe me Zhivojinin.Ne u kthyem dhe e këshilluam kamerierin që mos të
paragjykoj, sepse ai nuk ka aftësi të kuptojë punën tonë në terren.
Më
vonë ne e kuptuam se Zhivojini si oficer serbë e kishte pasur dosjen në
gjykatën e Hagës, por edhe pas bisedës që e zhvilloi me ne,kemi kuptuar se më
nuk kishte marrë pjesë në mitingjet serbe të mbajtura më vonë në fshatin
Mazgit.
Kështu
përmbyllej një ditë pune në terren.