Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Meti Rexhepi: Dyfish i uritur

| E premte, 24.12.2021, 12:31 PM |


DYFISH I URITUR

Meti Rexhepi

ai vjel mjaltin e bletëve

uni  im vjel mjaltin e librave

ai shijon mjaltë

kurse uni im shijen e metaforave

atij  i rrjedh mjalti në lukth

uni  im ngarend pas shijes të simbolit

duke ngelur fare pa bukë

tjetri kënaq të tijin trup

uni im

mori drejtim

sprovoi trupin për kënaqësi të shpirtit

por  përjetësisht mbeti dyfish tek të uriturit

Gjilan, korrik 2021