Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjokë Dabaj: Ditiramb Triumvirati

| E premte, 24.12.2021, 12:29 PM |


Gjokë Dabaj

DITIRAMB TRIUMVIRATI

Se ç'u mblodh' në t'lashtën Skampë,

e lashta Skampë, o Skampë e ngratë,

tre shkavellë triumvirat,

një i shkurtër, dy të gjatë!

Nëpër gjak të shqiptarisë...

"Ngri poturet përmbi gjunjë,

shkel anash, se bëhesh pis

gjak pa vlera, popull llum!"

Mbi shtëpi të bëra shkurm,

tre shkavella bëjnë tregti:

"Ç'po na duhet ne kjo punë,

ne të tre kemi shtëpi!?"

Shtëpitë i kemi, gratë si yll

ç'po na duhet për të tjerat,

përdhunuar n'fushë a n'pyll,

na u shtoftë nami ne të revet!

Rroftë, pra, triumvirati

sipër gjakut të fëmijëvet,

sipër nënash të pashtrat,

sipër shkrumit të shtëpivet!