| E enjte, 23.12.2021, 09:35 PM |

Varreza
familjare e Prelë Nicit Nikollaj në fshatin Muzheçk-Triesh
Në 72-vjetorin e
pushkatimit të Dedë Nikë ( Nici) Nikollaj
E
pushkatuan komunistët jugosllavë, por nuk pranoi të heq kryqin nga qafa
 Nga
Gjekë Gjonaj
Nga
Gjekë Gjonaj
Nuk
është i vogël numri i trieshjanëve të cilët 
u arrestuan, u  torturuan , u
burgosën dhe u pushkatuan nga regjimi 
totalitar i komunizmit në Shqipëri 
dhe në ish - Jugosllavi.  Numri
i   saktë i këtyre   të pushkatuarve për motive politike deri më
sot nuk  dihet, sepse  këto shifra asnjëherë nuk janë bërë
publike   nga asnjë institucion shtetëror
e as  nga ndonjë  historian shqiptar apo i huaj.  Këta djem dhe burra antikomunistë u harruan
nga shteti  dhe historiografia shqiptare
edhe  pas tri dekadash  në demokraci, por  mbetën të paharruar në kujtesën popullore (
kolektive)  të  Trieshit. 
Për  këta guximtarë, të cilët i
dolën në shesh  dhe u  përballën me diktaturën dhe diktatorët e
kohës  gjatë  periudhës së monizmit,   nuk është guxuar të flitet asnjë fjalë e
vetme, sepse familjarët, të afërmit dhe farefisi i tyre  kishin 
frikë se  do të ndëshkoheshin
ashpër dhe pamëshirshëm  nga   diktatura komuniste.  Kjo heshtje, për fat të keq,  vazhdon edhe sot  në periudhën post - komuniste demokratike në
disa familje trieshjane, të cilat ende nuk janë çliruar nga  paniku të cilin e përjetuan.
Disa
trieshjanë  të ekzekutuar nga diktatura
komuniste vazhdojnë të jenë të zhdukur. Edhe sot  mjaft 
familje trieshjane  që vuajtën
persekutimin komunist  nuk dinë ende se
ku  gjenden eshtrat e të afërmve të tyre,
të vrarë gjatë diktaturës.  Ndër
trieshjanët e rrallë  që u vra nga
komunistët jugosllavë dhe u varros  në
varrezat familjare është Dedë Nikë ( Nici) Nikollaj nga fshati Muzheçk.  Ai është një emër i panjohur për  shumicën e shqiptarëve . U lind në vitin
1910. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare. Prinëdrit e tij Nika  dhe Bjeshka 
kishin  tre djem, Prelën, Tomën e
Dedën dhe  dy vajza, Filen dhe Pashkën.
Dedë Nici  jetoi në një familje prej  pesëmbëdhjetë anëtarësh në kushte  tejet të vështira sikurse edhe shumica e
moshatarëve të tij të varfër të Trieshit. Ai u rrit në mjerim  i 
cili  përkon edhe me  legjendën e Migjenit.  Nuk dinte shkrim e lexim. Por ishte atdhetar
dhe besimtar si dhe shumë muzheshjanë të tjerë. 
U martua në moshën 31 vjeçare me  
vajzën ( nuk ia dimë emrin) 
e  Gjekë Ukë Dedvukaj nga fshati
Bardhaj të Hotit, kushërirë e afërme e 
heroit tonë kombëtar Dedë Gjo’Lulit. 
Lumturia  mes këtyre dy bashkëshortëve  zgjati pak. 
Vetëm një vit  kur partizanët
jugosllavë e vrasin   Dedë Nicin , në
moshën 32 vjeçare . U ekzekutua për fajin e vetëm se ishte  kundër regjimit   komunist në vitin  1945 
afër vendit të  quajtur Fjerrkuqe
në Bardhaj të Hotit.  Në momentin  para se ta pushkatonin partizanët  sllavë të pa fe  kërkuan nga 
Deda që ta hiqte kryqin  që e
mbante në qafë dhe ta përdhoste.
-Hiqe   atë kryq që e mbanë në qafë dhe gjuaje në
tokë ! – i bërtiti me zë  të lartë  oficeri partizanë.
-Jo,  nuk e heq kryqin për së gjalli! - iu përgjigj
me gjakftohtësi  Deda .
-Ose
do të heqësh kryqin, ose do të vdesësh, - e kërcënon përsëri  oficeri.
-Dua
të vdes  me nder, si i krishterë, ishin
fjalët e fundit  të Dedë Niicit para
pushkatimit. Pas shqiptimit të këtyre fjalëve atë e vrasin  partizanët komunistë .  Kështu u shua edhe një jetë  pafajshme e një djali të ri të sapomartuar e
pa trashëgimtar, duke marrë me vete vështirësitë, vuajtjet, dhe dhimbjet  e  
mëdha  e shumë më pak gëzimet  e kësaj 
jete.
Vdekja
e tij  theu përgjithmonë zemrat e
prindërve, vëllezërve , motrave e  
familjarëve të tij. Familja pasi dëgjoi 
lajmin e  dhimbshëm , të papritur  për vrasjen e djalit të tyre,  e 
morën trupin e tij të pajetë  dhe
e varrosën në varrezën familjare në vendlindje, pa ndonjë ceremoni mortore të
gjerë publike, për shkak të frikës  nga
regjimi i kohës.   Familjarët dhe
pasardhësit e tij, për dallim nga shumë familje shqiptare të cilat ende  nuk i dinë eshtrat e më të dashurve të tyre,
patin fatin që të kenë ku të vendosin një tufë lule dhe të ndezin një qiri
për  djalin e tyre të dashur.
Tre
nipat e  Dedë Nicit Nikollaj, Zefi,
Nikolla dhe Gjeloshi, të cilët  ndodhen
në mërgim në shtetin e largët në Australi, ia ndërtuan   varrezën familjare. Ata  sa herë që 
vijnë  në vendlindje  shkojnë pranë varrit për të qetësuar shpirtin
e tij dhe të familjarëve të tyre të tjerë 
eshtrat e të cilëve prehen aty.
Gjaku
i tij i derdhur do të bashkohet me gjakun e të gjithë atyre  shqiptarëve 
që u vranë padrejtësisht nga komunistët. 
Gjaku i tyre  i përbashkët do të
bëhet dritë për  popullin shqiptar dhe
për të gjitha trojet shqiptare.