| E hene, 20.12.2021, 07:45 PM |
Vera
jonë arbërore
Nga
Gjon Keka
Meqenëse
jemi në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, edhe vera është pjesë e
pandashme e këtyre festave dhe jo vetëm për festa por edhe si pije e preferuar.
Ndërsa
te ne si komb vera ka qenë pije tradicionale që nga lashtësia.
Rrushi
i maleve arbërore ishte shumë i vlerësuar dhe i dashur nga të lashtët tanë.
Historiani
dhe shkrimtari Gai Plini i dytë e rendit atë në vendin e tretë midis të gjitha
hardhive të rrushit që rriten në Itali dhe të hardhive tjera të huaja.