| E premte, 17.12.2021, 08:58 PM |
Ndue Ukaj:
Gjuha
e përçartë e Vjosa Osmanit kundër Shtëpisë së Bardhë e shprehur sot në
institucionin e Kuvendit të Kosovës përbën një pabesi të rëndë ndaj aleatit që
na ka krijuar si shtet dhe që garanton sigurinë e rendin Kushtetues të Kosovës.
Prandaj,
të thuash se "pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin
Kushtetus të Kosovës", atë rend që e ka krijuar vetë Amerika dhe për të
cilin askush s' ka kontribuar ma shumë se Amerika, domethënë të thuash
publikisht një anomali fort të rrezikshme politike dhe kulturore.
Sepse,
një mendësi e tillë politike, sado e kufizuar të jetë, rrezikon të kthehet në
mendësi kulturore të "mosnënshtrimit" ndaj Amerikës.
Kjo
mendësi dihet ku e ka origjinën dhe larg qoftë përherë nga ne.
Mjerisht
duket se plot shqiptarë e kanë thellë në zemër mendësinë e bandave esadiste e
enveriste.
Ne
duhet ta themi atë që është e njohur botërisht: të gjitha njohjet dhe sukseset
e Kosovës kanë vulën e Amerikës dhe fuqive tjera europiane.
Po
ashtu, të përdorësh mostër Serbinë për t' i
gjykuar e shpjeguar raportet tona me perëndimin, konkretisht Amerikën
ose është injorancë e thellë ose dashakeqësi e thellë.
Në
të kaluralën, po të kishim bosullë Beogradin, as s' do të kishim liri të tillë
çfarë kemi, as shtet e as Kushtetutë.
Por
ne u kemi besuar miqve dhe me ta kemi fituar liri, shtet dhe sot kemi rend
kushtetues.
Sepse,
Shtëpia e Bardhë për ne është e bardhë si bora, pa asnjë njollë.
Gjuha
e sotme e presidentës në Parlamentin e Kosovës tingëllon si shprehje e mllefit
dhe arrogancës antiamerikane që gëlon në mendësinë bashibuzuke neokumuniste dhe
si e tillë është goditje e rënd dhe e ligë në themelet e shtetit të Kosovës.
Me
këso gjuhe të pjerdhur politike, duke hedhur gurë e dru mbi Amerikën,
vetëdijshëm ose jo, udhëheqësit e sotëm po e tërheq litarin në drejtim të
kundërt me perëndimin, dhe kështu, po tentonjnë që t' i lidhin shqiptarët me
aleancat lindore, që atyre u kanë shkaktuar tmerre dhe tragjedi shekullore.
Bota
është duke përjetuar turbulenca të mëdha dhe të stigmatizosh sot Amerikën është
një dashakeqësi e pashembullt.
Kjo
logjikë e mbrapshtë, përditë e më shumë po ia mbush hambarin Beogradit dhe
forcave që gravitojnë rreth qendrave antiperëndimore.
Sepse,
të sulmosh Amerikën, domethënë të tentosh t'i hedhësh në erë themelet e shtetit
të Kosovës.