| E enjte, 16.12.2021, 08:27 PM |
Sejdi BERISHA:
Gjatë kam menduar a t’i publikoj apo jo këto vargje dhembjeje apo qesharake... Dhe tani, sikur më erdhi një urdhër nga mendja apo nuk di se nga kush që këtë këndim poetik t’ua prezantoj edhe si dhembje, edhe si diçka qesharake, edhe si ironi, për t’i futur të gjitha këto në një gotë lumturie në vend të ujit të freskët...!
MAGJEPSE
ËSHTË KJO...!
(Ose,
m’i ruani kornizat si eshtrat e njeriut)
Qëndroni
kështu
Ju
mirënjohje të punës sime
Ju
shpërblime e çmime
Të
ngujuara në korniza
Se
nuk ka vend për juve
Ku
të ekspozoheni në mure
As
në ambiente arkivash
Nëse
ju kaplon myku
Apo
ndryshku i kohërave
Ruamani
dritën e këndimit
Nëse
lagështia ua zë frymën
Ma
balsamosni diku lotin
Për
mundin e për ëndrrën time
Nëse
ju asgjësojnë
Mos
u lëndoni në shpirt
Se
jeta është rrëfim i pambaruar
Nëse
nuk ju shoh më
Juve
shpërblime
Mirënjohje
dhe çmime të mia
Ruani
kornizat tuaja
Si
eshtrat e njeriut të humbur
E
unë do mërzitëm për fatin tuaj
Për
fatin e popullit tim
Për
fatin e tokës sime të lodhur...
(©S. B.)
(16 dhjetor 2021)