| E merkure, 15.12.2021, 06:42 PM |
Dimri në Halstatt, Austri!
Nga
Jahja Drançolli
Hallstatt,
vend në rajonin e Salzkammergut të Austrisë së Epërme ku u identifikuan për
herë të parë objektet karakteristike të epokës së bronzit të vonë dhe të epokës
së hershme të hekurit (nga rreth 1100 para erës tonë).
Apelativi
Hallstatt tani i referohet përgjithësisht kulturës së hekurit në Europën
Qendrore, Perëndimore dhe Juglindore. Gjatë gërmimeve midis viteve 1846 dhe
1899, në Hallstatt janë zbluar më se 2000 varre. Shumica ndahen në dy grupe,
një më i hershëm (rreth viteve 1100-700 p.e.s.), dhe një i mëvonshëm (rreth
700-450 p.e.s.). Pranë varrezave ishte një minierë kripe parahistorike, ku janë
zbuluar mjete, pjesë të veshjeve, madje edhe trupat e vetë minatorëve.
Siç
u tha edhe më sipër kjo periudhë dhe culture e gjatë historike ka përfshirë edhe
një pjesë të Europës Juglindore, që karakterizohet me vendbanime kodrinore dhe
varret tuma të shoqëruara me forcimin e
aristokracisë fisnore dhe shfaqjës së
emrit etnik Ilir (Illyrii proprie dicti) në Ballkanin Qendror. Gjatë
periudhës së Hallstatt-it, stabiliteti etnokulturor i zones ilire (kupto dhe
daradne), i cili është shprehur në kulturën materiale, nuk u destabilizua nga
depërtimi i elementëve të huaj etnikë. Së këtejmi, në arealin e Dardanisë,
element etnik dardan shfaqet në Shirokë dhe Dubiçak të Suharekës dhe quhet
“Grupi i Suharekës”. Nga kjo periudhë njihen gradina tipike dardane, të cilat
në aspektin kronologjik janë zhvilluar nga periudhat e mëparshme parahistorike
dhe si të tilla vazhdojnë të dallohen edhe në periudhat historike në vijim. Në
këtë kontekst, në hapësirën e Kosovës së sotme, Maqedonisë Veriperëndimore të
sotme dhe Serbisë Jugore të sotme, gjatë dy fazave të para të epokës së hershme
të Hallstatt-it kanë qenë në përdorim qeramika e stampuar, e zbukuruar me vija
me pika të punuara me fyell, dukuri kulturore që identifikohet me popullsinë
Paleo-dardane ballkanike. Lokalitetet më të njohura të kësaj periudhe janë
Bellaçeci afër Fushë Kosovës, Llashtica afër Gjilanit, Hisari dhe Shiroka afër
Suharekës, Vallaçi afër Zveçanit, Vlashnja afër Prizrenit, Gadime e Epërme afër
Lipjanit, Veletini afër Janjevës, etj. Lokalitete të tjera të rëndësishme të
peiudhës së Hallstatt janë edhe Cërnica afër Gjilanit, Hereçi afër Gjakovës,
Hisari afër Suharekës, Kulina/Teneshdolli afër Prishtinës dhe Polaci afër
Skënderajt, Samadrexha afër Vushtrrisë
dhe Strezoci afër Kamenicës, etj.!
Burimi:
Jahja Drançolli, "Kosova: Archaeological Heritage", in: Encyclopedia
of Global Archaeology, second edition (Claire Smith, Editor), Springer: 2020,
6310-6312.